Manjani mesazh Ramës: Shkarkoje këtë Fatmir Xhafën dhe jepi ministri tjetër, s'ka moral

10 Maj 2018, 22:11Politika TEMA

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani thotë se Fatmir Xhafaj duhet të shkarkohet nga posti në Ministrinë e Brendshme dhe të marrë nën kontroll një tjetër ministri.

 

 

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Manjani i dha një këshillë publike kryeministrit Edi Rama duke thënë se Xhafa s’ka moral dhe duhet të ikë.

“Në Shqipëri, në politikën shqiptare, njerëz që kanë ndikim në jetën administrative, u kërkojnë mesazh të tjerëve se çfarë bëjnë. Historia e vëllait të zotit Xhafaj është histori e vjetër.

Them se janë dy histori. Është histori e përfolur në publik dhe lë vend për dyshime. Ka dyshime se pse kjo praktikë nuk gjendet në organet shqiptare.

Ça ka ndodhu me ekstradimin? Çështja është këtu; kjo këshillë i takon kryeministrit të vendit, ja them me dashamirësi. Ai duhet ta shkarkojë ministrin e Brendshëm.

Mund ta mbajë në kabinet, por ai nuk duhet të jetë në detyrën e ministrit të Brendshëm, pasi është institucion në kolaps. Morali me të cilën Policia e Shtetit dhe Xhafaj bëjnë arrestime dhe përplasin në mënyrë të poshtër njerëz të zakonshëm dhe opozitën, nuk harrojnë të izolojnë njerëzit e tyre.

Ndaj i takon kryeministrit që nëse do të bëjë reformën në drejtësi, ai është momenti që të ndërhyjë. Ai aludon edhe me ambasadorët, po kjo nuk ka rëndësi.

Nuk janë aq të pavëmendshëm ambasadorët. Xhafaj mund të jetë anëtar i këtij kabineti, se nuk meriton më shumë, por jo në krye të Ministrisë së Brendshme. Ska asnjë lloj morali”, tha Manjani.(TemA)

3 komente në “Manjani mesazh Ramës: Shkarkoje këtë Fatmir Xhafën dhe jepi ministri tjetër, s’ka moral”

  1. Kjb says:

    Jeni bo autopolanti i Ylli Manjanit late nom!!

  2. selvia says:

    Ministri me i mire i gjith kohes ne vendin tone eshte Fatmir Xhafaj por ti mor Yll i partise e shokut Enver je i brumosur me ideologjine komuniste me nje fjale plere.

  3. Lennard says:

    Po per cilin moral e ke fjalen ,Per Moralin e ndyre te LSI????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje