FOTOT: "Vlora një nga polet më të rëndësishme turistike"

16 Prill 2018, 11:34Kulturë TEMA
FOTOT: "Vlora një nga polet më të rëndësishme

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka inspektuar punimet që po kryhen në Qendrën Historike të Vlorës, ku u shpreh se pas përfundimit të projektit kjo zonë do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët.

“Një qendër e re turistike e komerciale në Vlorë, e cila nuk është vetëm mure e fasada. Punimet do të përfshijnë rrjetin inxhinierik e ate te ujësjellësit, bashkëpunim i bashkisë e fondacionit me qëllim që kjo të kthehet në qendër komerciale turistike. Vlora është nga polet më të rëndësishme turistike”.– u shpreh ministrja Kumbaro.

Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek Sheshi i Flamurit, kurse ana lindore në Lagjen Partizani në drejtim të Babicës ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik.

Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagjja e hebrenjëve”, klubi “Laberia” dhe ish-Sinagoga. Në fund, nga ana lindore ka qënë dhe xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e XIX, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit.

Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar dhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apolloni.

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

4 komente në “FOTOT: “Vlora një nga polet më të rëndësishme turistike””

  1. soni says:

    Rruge ku kemi me qindra kujtime.

  2. Lili says:

    Vlora saranda sikur mos te ishin betonizuar do ishin sot Perlat e adriatikut…
    Po tash snjane vetem per kalo shpejt e hiç mos u ndal aty sipas vleresimeve te turisteve te huaj

  3. Lili says:

    Vlora saranda sikur mos te ishin betonizuar do ishin sot Perlat e adriatikut…
    Po tash snjane vetem per kalo shpejt e hiç mos u ndal aty sipas vleresimeve te turisteve te huaj.
    Tash duhet te kujdesemi qe vendet tjera si thet,mos t’i betonizojne njesoj.

    1. vini says:

      E ke idene ku esht adriatiku apo ja fut kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje