Aktorja dhe producentja izraelo-amerikane Natalie Portman ka bërë të ditur se nuk do të jetë e pranishme në dorëzimin e çmimit Genesis, që njihet ndryshe si Nobeli hebraik.
Ceremonia është anuluar pas njoftimit të aktores.
Një zëdhënës i saj ka shpjeguar se “zhvillimet e fundit në Izrael kanë qenë shumë të dhimbshme për Portman”.
Ministri i Kulturës, Miri Regev, e interpretoi vendimin e aktores si “dorëzim para presioneve të BDS”, lëvizje për bojkotimin e Izraelit.
Portman ka lindur në Jeruzalem dhe mban shtetësinë amerikane dhe atë izraelite. (TemA)