Historia e panjohur: Si u vra Elez Isufi bashkë me të nipin nga serbët, pasi nuk e blenë dot (u tradhtua nga vetë shqiptarët)

13 Maj 2018, 09:25Dossier TEMA

Nga Roland Qafoku*

Ku ishin kryengritjet, atje ishte Elez Isufi Ndreu. Kështu ndodhi në mars të vitit 1912 kundër serbëve në Malësinë e Dibrës. Kështu ndodhi në nëntor të vitit 1912 po kundër serbëve. Kështu ndodhi në dhjetor 1915 me ushtrinë serbe, e cila arriti deri në Durrës.

Kështu ndodhi dhe në gusht të vitit 1920 po kundër  ushtrisë serbe që dërgoi Beogradi për ta eliminuar atë dhe mbështetësit e tij.

Kështu ndodhi në 1921 kur mercenarë bjellorusë në ushtrinë serbe tentuan ta vrisnin.

Në mars 1922 Elez Isufi organzoi kryengritjen e parë me armë ndaj qeverisë shqiptare. Të gjitha betejat i kishte bërë ballë për ballë, deri më 16 dhjetor 1924 në orën 11.00, kur vetë Elez Isufi mbeti i vrarë pas shpine.

Qe një plagosje që i shkaktoi vdekjen 14 ditë më vonë. Në orën 01.00 të 30 dhjetorit të atij viti ai ndërroi jetë i dergjur në shtratin e tij në kullë.

SKENA E VRASJES

Edhe pse nuhatja dhe intuita ishte cilësia e tij më e mirë, Elez Isufit nuk i shkoi mendja në jetë se vdekja do t’i kishte ardhur nga një tradhti .

Ndodhej në kazermat e Ali Rizait në Peshkopi, kur kuptoi se ishte tradhtuar në momentin kur një batare pushkësh u drejtuan ndaj tij dhe nipit të vet Suf Xhelilit.

Duke u larguar nga kazerma i pari u qëllua dhe vdiq në vend Suf Xhelili, ndërsa Elez Isufi mori dy plumba në bark dhe u rrëzua në tokë.

Ashtu të plagosur e dërguan në kullën e vet, dhe aty pas dy javësh ndërroi jetë.

SI U ORGANIZUA VRASJA?

Momentin e vrasjes së Elez Isufit e ka treguar në kujtimet e tij historike bashkëkohësi Ismail Strazimiri, zëvendësprefekt i Dibrës.

“…zunë me ra si breshëri plumbat e kundërshtarëve n\oborr të kazermës, atëherë u çue Sul Xhelili dhe duel jashtë kthinës. Atë e ndoq mbasandej edhe Elez Isufi.

Suf Xhelili u vra tue zbrit nga nji mur i ulët i oborrit të kazermës, kurse Elez Isufi u plagos n’oborr. … Elez Isufi i

plagosun me dy plumba nën kërthizë, ndërroi jetë natën e 29-30 dhjetor 1924”.

Vrasja ishte tradhti e pastër. Këtë e konfirmon përsëri bashkëkohësi i vet, Strazimiri.

“Vrasja e tyne s’qe aksidentale apo e rasës. Ishte përgatit nergut dhe u krye prej njerëzve të shenjuem. Ndërkohë u vra Murat Qerrja dhe u plagos Nesim Ahmeti, Osman Musai, Mehmet Elezi të gjithë nga Dardha dhe besnikë t’Elezit”.

Ndonëse me nënkupton, këtë version e jep edhe vetë Elez Isufi pak momente përpara se të vdiste kur ndër fjalët e fundit tha:

“Nëse do t’i shpëtoj vdekjes, nuk do merrem më me njerëzit, por me kafshët”.

Por ka edhe një version, sipas të cilit vdekja e tij ishte më shumë një vullnet i vetë Elez Isufit.

Kur mësoi se i nipi, Suf Xhelili, ishte vrarë, ai nuk pranoi që mjeku t’i hiqte plumbat që kishte në trup, duke e shoqëruar me fjalët:

“Paska qenë e thënë që të iknim bashkë nga kjo botë”

Vargu i njerëzve që shkuan në varrimin e tij ishte nga më të gjatët që janë parë jo vetëm

në atë zonë.

NDERSHMËRIA E ELEZ ISUFIT

Pa shkollë, pa ndonjë kulturë dhe edukim ekstra, Elez Isufi megjithatë kishte disa cilësi natyre që e bënë të hynte në histori. Jo vetëm trimëria e tij është proverbiale, por kësaj cilësie ai i kishte shtuar edhe një tjetër, ndershmërinë.

I pari dëshmitar që flet për ndershmërinë dhe besën e tij është konsulli anglez në Shqipëri, Ayros, gjatë vizitës së marsit 1922, ku Elez Isufi dhe Ahmet Zogu besuan te njëri-tjetri, edhe pse ai ishte 60 vjeç dhe Ahmet Zogu 26 vjeç, vetëm me një shtrëngim duarsh.

Do të çuditej gjithashtu edhe një gjeneral serb që teksa i shkoi në kullë i bëri disa oferta në vlerë monetare vetëm që ai të mos kundërshtonte marrjen e disa tokave brenda kufirit shqiptar.

Elez Isufi shikonte aty pranë disa fëmijë dhe i tha gjeneralit serb:

“Shihni, zotni! Edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lane këta fëmijë”.

Ky ishte Elez Isufi, një plak që përfaqësonte cilësitë më të mira të shqiptarit patriot e që luftoi me zemër dhe shpirt për Shqipërinë, por që mbeti i vrarë për këtë Shqipëri nga shqiptarët që bashkëpunuan me të huajt.

10 fakte

1 Elez Isufi ishte një prijës çetash kryengritjesh nga fshati Sllovë i Dibrës kundër pushtimit serb

2 Elez Isufi ishte një njeri i paarsimuar, por me një zgjuarsi natyrore dhe me autoritet në familjen e vet, por edhe në të gjithë zonën e Dibrës

3 Elez Isufi ishte djali i Isuf Ndreut, njeriu simbol i rezistencës kundër pushtuesve serbë

4 Elez Isufi trashëgoi kullën e familjes Isufi, një minikështjellë e ndërtuar në tokat e familjes në Lisivalle të Dibrës, në vitin 1884

5 Gjatë pushtimit osman Elez Isufi ishte mbrojtës i pasurisë së të pasurve dhe pashallarëve të nënprefekturës së Rekës nga kusarët

6 Elez Isufi ishte i pasur pikërisht prej pagesave të mira që merrte për mbrojtjen që u bënte atyre nga grabitësit

7 Elez Isufi ka qenë disa herë drejtues i formacioneve fshatare të zonës, në mbështetje të disa lëvizjeve kundër qeverive të ndryshme në Shqipëri

8 Rasti më historik është ai i marsit 1922 që teksa sulmoi Tiranën me forcat që komandonte, e detyroi qeverinë të largohej në Elbasan

9 Vetëm besa që i dha Ahmet Zogut si ministër i Brendshëm solli paqen pas asaj lëvizjeje

10 Elez Isufi u dekorua më 28 janar 1916 nga perandori i Austro-Hungarisë Franc Jozefi me Kryqin e Konturës së Oficerëve

10 mistere

1.Përse Elez Isufi shkoi në kazermën e Ali Rizait në Peshkopi?

2 Përse Elez Isufi tentoi të largohej nga kazerma pas thirrjes së Suf Xhelilit se ishin të rrethuar?

3 Përse e cilësuan si triumf futjen në kazermë pas plagosjes së Elez Isufit, Fiqiri Dines, Hysni Demas, Sul Shehut dhe Aqif Lleshit?

4 Kush i mbështeteste ata që sulmuan Elez Isufin dhe Suf Xhelilin?

5 Cilët ishin ata që e ngritën kurthin ndaj tij dhe ata që e shoqëronin?

6 A ishte vrasja e tij tentativa e fundit e armiqve të Shqipërisë në bashkëpunim me ata shqiptarë për të eliminuar fizikisht atë që u prishte punë?

7 Kujt i interesonte më shumë vrasja e Elez Isufit?

8 Përse shoqëruesit e Elez Isufit ishin të paktë në numër, ndërkohë që kurdoherë ku kishte luftuar kishte pasur shumë mbështetës?

9 Përse figura e Elez Isufit është lënë në harresë nga historiografia jonë?

10 Përse për shumë e shumë vite nuk është kërkuar zbardhja reale e vrasjes së Elez Isufit?

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”. Përgatiti për botim TemA.

31 komente në “Historia e panjohur: Si u vra Elez Isufi bashkë me të nipin nga serbët, pasi nuk e blenë dot (u tradhtua nga vetë shqiptarët)”

  1. Alban Hamzai says:

    Nga ato qe jane shkruar del se Elez Isufi u vra nga shqiptaret.Nga viti 1922 deri sa u vra ne dhjetor 1924 ai vepronte kunder qeverive shqiptare(keshtu eshte shkruar ne artikull),gjithashtu u pasurua duke mbrojtur pronat e te pasurve ,pra luftonte te varferit e Shqiperise ,qe perbenin mbi 90% te popullsise .Nuk na shkruani pse ai luftonte vazhdimisht qeverite shqiptare ,ne emer te kujt I luftonte ato,cilat interesa mbronte duke luftuar keto qeveri? Me keto qe keni shkruar ai ka qene thjesht komandant rojesh I te pasurve ,deri sa e vrane .Ju lutem botoni komentin tim!

    1. Xh Ndreu says:

      Alban,si dhe sot ne politike athere ishin disa krahe qe perplaseshin me njeri tjetrin. Gjyshi jone ishte in krahun antiserb pasi kishte dekada qe luftonte me ta. Personi qe Elezi u perplas (Zogu) ne 1922 erdhi ne fuqi me ndihmen e serbve ne 1924. Elezi ishte pengesa kryesore ushtarakisht se qeveria e Nolit nuk kishte force ta perballonte. Pra duhej eleminuar Elezi te hapej ruga per te mare pushtetin Zogu. Keshtu qe u blen me flori paria e athershme e Dibres , duke shfrytezuar dhe armiqesite klanore te kohes. Keto muhabete ne i kemi degjuar nga te paret kur ishim te vegjel.Xha Beshiri ka vdekur vone,besoj nga vitet 80. AI I kishte jetuar te gjitha keto ngjarje vete. I shte bur trim e i zgjuar e na tregonte me imtesi keto ngjarje. E di qe do me versulen me sharje keshurinjte e mi zogiste por kjo eshte e verteta.

      1. Homeri Shqyptar says:

        Xh Ndreu..pershendetje..mire se kur ishit t’vogel e ngjojshit perrallat e Gjyshit por sot qe jeni rrit pse nuk kerkon te mesosh prej dokumenteve te Milosao Jelic,biografit te Elez Ndreut?Apo prej arkivave si Shqyptare ashtu t’huaja ku dalin haptazi nderrimi i krahut prej Elez Isufit me dernjane tjere sa here pagesa t’ishte ma e majshme prej kujtdo krahu vinte?

        Apo dhe vete do ta mbajsh mend jo larg ku Esad Ndreu bashke me sllavo-mongolo-komunistet te tipit Dushan Mugosha-Miladin Popovic etj vrau e dogji Dibren e gjithe Shqipnine per t’na pru komunizmin kembekryq n’voter edhe pasi mbaroi pune E Hoxha ju pa se gjithe fisi juej jeni si “mizat e kalit” dmth shkoni nga njera bythe n’tjetren dhe pasi mbaroi pune ju eliminoj gjithe t’paret…edhe sot e kesaj dite mundoheni t’na shiteni si antikomuniste?

        E mira asht se jo vetem n’Diber ju njohin t’gjithe per tradhtite e Elezit..Esadit etj…por mesa shihet qarte prej komenteve k’tu,tashme ju njofin t’gjithe Shqiptaret!Po t’kishit sadopak ndergjegje e pakta qe mund te beni asht ti kerkoni falje Dibres e krejt Shqipnise per bemat e t’parve tuaj dhe ta filloni me heqjen e bustit t’Elez Ages n’Peshkopi..

        1. Taulant says:

          Ti laj gojen se ngateron historin kur flet per fisin ndreu kur mbronte ruget e tregtareve ishte akoma nen sundimin otoman shqiperia dhe kur flet ti per arkiva duket se sa injorant je se po te ishte i till nuk e dekoronte perandoria austriake sa per injorancen tende ne nje luft me serbet elezi kish kap rob princin serb dhe mbas nje muaji e vrau qe perkonte me kohen qe ishte vrare me pare princi austriak

        2. Dan says:

          Ti ti homeri shqyptar qenke një legen me siguri paske qenë ndonjë ballist që të qenkan prishur interesat me siguri dihet të jesh nga krahu i tradhtarëve Bes prerëve dhe vënë emrin e vërtet tëndin

    2. Bulent says:

      Alban,
      Eles Isufi luftonte per llogari te Austriakeve te cilet ishin e vetmja perandori ne mbrojtje te interesave shiptare.

      Lexo artikullin dhe shiko qe eshte dekoruar nga Perandroi austriak.
      Elez isufi u vra nga paria e Dibres qe kishte marre leke nga Ahmet Zogu.
      Shiko kush i zoteron pronat nga Frigoriferi deri te Hygea ta kuptosh.

    3. Taulant says:

      Asnjehere nuk ka luftuar qeverit shqiptare Elezi ne radhe ju race me prejardhje sllave ta kuptoni se ne ate koh elezi vajti ne tirane se qeveria e 22 nxori dekret qe te gjith malesoret te dorezonin armet ne nje koh qe serbet i kishte te dera

  2. Illyrian Warrior says:

    5. Per piken 5 e kam fjalen. Mbronte tokat e pashallareve shqiptare gjate administrimit Osman Duke qene se jo vetem tokat shqiptare por gjithe perandoria osmane ne ballkan administrohej nga shqiptaret.

  3. Free says:

    Malokte e shqipnis kan shti pushke per interes dhe per atdhe vetem kur skan pas zgjidhje tjeter. Luftonin me klane dhe kur nuk kane pasur vizion te gjere. I lloj atehere i lloj jane dhe tani.

  4. marku says:

    Ne te gjitha pikat tregon se ti nuk je gazetar i mirefillte apo historian,je thjesht skraparlli …! Ne piken e pare nuk quhet kryengritje kur nuk je nen qeverisjen e serbeve,por rezistence kunder pushtuesve….dhe ne piken e fundit….Elez Isufin ,partia e Enver Hoxhes i dha titullin “Hero i Popullit” me lart se kaq…?

    1. Taulant says:

      Po normale o cop injoranti po e ke ne histori qe ka bo 9 vjet luft me turqit dhe serbet dhe hero eshte jo se e beri sistemi se po te ishte per sistemin as ne varezat e deshorve se vun po jasht saj

  5. R.Vladi says:

    Hahahah Qafoku na sjedhe gjithmon fakte nga njerez te shquar qe jane vrare,ne kohe, per ata qe ka shkruar nuk e di nga i ka marr te dhenat,sepse sa shikoj ketu me Elez Isufin e ka menderos,druaj nuk ka vajtur ne zonen e Lures se do kishte mesuar me teper.Por druaj se ata burra qe tregonin realitetin kane nderruar jete.Kam punuar vite ne Lure dhe Elezin e tregonin njeri agresor grabites,interesxhi qe bente pakte me cdo pushtues.Tregojne se si kishte grabitur edhe florinje diku.Ky eshte shkaku qe nuk i dhane shume rendesi figures se tije pra e lane mbase dore .Kishin frike se do dilnin te dhena qe do ta poshteronin figuren historike te tije,dhe kjo nuk i leverdiste komunizmes,qe e kishte shpall hero?Elezi ishte nje Haxhi Qamil i dyte ,ku fatkeqesishte edhe ai u lartesua nga Enver Hoxha.Elezi ishte vegele e Turkut,pasatj u be e Serbit,ka mare napolona flori,cka shpjegohet se u dogjee u vra e gjithe Lura dhe Elezit nuk i hyri gjemb ne kembe?Me Austroungarezet po me gjithe pushtuesit.Vrasjen ja kane bere ca djem Dibre(keshtu thoshin te moshuarit)qe u ndjene te tradhetuar e te poshteruar nga Elezi me gjithe nipin e ceten e e tije kriminale

    1. Xh says:

      Ore injorant nqs do dije ndonje gje nga historia nuk do flisje kshu po duket qe je ti nji klysh komunisti. Familja e Elez Isuf Ndreut ne kohen e komunizmit nuk eshte lartesuar e nderuar sic thua ti po jan internuar dhe burgosur. Nqs do ishte shitur sic thua ti qe duket qe ske haber nga lufta po thjesht do tbesh t diturin duke u munduar te ulesh posht nje figur historike por qe sado felliqesira si puna jote te flasin nuk e ulin dot sot ti bashk me kta komunistet e tjere do ishit duke folur serbisht.

  6. katarakti says:

    Mesa duket ky Jusuf Elezi do te kete qene antiserb, por pro turk. Si Haxhi Qamili. Prandaj edhe sulmonte çdo qeveri shqiptare ne ato kohe te turbullta. Me siguri qe nuk e ka dashur pavaresine e Shqiperise nga Turqia.

    1. Tiku says:

      Turqia nuk e ka pushtuar kurre Shqiperine. Nuk e di ka e nxorre kete. Kur Turqia vete u themua dhe u krijua ne vitin 1923. Qe nga krijimi shteti shqiptar ne 1912 . Shqiperia ka njohur 2 pushtime . Italianne 1939. Dhe Gjerman ne 1943.

    2. Taulant says:

      Ti po qeke per medalje ti e njfke historin mire po serbi ishte mbas turkut por ne perandorin osmane elezi ishte nje rogetar qe ruante rruget dhe jo sic e permend nje delenxhi me siper qe ruante pronat e pashallarve dhe me vone krijoj ceten e tij ku i doli kunder dhe turqeve

  7. Mentari says:

    Cfar p…..n e kurves donte me 1922 Elez (Ndreu) Isufi qe bente lufte kunder qeverise shqiptare te dale nga Kongresi I Lushnjes? Kush mund ta e shpjegoj ate? Ishte bashkepunetor me Banden e Esat Toptanit.Kush ishte Toptani? nje mut muti anti Shqiptar me damke.

    1. F Ndreu says:

      Ropt edhe ty

  8. Nipi-uk says:

    Mos hidhni balte ndaj herojnjeve tone kombetar ore bastard serbo-grek. Elez Isufi ishte simboli i resistences kunder serbeve dhe patriot qe nuk i trembej syri. Mbrojtja e vatanit ishte me e shtrenjet se jeta e tij dhe per kete Ai u vra. Beteja e kolosjanit eshte fakt qe nuk mohohet si edhe qindra tjera….Bastarded e Sali Millosheviqit duan qe te hedhin balte edhe mbi figuren e tij TURP.

    1. Esat Ndreu Komandat Brigade says:

      Hero Kombtar dernjani Elez Isufi…?..hapu toke hapu…a thue kur vidhte lope ka Reka me dernjane tjere apo kur n’drrote krahe n’lufta kush paguate ma mire?..analfabete te tille “Nana Parti “ I bani heronj po ngadale po zgjohen njerezit e po shohin prape..gjithsesi nipi uk mire qe je largue prej pleshtave po prape ke lopa e paske menjen..mundohu mos ti ngjajsh gjyshit e lexoje noj liber se n’fund t’fundit s’ke faj pse je nip ke Ndreu

  9. emigranti says:

    Elez Isufi ka qene patriot.
    Gabimi i vetem i tij eshte sulmi mbi qeverine ne Tirane ne mars 1922 i nxitur nga italianet, ku e gjithe qeveria u largua ( mbeti vetem Ahmet Zogu – minister i brendshem dhe forcat ushtarake ).
    Ne te njejten kohe Bajram Curri ( i caktuar nga qeveria me detyre mbrojtjen e kufirit nga Serbia ) le detyren dhe rrethon Shkodren per te sulmuar Tiranen nga veriu, ndersa Mustafa Merlika ( Kruja ) nga Durresi.
    Ahmet Zogu le te lire Elez Isufin pas nje shterngimi dore duke e ditur qe Elezi kishte dhene shume per Shqiperine si patriot dhe ishte mashtruar nga Mustafa Merlika, i cili ishte lidhur me italianet.
    Elez Isufi bashke me forcat e tij u la i lire, ndersa dy te tjeret u arratisen.

    1. Partia says:

      Deri diku korrekt vecse Zogu e le te lire se ishte agjent/spiun i tij {paguhej me dokument te rregullt}packa se Elezi paguhej nga t’gjithe krahet,ndersa arsyja tjeter ishte se nuk paraqiste rrezik per ambicjet e tij nje analfabet mercenar…ndryshe Zogu s’falte njeri per kolltuk..ndersa Qafoku flet si pioner partie historian alla xhufiane..tung

      1. F Ndreu says:

        Ropt edhe motren edhe ty

  10. albaniafirst says:

    Zoti Qafoku-keta patriote te shquar nuk u tradhetuan nga shqiptaret sic pretendoni juve, por nga tradhetaret qe gjenden midis cdo kombi. Tradhetaret kane ekzistuar dhe do ekzistojne ne mesin e cdo kombi, por keta knuk perfaqesojne nje komb.
    Keshtu, gjate Luftes se Dyte Boterore, tradhetaret dhe kolaboracionistet nuk kishim vetem ne ne Shqiperi, por kudo neper Europe; ne cdo shtet si ne Greqi, Jugosllavi, BRSS, France, bile deri edhe ne vendet qe nuk u pushtuan nga Gjermania hitleriane si ne Angli e deri edhe ne SHBA.
    Konkluzioni qe shprehni eshte sa i pasakte aq dhe shprehje e injorances tuaj historike.

  11. Fieraku nga Ferrasi says:

    Qenka ngrite gjithe fush alia sulm
    O rrace e pjerdhur ,ku keni goje ju te Zini emrin e elez isufit.
    Po’ ju u bete me italiane per dy batanije te qelbura more rrjepacake.
    Ti Homer i shqiptar ke dy here qe e ben kete komentin Duke ju referuar jilicit.
    Historine e bejne trimat po’ ju keni qene dhe jeni tradhetaret e shqiperise
    Ti tjetri qe shan dernjanet na e tregoi pak emrin e stergjyshit tend Coban dhish.
    Rrace spiunash te udb dhe te sigurimit te shtetit.
    Te paska ngelur gozhde busti i Elez Isufit
    Me te madh do tja ngrene elez isufit.
    Ti qe flet per esat Ndreun nuk i vjen ad ke Maja e gishtit.
    Nuk ja vlen astju kthesh pergjigje juve
    Njerez te ulet
    Ai ka hyre ne histori me nder dhe lavdi.
    Dhe ju si tradhetare.

    1. Xh. Ndreu says:

      Humbje kohe te meresh me kete lloj o Fierrak, keta nuk jane injorante,nuk ka emer ti pershkruash, u ka mbetur ora tek armiqsite e viteve 30. Ty te faleminderit.Xh Ndreu

  12. Fieraku nga Ferrasi says:

    @ Alban hamzai
    Nuk ishte roje i te pasurie
    Por nuk donte qe gjysherit e ketyre qe Kane shkruar me poshte shkonin vidhnin ne Reke te maqedonise Ca te gjenin.
    AQ rrjepacake ishin.
    @ mentari lexoje mire se Elez Isufi ne
    1922 ka luftuar kunder serbeve,dhe ne ’24 ne krah te fan nolit.
    Prandaj MOS te flasin b para gojes
    Kurse ti RVladi referoju fakteve Jo thashethemeve.

  13. Fieraku nga Ferrasi says:

    Meri komentet i Mija te lutem

  14. Fieraku nga Ferrasi says:

    Meri unr komentoj per qef
    Jo per para.
    Portale ka plot po’ ketu sikur ka lezet.

  15. Maloku says:

    Ti Free qe akoma shan malok me gjuhen e komunisteve nuk di asgje per verioret. Ata jane shqiptaret e vertete. Gjithmone kane luftuar per troje e atdhe. Skenderbeu, Zogu, Elez Isufi qindra patriote kosovare dhe shqiptare matane kufirit ti i shan. Po mos te ishin geget nuk do ekzistonte ky vend. Nese per ty lufta 4 vjecare partizane eshte me e rendesishme se mijra luftra qe kane bere verioret je idiot., cmirxhi. Maloket nuk kane lene pa buke e varferi , jashte botes te qyteteruar nje komb per 50 vjet . Nje i mençur apo jo malok si ti sjell qyteterimin e zhvillimin. Ne se une jam malok ti je mut.

  16. Gjergj Martini says:

    Lajmerim Marshim paqesor.Per bashkimin e Shqiperise nga Tirana e siper me Serbine dhe nga Tirana e poshte me Greqine . Jane ne dispozicion 10.000 euro (per deri ne 2 vete per familje , per anteater e tjere ,vullnetare). Per te dal ne kete marshim paqesore ka vetem nje rregull duhet te jeni me BASTARD E ME ANTISHQIPTARE sesa jeni treguar ketu siper Me 11 prill ora 11.00 .Bulevardi Injorantet shqiptare. Leket merren te dyqanet e Xhevdet Kumaces. Per pronotim shkruani ne inbox

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje