Pamje e çuditshme të një “guri magjik që shkrin metalin” janë shfaqur në internet, duke shkaktuar një valë reagimesh nga njerëzit.
Klipi tregon dikë që vendos një gozhdë në një shkëmb të zi, e cila shkrihet vetëm në pak sekonda.
Videoja e ngarkuar në YouTube këtë javë, ka habitur mjaft shikues, por ekspertët thonë se gozhda mund të jetë e krijuar prej galiumit, që shkrihet rreth 29.8 ° C.
“Ky gur i zi i çuditshëm është zbuluar nga një ushtar në Myanmar (Burma).
Ushtari thotë se kur ishte pranë gurit arma e tij filloi të shkrihej.
Ai është marrë nga ekspertët për të gjetur të vërtetën pas origjinës së këtij guri që shkrin metalin”, shkroi përdoruesi, i cili postoi videon në YouTube. (TemA)
Gomere, gozhda eshte prej metali te bute. Nqs guri do shkrinte gozhden prej hekuri, atehere do shkrinte edhe derrasen mbi te cilen eshte vendosur.