A ka ende rëndësi Marksi?

4 Maj 2018, 09:50Dossier TEMA

Në 200 vjetorin e lindjes së Karl Marks më 5 maj 1818, nuk është e tepërt të sugjerosh se parashikimet e tij kanë rezultuar false, se teoritë e tij janë diskretituar dhe se idetë e tij janë bërë të dobëta. Po pse ne duhet të shqetësohemi për trashëgiminë e tij në shekullin e njëzet e një?

Nga Peter Singer

Nga viti 1949, kur Mao Ceduni dhe komunistët triumfuan në luftën civile të Kinës, deri në rënien e murit të Berlinit 40 vjet më vonë, rëndësia historike e Karl Marksit ishte e pakrahasueshme. Gati katër në çdo dhjetë vetë në tokë jetonin nën qeveri që pretendonin se ishin Marksiste, dhe në shumë vende të tjera Marksizmi ishte ideologjia dominuese e së majtës, ndërkohë që politikat e të djathtës shpesh konsistonin thjesht në si të kundërshtohej Marksizmi.

Gjithsesi, sapo komunizmi u rrëzua në Bashkimin Sovjetik dhe në satelitët e tij, ndikimi i Marksit u rrëzua. Në dyqindvjetorin e lindjes së Marksit më 5 maj 1818, nuk është e ekzagjeruar të sugjerojmë se parashikimet e tij kanë rezultuar fals, se teoritë e tij janë diskretituar dhe idetë e tij janë të dobëta. Pra pse ne duhet ta vrasim mendjen për trashëgiminë e tij në shekullin e njëzet e një?

Reputacioni i Marksit u dëmtua rëndë nga krimet e kryera nga regjimet që e quanin veten Marksiste, megjithëse nuk ka prova se vetë Marksi do të kishte mbështetur krime të tilla. Por komunizmi u rrëzua gjerësisht për shkak se, siç u praktikua në bllokun sovjetik dhe në Kinën nën Maon, dështoi t’i japë njerëzve një standard jetese të krahasueshëm me atë që kishin shumica e njerëzve në ekonomitë kapitaliste.

këto dështime nuk reflektojnë defekte të përshkrimin e komunizmit nga Marksi, për shkak se Marksi nuk e përshkroi atë kurrë: ai nuk tregoi as interesin më të vogël në detajet se si duhej të funksiononte një shoqëri komuniste. Në vend të kësaj, dështimet e komunizmit tregojnë një defekt më të thellë: këndvështrimi i gabuar i Marksit mbi natyrën njerëzore.

Marksi mendonte se nuk ka fare diçka të tillë si natyrë njerëzore biologjike e brendshme. Esenca njerëzore, shkroi ai te Tezat mbi Feuerbach, “tërësia e marrëdhënieve shoqërore.” Kjo pason me argumentin se nëse ti ndryshon marrëdhëniet shoqërore – për shembull, duke ndryshuar bazat ekonomike të shoqërisë dhe duke shfuqizuar marrëdhënien mes kapitalistit dhe punëtorit – njerëzit në shoqërinë e re do të jenë shumë të ndryshëm nga mënyra se si ata janë nën sistemin kapitalist.

Marksi nuk mbërriti në këtë bindje përmes studimeve të detajuara mbi natyrën njerëzore nën sisteme të ndryshme ekonomike. Kjo ishte më shumë një aplikim i mendimeve të Hegelit mbi historinë. Sipas Hegelit, qëllimi i historisë është çlirimi i shpirtit njerëzor, gjë që ndodh kur ne të gjithë kuptojmë se jemi pjesë e një mendjeje njerëzore universale. Marksi e transformoi këtë kronikë “idealiste” në një “materialiste”, në të cilën forca udhëheqëse e historisë është plotësimi i nevojave tona materjale dhe që çlirimi përfitohet përmes luftës së klasave. Klasa punëtore do të jetë mjeti për çlirim universal për shkak të mohimit prej saj të pronës private dhe për rrjedhojë do të sjellë pronësinë e përbashkët mbi mjetet e prodhimit.

Sapo punëtorët të kishin pronësinë e mjeteve të prodhimit në mënyrë të përbashkët, mendoi Marksi, “burimet e mirëqenies bashkëpunuese” do të rridhnin më bollshëm se sa ato të pasurisë private – dhe do të ishin aq të bollshme sa shpërndarja do të pushonte së qeni problem. Kjo është arsyeja se pse ai nuk e pa të nevojshme të shkonte në detaje mbi atë se si do të shpërndaheshin të ardhurat apo të mirat. Në fakt, kur Marksi lexoi një platformë për bashkimin e partive socialiste gjermane, ai përshkroi fraza të tilla si “shpërndarje e ndershme” dhe “të drejta të barabarta” si “të dobëta dhe plehra gojore.” Ato i përkisnin, mendoi ai, një epoke mungesash të cilës revolucioni do t’i jepte fund.

Bashkimi Sovjetik dëshmoi se heqja e pronës private mbi mjetet e prodhimit nuk e ndryshon natyrën njerëzore. Shumica e njerëzve, në vend që t’ia përkushtonin veten të mirës së përbashkët, vijuan të kërkojnë pushtet, privilegje dhe lukse për veten dhe për njerëzit pranë vetes. Ironikisht, demonstrimi më i qartë se burimet e pasurisë private rrjedhin më me bollëk se sa ato të pasurisë kolektive mund të shihet në historinë e një prej vendeve të mëdha që vijon të pretendojë se aderon te Marksizmi.

Nën Maon, shumica e kinezëve jetonte në varfëri. Ekonomia e Kinës filloi të rritet me shpejtësi vetëm pas vitit 1978, kur pasardhësi i Maos, Ten Siaopini (i cili pati shpallur se “nuk ka rëndësi nëse një mace është e bardhë apo e zezë për sa kohë që arrin ta kapë miun”) lejoi sipërmarrjen private. Reformat e tij me kalimin e kohës nxorrën 800 milionë njerëz nga varfëria ekstreme por krijuan gjithashtu një shoqëri me pabarazi edhe më të madhe të të ardhurave se sa çdo vend europian (dhe shumë më të madhe se sa Shtetet e Bashkuara). Megjithëse Kina vijon të pretendojë se po ndërton “socializmin me karakteristika kineze,” nuk është e lehtë të shohës se çfarë është socialiste këtu, e aq më pak, Marksiste.

Nëse Kina nuk është më e ndikuar nga mendimet e Marksit, ne mund të dalim në përfundimin se në politikë, ashtu si edhe në ekonomi, ai me të vërtetë është i parëndësishëm. Megjithatë ndikimi i tij intelektual mbetet. Teoria e tij e materializmit historik është bërë, në mënyrë të kufizuar, pjesë e të kuptuarit tonë të forcave që përcaktojnë drejtimin e shoqërisë njerëzore. Ne nuk kemi nevojë të besojmë atë që Marksi në një rast e shpjegoi në mënyrë të nxituar, mulliri me dorë na jep ne një shoqëri feudale ndërsa mulliri me motor një shoqëri kapitalistësh industrialistë. Në shkrime të tjera, Marksi sugjeroi një këndvështrim më kompleks, në të cilin ka një ndërveprim mes të gjitha aspekteve të shoqërisë.

Pjesa më e rëndësishme e këndvështrimit të Marksit mbi historinë është një negative: evolucioni i ideve, religjioneve dhe institucioneve politike nuk është i pavarur nga mjetet që ne përdorim për të plotësuar nevojat tona dhe as nuk është i pavarur nga strukturat ekonomike që ne organizojmë përreth këtyre mjeteve apo interesave financiare që mjetet krijojnë. Kjo është tepër e dukshme dhe e panevojshme për t’u thënë por kjo ka ndodhur për shkak se ne e kemi brendësuar këtë këndvështrim. Në këtë kuptim, ne të gjithë sot jemi Marksistë.

Project Syndicate-BIRN

7 komente në “A ka ende rëndësi Marksi?”

  1. Peter Singer eshte nje nder autoret me ekstremist te komenteve dhe analizave me karakter Politik dhe Ekonomik ne Media te ndryshme Boterore. Ai shquhet per afrimitet me Bankere, Industrialiste, Politikane gjoja-Blu dhe familje pasanikesh miliardere, duke i sherbyer me nje zell te papare si analist dhe komentator sa here ja kerkojne Ata. Po te lexohet me sado pak kujdes ky autor, kuptohet masa e “hedhjes balte” ndaj cdo gjeje dhe personazhi te shekujve te shkuar, sidomos nese flitet per figura titane te historise se njerezimit qe kane kritikuar Kapitalizmin. Faktet qe sot ne Bote ku mbizotron nje situate e ndere ekonomike dhe politike, sa jo rralle i afrohemi Luftes Boterore nga papergjegjshmeria dhe babezia e 3% te te pasurve, qe nuk shohin me tej se “xhepi i tyre”, tregon se z. Peter Singer eshte dhe do te mbetet nje autor shkrimesh me porosi dhe vartesi nga pagesat e majme te Medias ne sherbim te 3% te njerezimit, ketij 3% te papergjegjshem dhe babezi, qe ka per “boorxhe” te hedhi prodhimet ne kanal a det apo ti gropos se, sa ti shperndaje per 97% e njerezimit per te jetuar normal. Autore te tille jane vertete “jashteqitje” e kohes qe jetojme, qe kritikojne emocionalisht dhe per para, titane te njerezimit te shekujve te kaluar sikur kane jetuar e jetojne ne kete kohe. Cfare idjoti…

    1. ehhh says:

      Anti-marksizmi eshte mendim i maskarenjve dhe idioteve!

      1. ufff says:

        MASKARENJTE DHE IDJOTET PERFAQESOJNE MARKSISTET

  2. Agim Anastasi says:

    Ne Gjermani ka shume si ky individ qe mendon e shkruan keshtu per Marksin. Shume media thone se Marksi po kthehet kul ne aktualitetin e perditshem. Por kush mendon keshtu si autori i mmesiperm. Vetem ata qe jeta u kalon ne spekullim. Dhe spekullohet dhe me ato qe ekonomisti i madh ka shkruar. Dihet mire se Marksi u keq u interpretua nga Mao me shoke per pushtet. Ne Kine dhe Rusi akoma nuk ishte ai kapitalizem qe Marksi mendonte per vendet e perendimit. Paraja eshte zoti i ri dhe kapitalizmi religioni i ri ,po nguliteshin ne perendim por duhej kohe qe kjo ide te behej realitet ne Kine. Sigurishte sot thenia e Marksit eshte realiteti pa diskutushem dhe gazetari i artikullit se permend dhe menyra se si shkruan e bene ate nje propogandues naiv dhe shfaqet qarte se ai nuk ka lexhuar asnje faqe te Kapitalit. Zaten keta njerez te ndyre te paguar flasin keshtu dhe nuk shohin sot diferencimin e diskretitimin e papare qe po cone boten ne prag te luftes te trete . Kapitalizmi iformal apo kazino ,sot ka bere qe proletariati nuk ka frike se do humbi vetem prangat sic thote autori i kapitalit , por ne pyetje eshte jeta e qytetarit. Pra jo do humbi prangat por do te humbe jeten. Nje gje dihet as politika as propoganduesit nuk mundet te ndalin dot renien e kapitalizmit sot. Bankat dhe firmat e siguracionit jane mashtrimi me imadh qe i behet shoqerise pasi pjesa e atyre qe zoterojne parane ,kane te tjera banka, ato qe quhen ,oazet fiskale. Egoizmi nuk ka shkateruar vetem shoqerine por dhe planetin. Njerzit e hutuar nga skamja duhet te lexhojne dhe shkrimin e ketij propoganduesi cinik.

  3. Mallakastra says:

    Ky Peter Signer gjykon Marksin mbas 200 vjetesh. Signer harron qe shume element te teoris Marksiste i vuri ne sherbim te vete Kapitalizmi.

  4. vang says:

    Duke punuar per 3% e oligarkise botrore ky studius qe si arrin ne gishtin e kembes Marksit ,sipas kokes se tije ne dolem,duam sduam te gjithe marksiste.

  5. Mentari says:

    Karl Marksi; Cfar fiton Klasa punetore nga(Ndryhimi nga njeri Sistem ne Sistemin tjeter) ” Revolucioni”; I hiqen nje pale pranga dhe I vendosen nje pale te tjera; Shembull eshte Kopertativisti (Fshatari) shqiptar te kohes se Enver kriminelit.Marksi dhe teorite e tija per ndryshimin e Shoqerive me dhune (Revolucion) deshtoj me turp,Predikimi I tij per Vellazerim , Barazi,drejtesi etj (Komuna e Parisit) Deshtoje me turp.Shperndarja e te ardhurave ne baze te nevojes ,deshtoje me turp.Po marr shqiperine e 1944-1992 Kur Elita e Banditeve komuniste Shqiptare me 1956 (Byroja politike) u vecuan nga populli dhe shkuan e jetuan si Mbreter ne Bllok atehere teorija e Marksit me njeriun pa ndergjegje i denocoj shum shpejt Fantazite Utopike te Marksit.Peter Singer edhe pse nuk eshte zgjeruar shume tek fantazite Utopike te Marksit ai ka bere nje analize te shkurter me teza Zgjeruese qe jane shume reale me boten qe ne jetojme.Marksizmi deshtoje me turp dhe me te drejte sepse ajo teori ishte fantazi,Utopi qe nuk I pershtatet karakterit njerzor as sot dhe as neser dhe asnjehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje