Pëllumb Petriti dhe tre zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave në Vlorë u gjetën fajtorë dhe u dënuan 9 vjet burg për tjetërsimin e 150 hektarëve në bregdenin e Zvërnecit.
Nga: Jerola Ziaj
Gjykata e Vlorës shpalli fajtorë të martën biznesmenin Pëllumb Petriti dhe tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë , për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja në ngarkim të tyre filloi pas një denoncimi në vitin 2010 për falsifikimin dhe tjetërsimin të 150 hektarëve tokë në zonën e Zvërnecit.
Gjykata e dënojë biznesmenin Pëllumb Petriti – i përmendur edhe në çështje të tjera të tjetërsimit të pronave në bregdetin e jugut, 3 vjet burg, ose 1.4 vjet më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria në pretencë.
Ndërkohë trupa gjykuese dënoi po ashtu me 2 vjet burg edhe Petro Pulerin, ish drejtor i zyrës së kthimit dhe kompensimit të pronave në Vlorë.
Klodian Jahaj, ish- përgjegjës i sektorit juridik në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe aktualisht nëndrejtor i Hipotekës së Vlorës u dënua gjithashtu me dy vjet heqje lirie, ndërsa specialistja në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Mirjam Isufaj u dënua me dy vjet burg, por me vendim të pezulluar me kusht.
Avokatët e të akuzuarve thanë se vendimi ishte i padrejtë dhe do të kërkonin pafajësi në Gjykatën e Apelit. Një prej tyre Enkes Hysendhima, i cili vetëm disa ditë më parë mori pafajësinë për një akuzë të ngjashme, i tha BIRN se vendimi ishte i padrejtë dhe se nuk ishte bërë ekspertim për hartën e pronës e cila sipas vendimit të gjykatës është e falsifikuar.
Por prokurori i çështjes Kledjan Llohja i tha për BIRN se akti i ekspertimit nuk ishte i nevojshëm. “Nuk ka qënë i nevojshëm akti i ekspertimit teknik, pasi falsifikimi ka qënë i dukshëm,” tha ai.
Ndërkohë vetë i dënuari Petriti në një komunikim me telefon i tha BIRN se ai nuk kishte përfituar pronë dhe ishte thjeshtë përfaqësues i një familjeje, ndërsa akuzoi gjykatën se kishte interesa të tjera. “Gjykata vendosi mbi atë që kërkoi prokuroria dhe është e kuptueshme se këtu ka interesa të tjera, kështu është kur nuk u jep para”, akuzoi Petriti.
Avokatët po ashtu akuzuan prokurorin e çështjes se kishte konflikt interesi, pasi kishte pushuar më parë një çështje ndaj kallëzueses së Petritit dhe të dënuarve të tjerë. Por Llohja mohoi akuzat. “Kam zero konflikt interesi me palët e përfshira. E kam marr çështjen (kur ishte) në fazën e gjykimit,” tha ai.
Kjo është çështja e dytë për falsifikim dhe tjetërsim prone në bregdet, që gjykohet brenda pak javësh në Gjykatën e Vlorës.
Çështja tjetër ajo ku i akuzuar ishte edhe Enkes Hysendhima, avokat i Petritaj, u mbyll me dënimin varrmihësit Rajmond Mëzi me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec.
Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg. Ish-punonjësja e hipotekës, Blerina Dhrami u dënua me 6 vjet burg ndërsa arkivistja e gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj me 3 vjet burg.
Avokati Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg.
Ndërkohë edhe tre të dënuarit e tjërë në këtë çështje akuzohen edhe në disa raste të ngjashme dhe janë gjykuar disa herë për të njëjtën vepër.
Abuzimet me pronat në bregdet është kthyer në çështje dite në vend, ndërsa dhjetra persona përfshirë zyrtarë të lartë, janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë nga Velipoja në Sarandë.(birn)
Po me token cfare u be xhanem?
Interesant,asnje koment per kete artikull!Dhe ne fakt asgje nuk kuptohet,prandaj dhe une do pyes veten qe ti them lexuesve se ky artikull eshte per artikull.Tjetresim prone !Por cfare tjetersimi?Kjo nuk thuhet. Ka qene toke buke dhe eshte kthyer ne kullote,apo ka qene kullote dhe eshte kthyer ne toke buke?(!)Ka qene shtetrore dhe eshte kthyer padrejtesisht privateve?Atehere pyetja eshte:Me anen e gjyqeve, do ti kthehet Shtetit si toke kjo qe i eshte dhene privateve me dokumenta te fallsifikuara?Ne qofte se po,c’do te beje Shteti me kete toke?Do te krijoje ndonje ferme blegtorale shtetrore?Apo do ta ta privatizoje,apo do ta jape me KONCENSION?Por ne qofte se do te riprivatizohen,kush do jene privatet e tjere qe do t,i marrin keto prona?Me c’ligj do t,i marrin?Me ligjin hajdut 7501?Po a mund t,i shese Shteti keto prona dhe parate te kthehen ne buxhet?Nuk kam degjuar qe shteti te shese toka,sepse nuk ka ka ligj qe Shteti te shes toke?Keshtu, keto prona te tjetersuara nuk mund te shiten nga Shteti,ato as mund te privatizohen,se po te ishte keshtu,ne kohen e duhur duhet te ishte bere i gjalle pronari i vertete dhe do t’i kishte marre ato prona,por me qe zot nuk ka patur, kane dale keta zotrinjte qe gjykohen duke ju a dhene miqve te tyre.Gjyqet per tjetersimin e pronave ne Bregdet jane show,mjere ata njerez qe implikohen me pislleqe te tilla!Keto prona,Gjykata do ja heq Lenes dhe do ja vere Prenes!.Mendoj se pas ketyre gjyqeve fshihen interesa,qe nuk kane lidhje me Drejtesise e Munguar por interesa korruptive,jo publike.Tymi do t’i dale me vone.