VIDEO/ Pengesë për integrimin? Saimir Tahiri i përgjigjet opozitës: Gjyqin moral ma bën Basha dhe Berisha që të vrasin natën dhe të qajnë ditën, Monikën dhe Ilirin s'ka ujë të shenjtë t'i lajë nga mëkatet

3 Maj 2018, 10:23Politika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbajtur një konferencë për shtyp, për t’iu përgjigjur akuzave se po bëhet pengesë për integrimin e vendit.

Ai tha se me drejtësinë do të përballet deri në ditën e fundit, por nuk mund të durojë gjyqin moral që po i bën “djalli”.

Pjesë nga fjala e Tahirit  

Prita për dy javë rresht të flisja në parlament, por mes miellit dhe cizmeve mu bë e pamundur, ndaj s’kisha rrugë tjetër përveçse kësaj që zgjodha.

Më shumë se prej 6 muajsh për mua filloi një histori me të cilin do të përballem deri në fund.

Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj çdo lloj race që s’ka lënë gjë pa thënë, sikur të kem qeverisur për 30 vjet.

Njëri më thotë kriminel, një koka e mafias, një ushtar i mafias.

Dhe këtë gjyq po ma bën djalli.

E kam fjalën për gjyqin moral, jo për atë në gjykatë.

Unë s’jam engjëll, por nuk e pranoj kurrë që të më bëjë gjyq djalli.

Kanë thënë se po më mbron imuniteti, mazhoranca dhe Edi Rama.

Por unë kam thënë se nuk dua të më mbrojë askush dhe tani dëgjoj se unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë.

Se 25 vjet që çfarë kanë bërë, dhe integrimin ua paskam penguar unë.

Unë nuk kam qenë kurrë dhe nuk jam si këta.

Nuk fshihem në parlament për të pasur paprekshmëri.

Kam parë e dëgjuar më shumë se ç’kam pasur kohë për të menduar. Dhe i kam quajtur të gjitha kosto normale të rrugës që zgjodha.

Po kur dëgjoj këta të parlamentit si vajtojnë në emër të popullit, luten në emër të popullit, urimet i bëjnë në emër të popullit, kërcënojnë në emër të popullit, shajnë dhe vrasin në emër të popullit, kërkojnë dhe falje në emër të popullit….se kurrizi i popullit nuk mbaron, i mban të gjitha.

Ndërsa këta luajnë teatrin e zakonshëm, fryhen e qeshin. E populli i shkretë mban, dëgjon e duron.

E kur i shoh të gjitha, ngushëllohem disi.

Sa kanë folur e shpifur për mua, është shumë pak në krahasim me ç’i kanë bërë njerëzve të shkretë në kaq vite.

Suksesi më i madh i djallit, ishte të bindte të gjithë se nuk egzistonte. Fiks kështu edhe këta që prej 25 vitesh të vrasin natën e të qajnë ditën.

Hajduti flet për ndershmëri. Maskarai flet për moral. Injoranti flet për shkollat. Tenderaxhiu për të varfrit. Të gjithë bashkë për drejtësinë…do thotë ndonjëri edhe mua për trafikant më akuzojnë…nuk ka faj edhe ca kohë.

Kam duruar 6 muaj, kështu duke dëgjuar e nuk kam folur, për të respektuar të vërtetën time dhe drejtësinë.

Ndaj kam heshtur.

Që heshtja ime del nga manuali i punës për shumicën e politikës sot, këtë e di po aq sa di ç’do bënte kushdo tjetër po të ishte në vendin tim.

Do shanin prokurorinë, gjykatën, do shtonin dozën e blerjes së medive, etj si këto.

Unë akuzohem për trafik droge… kjo është akuza.

Drejtësinë do e kërkoj në gjykatë e mezi po pres. Po këtë gjyqin publik me akuzat e shpifjet e gjithë karagjozave të politikës ku ta bëj?

Më akuzon Lulzim Basha, kllouni me qesharak i politikës shqiptare që su lodh duke vjedhur e nuk u gjykua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e su hetua kurrë. Mbi 200 milion euro vjedhje të faktuara në rrugën e kombit, e su hetua kurrë. Shkonte në Lazarat kur droga ishte lumë krahqafë me banditët atje e as u hetua, as u gjykua kurrë.

Sot del si shul e ka fytyrë më akuzon mua.

Më akuzon Sali Berisha e gjithë lukunia që e kanë bërë gojën çorape me shpifje pafund për mua, ndërkohë që vetë kanë qënë e janë akoma pas murit të paprekshmërisë të pa hetuar e të pagjykuar për vrasje, vjedhje, plaçkitje të shqipërisë, me keq se çdo pushtues.

Më akuzon Monika dhe Ilir Meta, që zoti e di se ngado ti kapësh e rrotullosh, nuk ka ujë të shenjtë që mund t’ua lajë ç’kanë bërë.

E sikur të ishin vetëm kaq, do ishte mirë por nuk janë vetëm këta.

Për mua nuk del një shqipëtar të më thotë se jam hajdut, se i kam vjedhur lekët, se kam vjedhur tendera, se kam marr lekë për të futur njerëz në punë, etj etj si këto.

Unë rroj e do përballem me drejtësinë edhe për këto që më akuzojnë sot.(TemA)

7 komente në “VIDEO/ Pengesë për integrimin? Saimir Tahiri i përgjigjet opozitës: Gjyqin moral ma bën Basha dhe Berisha që të vrasin natën dhe të qajnë ditën, Monikën dhe Ilirin s’ka ujë të shenjtë t’i lajë nga mëkatet”

  1. bishti i qenit says:

    Tamam,s’i hiqet as pika dhe as presja.Me troc se kaq nuk ka.Por kush do ta beje drejtesine per keta kriminele,qe nga Berisha e Lyl tavarishi e deri tek like-monica cocaina? Do kete kellqe prokuroria dhe gjykata te marre te pandehur keta super peshkaqene,qe kane 28 vjet qe turbullojne ujrat e politikes e te shoqerise shqiptare,qe vrasin diten e naten dhe nuk guxon asnje organ kompetent ti therrase (te pakten deri tani)? Dhe cudia eshte se emrat e tyre jane mbi tavolinat e Donald Lu-se, te Romana Vllahutinit, te Angjela Merkelit e te sherbimeve speciale te vendeve perendimore! Dhe mosbesimi i tyre per hapjen e bisedimeve me ne vjen kryesisht nga ky fakt,sepse ata kane qene te paprekshem,pavaresisht se kane shkelur me te dyja kembet e shkelin akoma dhe sot si ligjet ashtu dhe kushtetuten dhe jane strehe e mbrojtje si e krimineleve te ndryshem ashtu dhe e trafikanteve si puna e Ba;lilit etj etj.Emri dhe ceshtja e Tahirit permendet ne diapazon nga ata sepose u prishi qetesine e biznesin…e tyre te krimit dhe per te dukur sikur ata jane “engjejt” e demokracise.Dhe kush pa: sALIHU,LYLI,LIKJA DHE…BAXHELLA E LSIse! pika qe su bie,por deri kur?Per kaq budallenj e mbajna ata kete popull,qe i njeh me rrenje e me dhemballe?Salihun dhe Partine Berisha-Basha e njeh mire dhe Bashkim Kopliku,sic shkruane dje ai…e te tjere ish dfrejtues te PB-se si Zef Brozi psh.Vetem prokuroria e gjykata shqiptare,qe kane marre urdhera prej tyre ,per cudine e te gjitheve njuk e njeh e nuk i njeh keta matrapaze e kriminele me imunitet!

  2. Naim Frashëri says:

    Bravo Po tani Ku do Justifikohen keta Kurvat që dhe Femijet e tyre ja kan Vjedh Komshiut.

  3. Kosovari says:

    Bravo çuni, ky po qe eshte trim e jo legen si Rama !

  4. ela says:

    E drejte ka me kurv kurv se ajo

  5. Puna e Tahirit si puna e Fullanit, Llalles , Imamit e Gerdecit says:

    E moj funderrimat e kombit ska mut tju laj ju, ty, bosin tat dhe koleget e “opozites”. Ti dhe tani qe ske ca te humbesh vazhdon me thashetheme gojore pa na treguar ne sekretet qe kini per njeri tjetrin.

  6. eri says:

    Ne pushtet ishe pse nuk jua bere dosjet Bashes,Berishes,Ilirit,Monikes,Edit e vetes dhe te tjereve….po kam freike se mos je vone….

  7. Pajtohem me te gjitha pikat qe i rrehi saimir tahiri,se afera e tije eshte minimale ne krahasim me aferat multi Recidiviste te ilir metes,fatos nanos,por dhe salih berishes,nje nga aferat e salihut,hapja e portes islamit radikal islamist ekstremist dhe influences se dominimit te turqis ne shqiperi.
    vet nominimi i iir metes ptesident shteti nga edi rama ka qen nje pazar aferash ku falcifikohet dhe montohet qdo proces afere droge e korrupcioni,dhe nu ketu eshte kapur katyr gjykatat dhe shteti,me akordin,apo kontraten,se ju meta beheni president,por me zero deklarime e prononcime per çka ndodhe ne qeverin Rama.
    edhe akordi se zero deklarine nga qeveria rama per mijra vjedhje te shtetit nga 25 vite eksperience korriluptimi e trafiku nga ilir meta.
    tani pytja nr-1.
    se ciles gjykate e prokurorie ti besohet,kur e gjithe Garnitura e partive politike eshte ne akuze per multi milë krime e trafik droge,e vjedhje para te publikute.
    as tribunali i hages nuk mund ta bejë drehtesin per 50 vite pune ne aferat e 25 viteve krimi e trafik korrupcioni ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje