Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn: Del në TV e numëron banda, a thua se vetëm Shqipëria ka kriminelë. Ia kaloi edhe Saliut dhe Lulit. Pse hesht Rama me Xhafajn?

3 Maj 2018, 08:48Politika TEMA

Saimir Tahiri në fjalën e tij, ka qenë i ashpër edhe me mazhorancën dhe veçanërisht me pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj.

“Rri e dëgjoj garën se kush e gjen e kush e kap peshkun e madh.

Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare,

Edhe ministri Brendshëm numëron në televizor bandat.

Një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur.

Ka më shumë kriminalitet në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.

Ka më shumë në Greqi po përsëri se bëjnë.

Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve”, tha Tahiri.

Fillimisht ai tha se Xhafaj ia kaloi edhe Lulit, edhe Saliut.

“Edi Rama i falenderoi për kontributin opozitar.

Ndërsa pasardhësi im në detyrë, me akuzat për policinë e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit.

Po këta që më akuzojnë mua sot, nga dolën kaq të dhimbshur për fushat që paskërkan lënguar mbjellë me hashash????

Lazaratin nuk e kishit aty për 20 vjet, plot e përplot? Krujën se kishit aty? Shkodren, Malsinë e Madhe, Dibrën, Tropojën, Tepelenën, Gjirokastrën, Beratin, edhe Tiranën nuk i kishit aty, të mbjella me hashash prej më shumë se 15 vjetësh, e aty ishin që ditën e parë kur mora unë detyrën.

Dhe tani u thoni njerëzve dhe botës, se e bëra unë?

Në Parlament, rrijnë ulur me dhjetra ish ministra të brendshëm, dhjetra ish Kryeministra, askush nuk ka lëvizur as gishtin për të luftuar ndonjëherë në 25 vjet parcelat e hashashit, e sot rrijnë si ëngjëj.

Unë u përpoqa, mbajta edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral.

Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo.

Nuk e di pse“, tha ai. (TemA)

15 komente në “Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn: Del në TV e numëron banda, a thua se vetëm Shqipëria ka kriminelë. Ia kaloi edhe Saliut dhe Lulit. Pse hesht Rama me Xhafajn?”

  1. Illlyrian Emperor Constantine says:

    Ketu ke fol shume drejt o Tahir.

    Te gjithe keto femoneme jane shume me shume ne vende te tjera sesa ne shqiperi, por nuk permenden.

    Njerezit do te te mbeshtesin gjithnje e me shume.

    1. Zeqo says:

      Kafshet, rrugacet, injorantet I dalin ne krah mafjozeve dhe leiminelave narkotike deputet e qeveritar. E Cfare mund ti krenohesh femijes se Linder me bab dhe nen shqiptare. Na peshtiroset gjakun, kulturen, traditen , emrin shqiptar

    2. andi says:

      Ka filluar te flasi percark edhe ky. Kisha respekt per kte.

  2. Kellira says:

    Nuk duhet ta kishe gelltitur lugen e corbes se prishur.
    Time is over!

    p.s. Mund te kishe marre shembull nga Dritan Prifti. U nis per burg por e mbrojten pergjimet… Ndoshta jo perjetesisht…

  3. mirela hasani says:

    Eshte per tu cuditur se si nje ceshtje shteerore apo jo shteterore te komentohet ne tv.
    asnje TV i vendeve me demokraci nuk jep kesoj programesh.
    tamam media e Tv jane nje Kazan pleharsh që nuk dine normat elementare te gazetarit.
    ne perendim gazetari humb te drejten e ushtrimit te profesionit ne qofte se ben shkelje dhe flet per persona te pervecem.

  4. Kris says:

    Saliu dhe Meta jane e keqja e ketij vendi! Kuptohet bashke me larot e tyre! Por mos harroni jane edhe disa shtete te huaja qe mbeshtetin keta mafioze qe nuk e duan Shqiperine! Ka nje konspiracion kunder Shqiperise! E duan te dobet dhe te korruptuar!

    1. Illyrian Kings says:

      O kris bythe, po kanabizin masiv ne 2016 slaiu me meten e bene, dhe gjithe keto katrahure keto 5 vite saliu me meten i bene, apo ne krye te ketyre katrahurave isht edvin droga??

      si jeni kaq te trashe o militante idiote?

      1. Eksod 2025 says:

        Jane aq idiote sa dhe Tahiri, Edscobari I tyre.
        Militantat idjote te PS nuk shikojne problem me Kanabizin e gjithe Shqiperise por ankohen akoma per nje Lazarat te vetem. Lind pyetja: Perse mbylle Lazaratin dhe bere Shqiperine Lazarat.? Ket pytje vetem Kapter Ramuti di ti jape pergjigje.

  5. shvejku says:

    Ne momentin qe ministri i Brendeshem del ne media dhe deklaron se ne Shqiperi paska “banda kriminale dhe ne shume shpejt do t’i kapim ato” ,verteton se ky minister o eshte i PA AFTE dhe duhet shkarkuar ne vend,ose eshte bashkepuntor me bandat qe u tregon atyre qe te zhduken se do t’i kapin dhe duhet arrestuar per shperdorim detyre !
    Pyes kete minister:
    -Pse nuk i ke kapur keto banda para se te besh nje deklarate te tille kaq skandaloze?
    – Cfare qellimi ka berja e nje deklarate te tille ne media kur keto banda jetojne per qejfin e tyre?

  6. Che Guevara says:

    Ke te drejte o Saimir Tahiri,se jo vetem per kanabisin,por as per faktin qe u grabit nje armatim e municioni i ushtrise dhe ne arken e shtetit nuk eshte futur asnje lek,nuk ka folur asnje deputet apo politikan!
    Kjo tregon se te gjithe jane perlyer ne krimin antishqiptar!
    Dhe nder kohe per 28 vjet derdellitin me akuza kunder diktatures komuniste,Enver Hoxhes,por edhe me mburrje per….M.Shehun!
    Ku fle lepuri ketu?
    Jane te thella gjerat,o Saimir ndaj ti u duhesh si koke turku Edi Rames & co.

  7. Almir says:

    Ky me duket si ai cuni ne lagje mua qe nuk dinte te lozte apo bente gabime loje, nuk e fusnim ne fushe edhe fillonte i shante te gjithe me rradhe

  8. Vera says:

    I vetmi minister qe po punon dhe ky e sulmon. Ka ik nga fiqiri kokes se ska mundesi tjeter.

  9. Toni says:

    Xhafajt nuk i afroheni as ke maja thoit. Papjekuria juaj ju solli ketu. Nuk je i vetmi shumica jame si ty, axhami, te papjekur e joprofesioniste, thjesht llafolloge.

  10. Djcrazy says:

    Nuk din dicka shqiptaret me duket ose nuk duan tja din se qe ne kohen e sales shqiperia ka qen 100% me KANABIS por kur vazhdoj ta luftoj tahiri doli ne pah po ca me ju then juve ce jeni simpatizan te kryehajduteve dhe te krye vraseive shqiptar dhe sa i perket kanabizimit te lutnin jasht qa hashashi do nga korqa nga tepelena nga dibra nga malsia e madhe nga tropoja nga vlora nga saranda nga elbasani nga e gjith shqiperia qe nga 2005 me kan pas lut dhe mua ne maksimum ka qen kanabizimi dhe ateher thjesht ateher nuk i levizte se ishte sala dhe medjat nuk folnin se mernin paret nga sala kshuqe ju qe beni si te ditur dhe se kanabizimi kapi kulmin ne 2016 dini nje mut te madh thjesht folni kot pa lidhje un personalisht jam me krahet e mij as me salen as me edi dhe as me mete se jam rrit jasht shtetit dhe sot jetoj jasht shtetit .

  11. Sto04 says:

    Lufta brenda llojit kancerogjen komunisto_sllavo_jevgjit….dava bajgash me ne krye kryebajgen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje