DOKUMENTI/ Kur komunistët urdhëronin kthimin e Kishës së Laçit në zonë ushtarake: T’u pritet rruga pelegrinëve

12 Maj 2018, 15:33Dossier TEMA

Njihej nën komunizëm fenomeni i ndjekjes në fshehtësi i riteve fetare, nga pjesëtarë të të gjitha besimeve. Kishte prej atyre që u dorëzuan nga presioni komunist, por dhe prej atyre që gjetën mënyra për ta sfiduar atë vijuar ritet.

Ky fenomen ka përfshirë atë botë dhe të ashtuquajturën Kishë e Laçit, ose ndryshe e Shnanout, ku çdo qershor realizohet një peligrinazh masiv aty prej besimtarësh katolikë të zonave të veriut.

Një dokumenti i vitit1973 zbulon se regjimi ishte i ndërgjegjshëm për këtë që ndodhte, sidomos me vend kulti, ndaj dhe diskutonte masat që duhej të merreshin për t’i frenuar njerëzit që të shkonin aty. Bëhet fjalë për 6 vjet pas mbylljes me ligj të çdo objekti kulti dhe shpalljen e Shqipërisë vend ateist.

Dokumenti ku flitet për këtë rast është nënshkruar nga Ramadan Xhangolli, Sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratit Shqiptar. Xhangolli ia dërgon shkresën sektorit të edukimit në Komitetin Qendror të PPSH-së.

Në dokunent, urdhërrohet që zona e kishës të kthehet në zonë ushtarake, e ndërkohë të evidentoheshin të gjithë njerëzit që shkonin aty.

Ja ç’shkruan kuadri komunist në qarkoren e tij urdhëruese:

Tiranë, më 29/IV/1973

Komiteitt Qendror të PPSH-së

(Sektorit të edukimit)

“Në një bisedë që patëm me sekretarin e frontit të rrethit të Krujës, rezulton se akoma edhe sot, vazhdon të frekuentohet Kisha e Shnanout në Laç. Frekuentuesit janë kryesisht nga rrethet Lezhë, Durrës, Mat, Shkodër, Rrëshen, Pukë, dhe Tiranë (zona e Prezës). Me sa duket besimtarët i shpëtojnë kontrollit të masave. Me qëllim që të ndalohet frekuentimi i “vendit të shenjtë” mendojmë, që në pragun e 12 qershorit, festës së Shnanout, krahas punës bindëse, sqaruese e demaskuese për rastet e veçanta që duhet të bëjnë  organizatat e masave, ku simbas mendimit tonë duhet të merren dhe disa masa administrative:

Zona e Shnanout të rikthehet në zonë ushtarake.

Pavarësisht nga rikthimi në zonë ushtarake, shokët e Krujës duhet të organizojnë brigada të kontrollit të përditshëm, të cilat duhet të merren jo vetëm me punë bindëse e sqaruese me frekuentuesit, por edhe të bëjnë evidentimin e njerëzve që shkojnë atje me qëllim që të informohen rrethet dhe organizatat e frontit të fshatrave të tyre.

Rastet e evidentimit të frekuentuesve para datës 12 qershor, t’u bëhen të njohura rretheve me qëllim që të merren masa parandaluese sipas specifikës së çdo rrethi.

Masat e mësipërme mendojmë t’u bëhen të njohura edhe rretheve që u përmendën më lart.

Sekretari i këshillit të përgjithshëm të FDSH, Ramadan Xhangolli. /tesheshi/

4 komente në “DOKUMENTI/ Kur komunistët urdhëronin kthimin e Kishës së Laçit në zonë ushtarake: T’u pritet rruga pelegrinëve”

  1. pashko vaso says:

    nuk kam qene dakort me ate politike kunder fese te PPSH ( partia e punes ) ne kohen e socjalizmit ( jo komunizmit) por sot
    .
    .kur shikoj qe jane reabilituar ish katolike bashkpuntore te fashizmit..
    .
    kur koloneli Janullatos uzurpoi kishen ORTODOKSE shqiptare.
    .
    .kur baba Mondi i batakcinjeve paguhet nga taksat e “besimtareve fukarenj por te lumtur” per qindra baballaret dhe sherbyesit e tyre
    .

    kur prifti Iremije i Serbise thote ne mes te Tiranes se Kosova eshte pjese e Serbise
    .
    kur mijra myslymane i kthejne bythen Gjergj Kastriotit kur falen ne sheshin e tij
    .
    kur shume islamike shqipfoles hkojne ne Siri si ekstremiste terroriste

    etj etj

    them me plot gojen se kritikoj Enverin per gabimet e tij por sot cfare ndodhi pas 1992 te gjitha fete kane lujatur nje rol thellesisht antishqiptar….ku ai vend ka perfunduar ne nje sketerre te lumtur qe mbijeton nga 1.6 miljon emigrante dhe plantacjonet e droges…

    Ju lutem mos na i beni Enverin Profetin e Shqiptareve…
    qe PERIFRAZONTE SHPREHJEN:FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA
    si thonte rilindasi i madh Pashko Vaso…..MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA..

    1. Ec aty says:

      Do ishte mire qe perseri ajo zone te kthehej ne zone ushtarake dhe te mos shikonim tufat e budallenjve qe shkojne atje e zvarriten neper gure, por te shkojne te mbarojne shkollen fillore!

  2. Kryqi says:

    Thagma e Botes,Idjotesite e enver homos,shquar e vecuar nga gjithe dynjaja,
    Krijimi I majmunit te ri,njeriut te ri qe krijoj partia e katandisi ate vend ne me te varferin
    e europes,pasojat qe i vuajme edhe sot,moralisht,ekonomikisht,politikisht te korruptuar
    ne gen.

    1. E di si eshte puna says:

      ENVERI HERO KOMBETAR I SHQIPTAREVE!
      Besimi fetar lindi kur nje MASHTRUES takoi ne rruge nje IDIOT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje