Armand Shkullaku: Kalimashi, revoltë ndaj politikës abuzive shqiptare. Por qytetarët s'kanë besim as ndaj opozitës

9 Prill 2018, 12:02Blog TEMA

Tensionet e fundit në Shqipëri që dolën në sipërfaqe me revoltën ndaj taksës rrugore dhe vazhduan me protestat e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, janë pasojë e një politike ekonomike të ndjekur ndër vitem që ka shkaktuar pakënaqësi dhe ka rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve, vlerëson opinionisti Armand Shkullaku nga Tirana.

Kjo analizë vjen disa ditë pasi që mijëra qytetarë nga të gjitha viset e Shqipërisë bllokuan akset kryesore rrugore për në Tiranë, me ftesën e opozitës për të protestuar kundër vendimit të Qeverisë për taksën rrugore prej 5 eurosh në një drejtim për autostradën Morinë-Durrës.

Protesta pasoi djegien e sporteleve të pagesës të vendosura pranë Kalimashit nga protestues nga Kukësi dhe arrestimin e 23 personave nga forcat e rendit, 11 prej të cilëve po mbahen në burg në kohë të pacaktuar.

Trazirat dhe protesta detyruan kryeministrin shqiptar Edi Rama që të pezullojë përkohësisht vendimin e tij për taksën rrugore.

Rama bëri të ditur se pagesa e tarifës nuk do të aplikohet deri sa të gjendet një zgjidhje për banorët e zonës veriore të Shqipërisë.

“Gjendja e krijuar është pasojë direkt e politikave kaotike të Qeverisë specifikisht mbi tarifimin e rrugës së Kombit dhe, në përgjithësi, pasojë e një strategjie ekonomike tepër të kritikueshme lidhur me partneritetin publik- privat, që Qeveria Rama ka ndjekur gjatë pesë viteve të qeverisjes”, tha Armand Shkullaku në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

“Revolta në Kalimash ishte pra pasojë jo vetëm e një takse të lartë për rrugën, por edhe rrjedhojë e një politike abuzive disa vjeçare me taksat e shqiptarëve,” tha ai.

Pagesa, sipas Shkullakut, e imponuar pa konsultime paraprake dhe që kufizon të drejtën e lëvizjes përmes një rruge tjetër alternative që mund të shfrytëzohej nga banorët e viseve veriore, paraqet një kosto të papërballueshme për një pjesë të popullatës, gjysma e së cilës jeton në prag të varfërisë dhe mbijeton në saje të asistencës sociale.

Sipas tij, viteve të fundit qytetarët janë ngarkuar vazhdimisht me taksa të larta dhe rritje të çmimeve të energjisë, ujit dhe produkteve bazë ushqimore, “ndërkohë që Qeveria ka shpenzuar qindra miliona euro në koncensione të ngjashme më atë të Rrugës së Kombit që nuk kanë pasur impakt në jetën e njerëzve.”

Opozita shqiptare kaloi në mosbindje civile, duke kërkuar nga qytetarët të mos paguajnë tarifën rrugore dhe të protestojnë deri në rrëzimin e Qeverisë Rama.

Megjithatë, Shkullaku shprehet kritik edhe ndaj opozitës dhe mungesës së besimit ndaj saj nga popullata e gjerë, për të kanalizuar këtë zemërim në ndryshim konstruktiv.

“Njerëzit e lodhur nga keqpërdorimi i pushtetit ndër vite nga të gjitha partitë politike, janë skeptikë ndaj politikanëve,” deklaroi Shkullaku.

“Ata besojnë se çdo forcë politike, ashtu siç ndodhi edhe me socialistët në pushtet, e shfrytëzojnë pakënaqësinë dhe revoltën e tyre për të ardhur në pushtet dhe më pas nuk bëjnë asgjë për ta”, tha ai.

Javën e kaluar, qindra protestues janë përplasur me Policinë e Shqipërisë pranë sporteleve ku duhet të bëhej pagesa prej 5 eurosh për taksën rrugore në Rrugën e Kombit në Kalimash.

Protestuesit kanë shkatërruar tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke i goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin.

Rruga e Kombit, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit, megjithëse një pjesë e rrugës nga Kukësi deri në kufi me Kosovën ka mbetur e papërfunduar.

Kjo autostradë njihet si njëri nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore edhe të të dy vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar.

10 komente në “Armand Shkullaku: Kalimashi, revoltë ndaj politikës abuzive shqiptare. Por qytetarët s’kanë besim as ndaj opozitës”

  1. Ardi says:

    Ik mor kazan me leshë

  2. gjergji says:

    Te ndjek me vemendje ne cdo deklarim apo koment tendin.Per fatkeq me duken budallalleqe.Vertet kemi gjendje ekomike jo te mire,por shume me te mire se ishte ne Kohen e qeveris Berisha.Duhet ta theksoj se rruga e kombit pervec te mirave,ajo eshte edhe nje varr ekonomik per shqiperin e shkrete prandaj nevoja e nje takes eshte kusht per perfundimin e rruges e per mirembajtjen e saj.Ne vecanti jam kunder teje per sa I perket partneritetit public-privat.Ne boten e sotme me ekonomi modern ka zene vend formulat e famshme ekonomike “pozita e debitorit eshte ma e forte se e kreditorit”qe do te thote qe ti nderton ate qe ti tani per tani nuk e ben dot,por te gjithe investimin e privatit(apo cili do qofte ai) ti e paguan e sipas kontratave ai qe ben investimin duhet te vendos apo te perterij sherbimin ne fund te koncesionit me mjete e teknollogji te avancuar.E perseris fitimi I firmes qe ka marre koncesion nuk duhet te kaloj 10%(duhet te jete 5-10%) e investimit te kryer.Pra shteti nderton dicka ne pamundesi t`a ndertoj tani(nuk ka para)
    Vertet gjendja ekonomike mund te jete e dobet,por si mund ta spjegoni qe shqiptaret harxhojne per pushime jashte 1.3miliard euro.Duke llogarite popullsin ne Shqiperi3 miljon,Del cdo person e theksoj person harxho per pushime vjetore `434 euro ne vit.
    Vertet gjendja e konomike eshte mund te jene e keqe,por si shpjegohet kjo rritje ekonomike vjetore me 3-4%,qe do te thot qe ekonomia shqiptare eshte rritur per 4 vjet 11-15%
    Jam kunder teje per taksat.Asnje shtet I botes nuk I ul taksat ,sepse buxheti I nje shteti bazohet tek taksat,tarifat e taksave mund te ndryshojne(nje tariffa e nje takse ulet e nje tjeter ngrihet) simbas politikes ekonomike te nje shteti.Si parim vendet me sherbime ndaj popullsis te larta kan edhe nivelin e taksave super te larta.Buxheti I cdo shteti ne bote rritet e kjo rritje vjen nga rritja ekonomike e nga rritja e taksave.Mos u besoni politikaneve ne pergjithesi atyre shqiptar pa asnje dije financiare minimale qe Traboshin ta bejne fushe.Un po te shkruaj nga nje vend super I industrializuar e ne vecanti te haj tek-ut

    1. Adi says:

      O klluf, po ca lesh partneriteti eshte ky! Rrugen e ndertoi shteti me para publike dhe tani ia fal privatit qe merr leket. Nuk vinte dot dy kjoska shteti te merrte vete pagesen?!!!! per me teper i jep dhe leke nese nuk i del fitimi aq sa do privati. Ku eshte fitimi shtetit ketu?!!

  3. Karaduza says:

    Zoti Shkullaku, mendoj se jeni munduar te beni nje panarame disi realiste per gabimet e qeverise ne rastin konkret per veprimet qe ndermori lidhur me “Rrugen e Kombit” me taksen, por do te ishte me vend qe perveç asaj qe thoni se……kostoja e kesaj rruge vazhdon te jete shenjester e kritikave per barren buxhetore qe e ka shkaktuar….. etj, duhet te kishit theksuar se ketu nuk behet fjale per shenjester krtikash, por per demin abuziv e korruptiv prej 230 milion euro nga ish ministri i asaj kohe te konfirmuar nga kontrolli i larte i shtetit. Pra, duhet kishit permendur me emer kush e shkaktoi kete sepse nuk behet fjale per nje shume 2,3 milion as 23 milion por plote 230 milion euro. Juve duhet t’a dini se me 230 milion euro do te kishte perfunduar kjo rruge me kohe, bile do te kishte perfunduar edhe “Rruga e Arberit” e rruge te tjera.

  4. Karaduza2018 says:

    Zoti Shkullaku, mendoj se jeni perpjekur te analizoni deri diku mire çështjen ne fjale, por keni “harruar” te thoni emerin e abuzuesit me fondet e rruges ne sghumen plote 230 milion euro te konfirmuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit (institucion i rendesishem shteterore). Besoj se kjo shume do te ishte e mjaftueshme per te perfunduar kjo rruge prej kohesh, bile me kete shume do te kishte perfunduar edhe “Rruga e Arberit” etj.
    Se dyti, ketu jane harxhuar jo 600 milion sa mendohej per ndertimin e rruges por plote 1.2 miliarde euro. Pra shuma eshte dyfishuar dhe se Shqiperia nuk e kishte lukesin per nje investim te tille sepse kjo eshte nje shume marramendese per nje vend si Shqiperia, apo jo.

  5. Karaduza2018 says:

    Zoti Shkullaku, mendoj se jeni perpjekur te analizoni deri diku mire çështjen ne fjale, por keni “harruar” te thoni emerin e abuzuesit me fondet e rruges ne sghumen plote 230 milion euro te konfirmuara nga Kontrolli i Larte i Shtetit (institucion i rendesishem shteterore). Besoj se kjo shume do te ishte e mjaftueshme per te perfunduar kjo rruge prej kohesh, bile me kete shume do te kishte perfunduar edhe “Rruga e Arberit” etj.
    Se dyti, ketu jane harxhuar jo 600 milion sa mendohej per ndertimin e rruges por plote 1.2 miliarde euro. Pra shuma eshte dyfishuar dhe se Shqiperia nuk e kishte lukesin per nje investim te tille sepse kjo eshte nje shume marramendese per nje vend si Shqiperia, apo jo.

  6. Cuku says:

    Kush jep mend Shkulmaku,,,,,,
    Prandaj po I shkojne vaj punet.P.D.
    Vdiq per nje cike deputet ky trapi…

  7. dajti says:

    Ore funderine e llumit te medias! Si e ke surratin e ke edhe shpirtin. Genjeshtar me pagese per te shkruar vetem kunder te majteve. Sahanlepires idiot, nuk ke asnje shenje intlekti, vetem mashtron dhe zgerdhihesh. Sidomos kur del ne TV si opinionist leshi ta shpif fare. Je komplet i neveritshem!

  8. alda says:

    Shkullaku , je i njëanshëm pafityrësisht!
    S’je i besushëm !!????

  9. ilir says:

    Si nuk qellon njeher ky palo analisti. Gjithmon deshmon qe eshte torrollak.
    Si nuk kane turpe ata qe epaguajn. leqe pastrim parash bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje