Presidenti i Ugandës ndalon seksin oral: Goja është për të ngrënë, jo për seks. Rrjeti e vë në lojë se si mund të zbatohet ky ligj

20 Prill 2018, 10:55Lifestyle TEMA

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka paralajmëruar publikisht qytetarët e vendit të vet se ka ndërmend të ndalojë seksin oral.

Sipas tij, praktika të këtilla promovohen nga të huaj, ndërkohë që ka shtuar fare qartë mendimin e tij për funksionet parësore të organeve:

“Goja është për të ngrënë, jo për seks.

Ne e dimë ku është seksi, ne e dimë adresën e tij”, tha ai.

Në rrjetet sociale deklarata e Musevenit është vënë në lojë, pasi të gjithë pyesin si do zbatohet një ligj i tillë.

Më herët ai ka ndërmarrë nisma edhe kundër komunitetit homoseksual, duke i cilësuar të gjitha këto si praktika të gabuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje