Organet greke të rendit kanë zbardhur vrasjen e një foshnjeje të sapolindur, e cila është gjetur e mbytur në kazanin e plehrave në një lagje të Athinës, 3 muaj më parë. Ato kanë arrestuar një 19-vjeçare dhe nënën e saj 54-vjeçare, të dyja me nënshtetësi greke dhe origjinë nga Shqipëria.
Sipas dëshmisë rrëqethëse që ka dhënë 19-vjeçarja, ajo kishte kuptuar se kishte ngelur shtatzënë pas një lidhjeje që ka pasur, 7 muaj më vonë. Por, në kushtet ku ajo jetonte, vetëm me nënën dhe të vëllanë, nuk donte që ata ta mësonin të vërtetën dhe e ka mbajtur të fshehtë deri ditën që e kanë kapur dhimbjet e lindjes.
Ajo e solli në jetë e vetme fëmijën e saj, në tualetin e shtëpisë në lagjen “Petroupoli” të kryeqytetit. Madje i ka dhënë edhe për të pirë gji, por më pas – sipas dëshmisë së saj, – i ka vënë kartopecetat në gojë që të mos dëgjohej e qara e fëmijës. Më vonë i ka lidhur një kordon rreth grykës dhe e ka mbytur.
Pas aktit barbar të saj ka thirrur nënën e vet, i ka treguar të vërtetën dhe i ka kërkuar një qese plastike për të futur foshnjen. Kur nëna ka parë se fëmija kishte vdekur, e ka hedhur atë në një kazan mbeturinash të lagjes, ku e ka gjetur një ditë më vonë rastësisht një plaçkaxhi.
19-vjeçarja ka dëshmuar gjithashtu se, pas disa ditësh kaloi pranë kazanit të mbeturinave dhe vendosi lule, në mënyrë që ta falte Zoti për gabimin e bërë.
Organet greke kanë hetuar për më shumë se 3 muaj për këtë ngjarje makabre të ndodhur shkurtin e kaluar, e me ndihmën e teknologjisë dhe krahasimeve të ADN-së së më shumë se 60 vajzave të zonës nën moshën 25-vjeçare, disa prej të cilave me probleme sociale, kanë arritur të gjejnë nënën vrastare.
Dy gratë janë çuar këtë të hënë te prokurori, i cili ka formuluar akuzat ndaj tyre, “vrasje me paramendim” për 19-vjeçaren dhe “bashkëpunim në vrasje” për nënën e saj.
Krim monstrues, por vajza eshte nga minoritet rome, qe eshte i njohur dhe me ligj. Sidoqofte besoj se ka semundje mendore. Raste te tilla ka plot ne bote.
Çdo harxhi dhe jevg…i kini bere shqiptar.
Me ligj…edhe jane,por une nuk di asnje harxhi apo jevg te kete nje bere nje akt atdhetar.
Gjene e pare qe thone ne europe kur ka akte te tilla eshte: nje familje rome beri kete e ate…ketu ja fusim nje shqiptar e mbaron puna.
Skam asgje me harixhinjt apo jevgjit…por shqiptar nuk jane.
Pikes I ke rene! Na kane bere arixhinj e jevgj. Po dhe hidhen ca shqipo e te akuzojne per racizem.
Aaa, Ti kerkon qe greku te mos jete racist me ne, kurse ti vete…
Perbindesh! S’ka fjale tjeter!!!
Gabelet shkuan ne atdhe e thone qe jemi skipitare !
Keta jane jevgj e jo shqiptar.
Percaktojeni qarte kete gje.
Edhe jevgjit grek ta thojne kete gje.