Nga Artur Ajazi
Në 9 maj mbushen plot 74 vjet nga pushkatimi i të riut komunist, nënshtetasit amerikan që dha jetën për çlirimin e Shqipërisë, Thoma Kalefit. Ai ka lindur në 24 Mars 1920, në lagjen Shën-Koll të Elbasanit. Fëmijëria e tij do të kalonte në SHBA pranë babait të tij, i ikur pak vite më parë si emigrant ekonomik. Në moshën 10 apo 12 vjeçare Thoma Kalefi do të kthehej nga SHBA dhe do të stabilizohej në qytetin e Elbasanit, duke u rritur me frymën e patriotizmit nga të afërmit e tij dhe rrethet shoqerore. Shumë shpejt ai do të njihej me rrethet më të ngushta drejtuesish komunistë, dhe njëkohosisht ishte me autoritet të padiskutueshëm tek krerët e PKSH. Thoma Kalefi ka një histori të trishtë familjare, pasi ai pavarsisht se kishte nënshtetësinë amerikane (pasi kishte jetuar me familjen për shumë vite atje) ai kurrë nuk do të arrinte të ribashkohej me babain e tij pasi Lufta e Dytë Botërore e gjeti në Elbasanin e pushtuar.
Por kush ishte Thoma Kalefi
I ati Thoma Kalefit quhej Kristo, dhe e ëma quhej Polikseni, ishin të dy njerëz të respektuar. Thomai kishte një vëlla më të vogël me emrin Milto. Qysh në vogëli Thomai kishte dëshirë të madhe për dije, dhe pse në kushte të vështira ekonomike, biblioteka e tij ishte e pasur me libra. Për t’i ardhur në ndihmë familjes, dhe për të realizuar ëndrrën e tij që të vazhdonte studimet, kishte gjetur mënyrën për të përballuar këtë gjendje, duke kopjuar në fletore tekstet e mësimeve nga librat shkollorë, dhe ua shiste me çmim të ulët, atyre që nuk kishin mundësi ekonomike të blinin libra. Pak vite të fëmijërisë i ka kaluar familjarisht në SHBA pranë të atit. Për arsye familjare, kthehet në Shqipëri me nënën. E ëma e Thomait kishte kushëri të parë (djalë xhaxhai) Llambi Peçinin.
Gjatë viteve të LANÇ, Toma dhe Llambri, iu përkushtuan qëllimit mbarëkombëtar të çlirimit të vendit, pavarësisht se rreziqet, apo edhe vetë vdekja ishte e pranishme në çdo sekondë të jetës.Fillimi i prillit 1939 e gjen Thomain në vitin e tretë të Shkollës Normale në Elbasan. Për tragjedinë që po kalonte Shqipëria në prag të pushtimit fashist italian, ishte shumë i revoltuar. Nga shënimet dorëshkrim të z. Mali Llanaj që gjenden në muzeun e Shkollës Pedagogjike Elbasan, ndër të tjera thuhet:“Ishte mëngjesi i datës 6 prill 1939. Nxënësit ishin mbledhur në oborrin e shkollës, dhe diskutonin mbi atë që po ndodhte. Në këtë kohë, në oborr të shkollës, hyjnë me nxitim Toma dhe nja dy shokë të tjerë dhe thonë: -Shokë, Italia fashiste po na pushton! Të shkojmë në qendër të qytetit e të protestojmë! Kaq u desh dhe tërë nxënësit u nisën drejt qendrës së qytetit duke thirrur: “Poshtë Italia fashiste! Të mbrojmë Atdheun”!
Në godinën e prefekturës, ishte varur flamuri italian. Toma me disa të tjerë, duke hipur mbi trupat e njerëzve, arrijnë pranë ballkonit dhe e heqin flamurin duke e grisur atë”.Thomai ishte nga ata që bëri thirrje për të shkuar në kazermat e ushtrisë, për të rrëmbyer armë, e të bëjnë rezistencë kundër pushtimit. Shkojnë në kazermat tek Ura e Shkumbinit, por armët ishin pa gjilpëra. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me armët në kazermat e Krastës. Ky veprim siç u diskutua më pas, ishte bërë me urdhër të mbretit Zog.
Kjo e revoltoi edhe më shumë Thomain dhe mbarë popullin elbasanas. Si rrjedhim, pushtuesit hynë në Shqipëri duke hasur vetëm atë rezistencë në Durrës, Shëngjin e Vlorë, nga një grup njerëzish, me atë pak armatim që kishin. Me këtë veprim të qeverisë së mbretit, popullit shqiptar, iu u hoq e drejta e vetëmbrojtjes ndaj pushtimit. Sipas tregimeve të mëpasshme, mësohet se, Thoma Kalefi, me disa shokë, kanë dashur të pengojnë arratisjen e Mbretit Zog nga Shqipëria. Me ardhjen në fuqi të qeverisjes fashiste në Elbasan, Thoma Kalefi u konsiderua si njeri i rrezikshëm antifashist, dhe nisi përndjekja e tij.
Në këto rrethana, Thomai me disa shokë, ikin për në ish-Jugosllavi. Atje ka shërbyer në mësimin e gjuhës shqipe, si në Tetovë, Gostivar e vise të tjera shqiptare. Thuhet se Thomai ka hapur shkollën e parë shqipe në Novipazar (por në fakt nuk është e vërtetuar deri sot). Krahas punës si mësues, nuk u shkëput nga aktiviteti antifashist edhe në ish-Jugosllavi. Në Gjakovë është njohur me Emin Durakun, duke krijuar një miqësi të ngushtë. Për veprimtari antifashiste, në Gjakovë arrestohet dhe burgoset. Sipas dokumenteve në AQSH, ka tentuar të arratiset nga burgu me katër shokë të tjerë, duke çarmatosur rojen e burgut. Është arrestuar sërish, pasi ishte plagosur në gjurin e këmbës ë majtë. Nga aty e kanë transferuar në burgun e Shkodrës, e më pas e kanë sjellë në burgun politik të Tiranës. Në kujtimet e tij për Thoma Kalefin (intervistë me gojë), z. Xhaferr Vokshi (vëllai i Asim Vokshit), ndër të tjera thotë: “Më arrestuan dhe më dërguan në burgun politik të Tiranës. Atje shokët e burgosur më pritën mjaft mirë. Binte në sy një djalë me triko të zezë golf. Atë shokët e ruanin me shumë përkushtim.
Edhe pse ishte në gjendje izolimi brenda burgut, shokët e kishin nxjerrë dhe e fshihnin në mes tyre. Ky ishte Thoma Kalefi. Në burgun politik, Toma mbante lidhje me shokët e Njësitit Gueril të Tiranës, duke këmbyer informacione. Toma, duke qenë se kishte qenë në Jugosllavi dhe e njihte mirë gjuhën, përkthente materiale të ndryshme për shokët e burgosur. Toma ishte personi më i rëndësishëm në atë burg. Ai i mbante lart moralin shokëve të arrestuar. Ishte gjithmonë i qeshur dhe i afërt, dhe kurrë nuk pati frikë nga asgjë. Në atë burg, e njoha për herë të parë, dhe po në atë burg u ndava përjetësisht me shokun tim më të mirë Thoma Kalefin. Sa herë që vija në Elbasan, shkoja para shkollës që mbante emrin e tij, dhe çmallesha duke medituar para bustit të tij, që ishte vendosur në oborr”. Nga Gjykata Ushtarake e kohës, për Thoma Kalefin ishte marrë dënimi me vdekje. Më 10 gusht 1943, kur shkojnë për ta marrë e ta ekzekutojnë, Toma nuk gjendet në burg.
Me ndihmën e shokëve të Njësitit Guerril të Tiranës, duke u maskuar si mjek, kishte mundur të arratisej pa rënë në sy. Për këtë ikje të tij, fashistët ekzekutuan në oborr të burgut katër të dënuar të tjerë, për të rritur terrorin e për të mbjellë frikën tek të tjerët. Nga burgu i Tiranës, Thoma Kalefi vendoset në Çetën e Pezës. Atje kishte detyrën të mbante lidhje me qarkorin e Elbasanit.Bazën ku strehohej në Elbasan, e kishte tek një kushërira e tij po në lagjen Shënkoll, shumë pranë shtëpisë së tij. Në krijimin e Brigadës së III Sulmuese, në drejtimin e saj, Thoma Kalefi caktohet intendent i kësaj brigade.1
Arrestimi nga ballistët dhe pushkatimi në qendër të Elbasanit
Në fillim majin e vitit 1944, në Elbasan ishte shpallur një shtetrrethim shumë i rreptë nga forcat pushtuese gjermane. Në këto kushte duke e patur të pamundur hyrjen në qytet, dhe me porosi të qarkorit, Thomai ka qenë i strehuar në fshatin Kózan të Elbasanit, bashkë me Liri Dodbibën.
Edhe pse kjo bazë quhej e sigurt, tradhtia e bëri të vetën. Informacioni që shkoi në xhandarmëri të Elbasanit ishte i saktë. Më 5 maj 1944, drejt fshatit Kózan, nisen rreth pesëmbëdhjetë mercenarë. Edhe pse e çau rrethimin, Thomain mundën ta arrestojnë, sepse u kthye të merrte shoqen që kishte mbetur mbrapa.
I sjellin në burgun e qytetit. Për të treguar forcën dhe terrorin, bashkëpunëtorët me pushtuesit, i nxjerrin edhe në pazarin e qytetit të lidhur sëbashku në njërën dorë. Në atë kohë, si drejtues i forcave bashkëpunëtore me gjermanët ishte Xhaferr Deva. Në burg Thomain e torturojnë shumë keq. Nga mercenarët i kërkohet të nënshkruajë një deklaratë, që heq dorë nga lufta kundër pushtueseve. Këtë Thomai nuk e pranon.
Ai ndodhej përpara dy rrugëve, e para, të nënshkruante dhe t’i falej jeta, dhe e dyta, nëse nuk nënshkruante, do të ekzekutohej me pushkatim. Toma Kalefi zgjedh me vetëdije rrugën e dytë. Në mëngjesin e 9 majit 1944, Thomain e nxjerrin në sheshin e pushkatimit, para Kullës së Sindanit të Kalasë Elbasan (përballë bustit të Kristoforidhit).Edhe pse me duar të lidhura, me shkathtësi, ai i ikën skuadrës së pushkatimit, duke u ngjitur mbi murin e kalasë. Aty, pengohet duke i ngecur pantallonat në telat me gjemba. Sipas tregimeve të dëshmitarëve në ngjarje, skuadra e pushkatimit u vu në panik, duke thirrur:
-Na iku, na iku!
Rreth pesëdhjetë metra më larg, në këtë kohë vinte në këtë drejtim një nga bashkëpunëtorët me gjermanët. Duke parë ngjarjen, nxjerr automatikun dhe qëllon mbi Thomain (që ishte mbi mur, në përpjekje për t’u shkëputur nga telat me gjemba), dhe qëllon mbi të. Plumbat e tij e rrëzojnë përtokë, duke e goditur në kokë dhe në anën e majtë të gjoksit. Në atë vend, Thoma Kalefi u tregoi pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, se vdekja është më e bukur nga pushtimi dhe tradhtia e Atdheut.
Vendosja në 1962, dhe heqja e bustit nga “demokratët” pas 1992
Në vitin 1962 me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, emrin e Thoma Kalafit e merr një shkollë në qytetin e Elbasanit, një shkollë e cila për afro 40 vjet do të nxirrte breza të aftë dhe të pergatitur për sektorë të ndryshëm të jetës së vendit. Shkolla “Thoma Kalefi” ishte pararoja e institucioneve arsimore, pasi kishte drejtues dhe staf të pergatitur mësuesish. Nga ajo shkollë kanë dalë breza të shumtë nxënësish, që vite më vonë do të bëheshin të famshëm dhe të dëgjuar në fusha të ndryshme si në politikë, shkencë, ekonomi, bujqesi, ushtri etj.
Ajo shkollë do të nxirrte edhe emra të spikatur që më vonë u bënë falë aftësive të tyre, drejtues vendore dhe qëndrorë. Pas vitit 1992, me ndryshimet politiko-shoqerore, dhe me ardhjen në pushtet të PD, duket se gjithçka nisi mbrapsht. Përgjatë viteve 1992 deri në 2005, u tentua dhjetra herë ti hiqej emri dhe busti Heroit të Popullit Thoma Kalefi, por ishte mbështetja e fortë që ai kishte nga qytetarët e Elbasanit dhe shumica e këshilltarëve në Bashki, ajo që nuk lejonte “të përndjekurit dhe demokratët” e konvertuar, ti vendosnin me veton e tyre.
Busti i Heroit Thoma Kalefi, është hequr përfundimisht pas afro 40 vitesh nga një vendim i njëanshëm i Këshillit Bashkiak të 2005, kur kryetar Bashkie ishte asokohe Ardian Turku, duke plotësuar njëherësh një dëshirë të një grupi anonim që nuk e donte bustin e Thoma Kalefit në sheshin e një shkolle me emër. Heqja e bustit ishte pabesi ndaj një Heroi të Popullit që vetëm 24 vjeç, dha jetën në lulen e rinisë për lirinë e Shqipërisë. Heqja e bustit ishte pabesi ndaj atyre që nuk ngurruan të hidheshin në zjarrin e luftës ndaj pushtuesve dhe tradhëtarëve të vendit, për idealin e tyre, Shqipërinë.
Ndoshta është në nderin e qytetarëve të Elbasanit, shoqatave të Veteranëve dhe institucioneve qeveritare , ti vendosin emrin e dëshmorit të Atdheut Thoma Kalefi, një institucioni arsimor apo kulturor kryesor të qytetit, apo një shkolle, për të ndrequr një gabim historik të bërë me dashje nga qeveria “demokratikase”.
美 少女 ラブドール インフレータブルダッチワイフとリーズナブルなダッチワイフの違い
ラブドール 私は、私を助けてくれたように、さまざまなユーザーに貢献して支援したいと思っています。よくできた。
Vini bustin e Xhafes ……. Deves-e se e nderon shkollen dhe qytetin e Elbasanit !!!!! Nje vend ku nderohen tradhetaret e bashibozuket nuk ben haijer …… prandaj shkojne mire punet ne ate palo vend !!!! Ne fakt vendi si vend (nocion) nuk ka faj , por mileti (pis milet) eshte garnitura e vendit ……. ai ka faj !!!! Tokes ç’fare ti hedhesh (te mbjellesh) ate do te jape ….. mos prit “mirakle” !!!
CJA FUSNI KOT JU GAZETAR …… NE AMERIKE U BE KOMUNIST KU THOMAI …. A KISHE KOMUNISTA NE AMERIKE NE VITET …QE THONI JU …. RRENACAK …SHUME SHQIPTARE LUFTUAN PER POPULLIN .LUFTUAN ARMIKUN ..POR SKISHIN IDE KOMUNSITE SIC JA FUSNI JU KOT…SERBET E FORMUAN PARTINE KOMUNISTE .PER TE PERCARE SHQIPTARET .DHE KESHTU NA MORRREN KOSOVEN PA LUFTE … SE ENVERI JA DHA GRAATUTIT ….. DO TJU TREGOJ NJE HISTORIE JU FILLOZOFET E SHKRIMIT …… NE 1944 KUR ALEATET ZBARKUAN NE FRANE …. DISA KOMUNISTE QE DERI DJE FSHIHESHIN SI MIJTE ..E HALEVE … U KUJTUAN DHE I BENE THIRRJE POPULLIT PER LUFTE …. POPULLI FRANCEZ … 80% ANALFABETA MORREN DISA PUSHKE QE KISHIN FSHEHUR DHE FILLUAN TE BENIN DISA ATENTATE NE PARIS ..POR DUHET TJU THEM SE ALEATET KISHIN ZBARKUAR NE NORMANDIE DHE BATALIONET PO SHTYNIN GJERMANET NGA BELGJIKA HOLLANDA DHE DISSA BRIGADA MARSHONI DREJT PARISIT .. GENERAL DE GAULLE .KUR E PA QE KOMUNSITAT DONIN TE PERFITONIN NGA POPULLI PER TE NISUR SULMET ..I THA AMERIKANEVE QE KONTROLLONI AJRIN MOS I HIDHNI ARME POPULLIT …SE PASTAJ .PAK KOMUNISTA DO TE THONE SE E CLIRUAM NE PARISIN FRANCEN …. DHE KESHUT U BE .. AMERIKANET I NDALUAN NDIHME ME ARME .. DHE POPULI NE PARIS ..U BLLOKUA …. BENE DISA BARRIKADA POR ME 5 PUSHKE DHE 10 BOMBA NUK I SULMONIN DOT …. KESHTU U MBERTHYEN EN BARRIKADAT DHE NUK ECNIN DOT … PASTAJ FROCAT E GJERERAL LECLERC U FUTEN NE PARIS DHE I KAPEN GJALLE ATO PAK GJERMANE QE KISHIN NGELUR ….POPULLI I PRITI ME LULE DHE SI CLIRIMTARE . AMERIKANET …… KOMUNISTAT NGELEN ME GISHT NE GOJE …. SI HECI DREDHERIA ….POR NE SHQIPERI ENVERI JA FUTI POPULLIT ANALFABET …SE KUSSH LUFTOI DHE KUSH I MORRI GRADAT ….PRANDAJ MOS E NGATERRONI POPULLIN SHIPTAR ME KOMUNISTA SLLAV RUSE …JU LUTEM PAK DREJTESI ..
Nuk eshte histori e panjohur.
Autori ka harruar te shtoje se pervec heqjes se bustit nje nga rruget e qytetit u mertua me emrin e Alush Leshanakut, Sekretarit Federal te Elbasanit, Drejtues i Milicise Fashiste.
Revansh fashist se karnat e rracës ariane me mbiemër si psh Turku mendojne se fashizmi eshte me i mire se komunizmi.
Kombetaret ishin kombetar shqiptar, kundra sllaveve, kunder komunizmit sllav, kunder tradhetareve te kombit shqiptar qe i sherbenin sllaveve, ruseve, serbeve, grekeve. Ato ishin armiq te xhihadisteve komuniste shqiptare qe i sherbenin xhihadizmit sllav. Ushtria italiane dhe gjermane ishin ne te njejten ane te llogores sepse luftonin jugosllavet dhe zagaret e tyre sllavo-komuniste shqipfoles.
Pika ty o trap qe te duket vetja rrace ariane.
Edhe sot per neo-fashistet dhe neo-nazistet s’je vecse nje mylsymon i qelbet dhe kandidat per xhihadist.
Te kane perdor o koqe kandari se ne iu dukeshim dhe iu dukemi akoma si njerez te eger!
Ashtu sic perdoren Alush Leshanakun qe e hudhen si mish per top me parashute qe te luftonte komunizmin!
Normalisht se nje Turko shqipfoles nuk mund te duronte ne oborrin e nje shkolle bustin apo emrin e nje veroshqiptari si kristiani ortho/x Thoma Kalafi i cili vetem si nje hero mund te jetonte mes plehrave muslimone [bashkepuntore te pushtuesve].Jetoi,luftoi per token e Arberit,toke te cilen plehrat turkoshqipfolese e qelbin me prezencen e tyre edhe sot.
Lavdi kristianit veroshqiptar Thoma Xristo Kalafit!
Po o rrobqirr po po thomai ishte shqiptar jo buthqir i janulles qe ben punen e grekut po te ishe ti do i lepije bythen xhaferr deves njesoj sic ja lepin janulles se ai qe ka pushtet te intereson … thomai ty plumbin do te fuste te parit po te qe gjalle se tradhtaret njesoj jane si yi i janulles edhe ata te erdokarit ptuuuuu rrace zvaranikesh!!!!
O mjeran , nuk te kupton njeri cje , je grek ?! Je shqiptar , je grekoshqiptar , je shqiptarogrek ?? Cje ?? Po je grek , ske pse e perveteson per interesa shoviniste botimin , ortodokset shqiptare me ata greke nuk kane asgje te perbashket , ndan nje histori e tere e lare me gjak , te kujtoj Papa K.Negovanin , A. Cajupin , M Gramenon Kostandin Kristoforidhi , Pashko Vasa , e shume e shume te tjere ortodokse shqiptare qe sa rojten dhe deri ne fund te jetes se tyre luftuan e para kundra turkut , dhe dyta per pamvarsine fetare dhe ate kombetare . E more vesh ore bajge ?? Jane Shqipo safi , dh ortodoks shqiptare …….ti cje te pyes prap , apo je peder dhe nga fryn era ?????
Sa bukur ja ke qendisur, Beqirit…!
Ai turkoshaku qe hoqi bustin e Thomait, ne vend te tij le te vendosi bustin e Xhafer Deves dhe ne c’do pervjetor bashke me taborrin e tyre le te bejne homazhe, por kurrsesi tek busti i atij qe vrane!
O ti Artur Ajazi, Xhafer Deva ka qene patriot, nacionalist. Eshte e vetmja periudhe qe kur Xhafer Deva ka qene Minsiter I puneve te Brendshme te Shqiperise ( me Kosove, Maqedoni, Cameri, e Mal te Zi) te gjitha trojet Shqipetare kan qene te bashkuara. Prandaj mos e shtrembero historine, jo cdo “partizan” qe ka vdekur per hakmarrje nder mjet veti ka qene e egzekutuar, ose e urdheruar nga Xhafer Deva. Mos dezinformo te lutem. Me pas qene Xhafer Deva ashtu si thua ti e fatkeqesisht edhe disa te tjere atehere gjate qendrimit te tije ne Amerike, CIA, dhe shteti Amerikan e kishin fut kahere ne biruce, ose e kishin likuiduar. Faleminderit per mire kuptimin.
Cfare ka qene Xhafer Deva ?? Nacionalist?? Nacionalist si kush ??? Si Halil Alia ?? Qe ne kohen e okupimit nazist u vendos krah per krah gjermaneve dhe vendosi banditet dhe kriminelat qe ai drejtonte ne sherbim te gjermanit . Halil Alia , nga Dibra ,qe ne 2008 qeveria e Sali Berishes i beri bustin ne Diber , kur kolaboracionisti Halil Alia se bashku me banden etij ne fillim te prillit te 1944, ne Vlore , arestoi Qeriba Derrin me ceten e saj , dhe i vendosen perpara pushkatimit perpara syve te tim eti qe atehere qe 15 vjec , dhe e pa me syte e tij se si Halil Alia , trimi nga Dibra , dhe patrioti i madh sipas Sali Berishes , i mori mitrolozin oficerit gjerman dhe me nje mllefje te vecante i ekzekutoi te peste , dhe jo vetm kaq por i qelloj dhe me mauzerin etij te gjithe ne kok …..pikerisht kete ” patriot” qeveria Berisha e dekoroi pas vdekjes ……….nje keshill lexoe me mire dhe me kujdes historine , dh jo ne menyre te njeanshme jo per te pasuruar dijen tende , por qe te mos harish kurre te besosh ato qe shkruan , dhe te genjesh veten tende ……
Ata qe kane bere keto poshtersi jane plehra, kjo nuk diskutohet, por ti qe shikon tek ky djalosh, jo heroin shqiptar, qe me shume se çdo gje donte atdheun e vet dhe lirine e tij, por “ortodoksin” etj. ti je edhe me plehre. Madje je dhe aq injorant sa qe harron se, veç te tjerash, ai ishte dhe komunist dhe si i tille nuk ka asnje lidhje me fene. E megjithate, kjo nuk i heq as edhe nje presje nderimit qe duhet t’i bejme.
Perse ketu ne vendin time tradhtarin e bejne hero dhe atdhetarin e bejn tradhtar.Fajen e ka kho politik e felliqur qe u bene 28 vjete qe na jane ngjitur si m.ti mbas kepuce .U shoft rraca e tradhetarve te kombit .Triuf patriotve te vendit time.
I zente gjaku i ketij ylli djaloshar cdo njerin qe ka ngritur doren ti hiqet busti e sidomos kete njefare anonimi qe u quajtka Ardian Turku. Shifi mbiemrin keti Turkut. Po te kish pak dinjtet shqiptari ajo rrace e ketij turkut, do ta kish nderuar ne keto 100 vjetet e fundit qe nga 1912.
Shume mire ia paska bo!
PROPOZIM: TE HIQET EMRI BULEVARDI BAJRAM CURRI DHE TE VENDOSET NE VEND TE TIJ BULEVARDI ZOGU NR 2 ME QE AI E KA VRA BAJRAM CURRIN; TE HIQET EMRI BULEVERDI DESHMORET E KOMBIT TE VENDOSET BULEVARDI DIVIZIONI I 355 I SS, TE HIQET EMRI I RRUGES BARDHOK BIBA E TE VENDOSET EMRI NDUE GJOMARKU ME QE KY E VRAU BARDHOKUN. TI PROPOZOHET KESHILLIT BASHKIAK QE TE GJITHA RRUGET KANE MARRE NGA NJE EMER NGA KETE KRIMINELET TE GJEJE MUNDESIN PER TE VENDOSUR EMRIN BULEVARDI BENITO MUSOLINI, DHE NJE TJETER PER ADOLF HITLERIN. PER TI DEKORUAR THIRRNI BUJAR NISHANIN SE I DEKORON PA PROBLEM.
Llambi Peçini kriminel sadist i Sigurimit, rrace e mire paskan qene.
Si komunist qe paska qene nese nuk do ta vriste Xhaferri do ta vrisnin Amerikanet
U kthye te merrte shoqen qe pati mbetur mbrapa!…
Pse nuk thoni qe u dorezua nga frika. Krimet e uleta qe kane bere komunistet tregojne qe ishin njerez te pa moralshem e si te tille edhe frikacake. Beheshin trima vetem e kishin fitoren e sigurt dhe ishin kafshe e te pa shpirt. Indoktrinimi komunist i bente te besonin se gjithmone benin gjene e drejte edhe kur benin krime cnjerezore. Me nje fjale legjitimonin krimin. Cdo gje e paraqisnin ne favor te tyre dhe nuk u lodhen per 45 vjet me radhe. Agjenti Britanik qe asistoi ne nje perplasje te nje brigade partizane me gjermanet thote: ne rrugen e kthimit kendonin kenge revolucionare fitorje nderkohe qe kishin pesuar disfate te rende. T’i degjoje mendoje se kishin fituar.
Se sa te ulet ishin komunistet e tregon edhe fakti qe kurre nuk rreshten se sulmuari kundershtarin qe kishin mundur qe ne fillim. Biles vajten deri aty sa ta imagjinonin kundershtarin se nga fundi nuk paten ngelur me kundershtare, dhe merreshin me femije apo niper qe nuk i kishin njohur kurre prindrit apo gjysherit e tyre. Rrace e ndyre. Te ishin shuar qe ne fillim do te kishim shpetuar te gjithe.
lavdi dhe shume respekt vepres dhe heroizmit te Thoma Kalefit, ketij komunisti qe u perkushtuan ndaj vijes komuniste te PKSH dhe nuk kurseu as jeten per lirine e vendit. shume dhe shume respekt.
sa per tradhetaret si Xhaferr Deva dhe kompani, ata duhen flakur ne koshin e historise.
Ilir,
Kush e ka percaktuar se Xhafer Deva ishte tradhetar?!?!?!?!?!?!?!?!?!?!,
Kuslingu Enver Hoxha kolaboaracinonte me okupatoret rusoserb…..
Kjo eshte fakt i pamohueshem….dhe kuslingu apo tardhetari me i madh ne histroine e konbit AHQIPTAR ka qene kuslingu komunist Enver Hoxha.
Ndersa Xhafer Deva ka qene politikan i nje levizjeje demokratike siq ishte BALLI KOMBETAR, dhe qe luftonte ne menyren e vet per lirine e kombit Shqiptar…..dhe kurrr nuk ka bashkpunuar me rusoserbet……por ka qene pjese e administrates se perkohshme SHQIPTARE….deri ne kryerjen e luftes se dyte boterore….ne te cilen lufte ishin 6 (gjashte) shtete te involvuara….si vijon:
Koalicioni socialistnacitfashist Gjermani, Italia dhe Japonia……dhe Shtetet qe mbroheshin dhe luftonin keto shtet ishin USA DHE BRITANIA……..ndersa shteti komunist terrorist BRSS, luftonte per ti okupuar shtetet tjera dhe arriti te i okupoje : Gjermanine lindore, Polonine,,Rumanine, Shqiperine, Kosoven Jugosllavine, Qekosllovakine, Moldavine, Hungarine, Shtete Baltike …Esonine, Lituanine dhe Letonine…..te cilat u qliruan nenvitet 90-ta……ndersa ish RSFJ ISHTE E LIRE PREJ BRSS-se qe nga viti 1948 por ne anen tjeter RSFJ mbante te okupuar Kroacine, Sllovenine, Kosoven Maqedonine, Malin E Zi, Bosnjen dhe Vojvodinen…..e cila akoma eshte e okupuar nga Serbia.
Prandaj mos rrej o rrenc komunist.
E par e punës quhet Shën Vladimir e jo Elbasan emërtim i vendosur nga kellirat Turko Osmane?
Xhafer Deva haxh i Ibraim Rugovës ish një shkerdhat Turko fashist nga me te felliqte ku pushkatoi dhjetra të rinj që ju bashkuan kualicionit antifashist!!
Beni,
Kuslinget komunist te Enver Hoxhes kane vra mbi 4000 dmth kater mije Ballist, sepse Ballistet ishin Demokrat, ndersa komnistet ishin kusling dhe tradhetar qe kolaboronin me forcat komuniste Ruse dhe Shkavelle apo Serbe. Deri sot asnje kuisling komunist nuk,eshte denuar per krimet qe i kane bere kunder Balisteve. Perndrsyhe kuislinget komunist nuk e kane vra asnje Italian dhe asnje Gjerman per 6 vitet ne perioden 1939-1944……:sepse caku i kuislingeve nuk ishin Iatalianet dhe Gjermanet por caku isht kombi SHQIPTAR…..sepse kuislinget komunist vepronin 100% sipas udhezimeve te Okupatoreve Rus dhe Shkavell(Serb).
Kjo eshte fakt i pamohueshem…..ndersa ti nazohesh ne perrallat dhe filmat propagandistik qe i benin kusilinget komunist te Enver Hoxhe Kuislingut numer nje dhe tradhetarit me te madh te kombit SHQIPTAR..ne historine e njohur deri tani.