Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) ka publikuar vendimin e plotë në lidhje me titullin e sezonit 2015-2016, ku vendosi që t’i rikthente titullin kampion skuadrës së Skënderbeut.
Në vendimin e publikuar nga CAS theksohet qartë se sanksionet që iu vendosën klubit nga Komisioni i Etikës i FSHF-së duhet të anulohet pasi FSHF-së i mungonte baza e mirëfilltë ligjore për të vendosur sanksione në lidhje me faktet në shqyrtim.
Pra, duket qartë dështimi i Federatës Shqiptare të Futbollit që ka thyer rregulloret e saj duke dhënë një dënim të pabazuar ligjërisht.
Kjo është një goditje e fortë e marrë nga CAS-i për ata persona të FSHF-së që treguan një paaftësi totale dhe që fatkeqësisht vijojnë e mbajë sërish ato poste.
Më poshtë vendimi i plotë i CAS për titullin e Skënderbeut.
Lozanë, 13 prill 2018 – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka dhënë dënimin në procedurën arbitrare mes Skënderbeut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Apeli është pranuar dhe vendimi i dhënë më 23 qershor 2017 nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së është hedhur poshtë.
Më 1 qershor 2016, Komisioni i Apelit të UEFA-s mori një vendim në të cilin Skënderbeu u shpall i papërshtatshëm për të luajtur në edicionin 2016-2017 të Ligës së Kampioneve pasi u zbuluan se rezultate të më shumë se 50 ndeshjeve të këtij klubi ishin manipuluar për qëllime bastesh. Më 26 korrik 2016, KAS hodhi poshtë apelimin e bëra nga Skënderbeu dhe konfirmoi vendimin e marrë nga Komisioni i Apelit në UEFA. Në vijimësi të procedurës UEFA/KAS, Komisioni i Etikës në FSHF filloi një procedim në rang kombëtar.
Më 23 qershor 2017, Komisioni i Etikës në FSHF dha dënimin e mëposhtëm që u apelua, duke arritur në konkluzionin së Skënderbeu kishte thyer Kodin e Etikës të FSHF-së dhe Kodin e Disiplinës Sportive dhe i hoqi Skënderbeu titullin kampion të sezonit 2015-2016, duke sanksionuar klubin me një gjobë prej 2 milionë lekësh dhe u hoqi 12 pikë nga klasifikimi i sezoni 2016/2017. Më 4 gusht 2017, Skënderbeu apeloi në KAS duke kërkuar anulimin e këtij vendimi.
VENDIMI
Një procedurë arbitrimi filloi në KAS dhe filloi dhe Paneli i KAS që mori në shqyrtim këtë çështje, mbajti një mbledhje në prani të palëve më 22 janar 2018.
Pasi mori në konsideratë të gjithë argumentimet e ngritura nga palët, paneli arriti në konkluzionin se sanksionet që iu vendosën klubit nga Komisioni i Etikës i FSHF-së duhet të anulohet pasi FSHF-së i mungonte baza e mirëfilltë ligjore për të vendosur sanksione në lidhje me faktet në shqyrtim.
Megjithatë, paneli i KAS thekson njëkohësisht se vendimi aktual nuk ishte i bazuar në mungesë besueshmërie të provave mbi rastet e manipulimit të ndeshjeve. Aq më pak, ky vendim mund të kualifikohet si një largim nga jurisprudenca e vendosur nga panelet e mëparshme të KAS. Në të kundërt, paneli i KAS, arriti në konkluzionin se raportet e dhënë nga Sistemi BFDS i UEFA-s ishin një mjet i vlefshëm në identifikimin dhe sanksionin e mëtejshëm të shkeljeve për manipulime ndeshjes.
Megjithatë, në çështjen në fjalë, paneli as nuk iu nevojit të ekzaminonte raportet e BFDS në detaj, në mungesë të një baze të mirëfilltë ligjore nga rregulloret e FSHF-së për të imponuar sanksionet në nivel kombëtar.
(TemA)
Çudi,çudi…!Si ka mundesi,qe FSHF te deshtoi ne nje vend me politiken me te pakorruptuar ne Bote,ku vendimet gjygjsore
mbeshteten vetem dhe vetem mbi baza ligjore?!Çudi,çudi…,shpropocional institucional i pazakonte ne Sulltanat!