Luliano flet sërish për aventurën e tij në Shqipëri: Tek Partizani ishte një projekt i paqartë

26 Prill 2018, 16:03Sport TEMA

Mark luliano është rikthyer të flasë dhe njëherë për aventurën e tij në Shqipëri.

Luliano mori drejtimin e skuadrës së Partizanit duke qëndruar tek të kuqtë deri në javën e 9-të të Kategorisë Superiore ku më pas u shkarkuar nga drejtimi i ekipit për shkak të rezultateve të dobëta që ai arriti.

Në një intervistë të dhënë për “Corriera Della Serra”, luliano u shpreh tek kryeqytetasit gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej pasi ishte një projekt i paqartë.

 “Ish-drejtori i Juventusit Luciano Moggi më kërkoi t’i jepja një dorë te Partizani, skuadra ku ai është këshilltar, gjërat nuk shkuan mirë, pasi atje ishte një projekt i paqartë”, u shpreh luliano.

Pak ditë më parë Mark lualiano u ëmërua zëvëndës trajner i skuadrës së Udinezes. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje