FOTOT: Juventusi mbyll sezonin, festë për titullin lot për Buffon

19 Maj 2018, 17:08Sport TEMA
FOTOT: Juventusi mbyll sezonin, festë për titullin lot për Buffon

Juventusi mbylli sezonin 2017-2018 dhe nisi festën e titullit të 7 radhazi të fituar në Serinë A, teksa edhe në javën e fundit, fitoi 2-1 ndaj Veronës.

Dita e sotme ishte festë për bardhezinjtë, por edhe një ditë lamtumire, pasi Gigi Buffon, portieri dhe kapiteni legjendar i Juventusit, i dha lamtumirën skuadrës torineze.

Numri 1 i skuadrës torineze luajti sot 63 minutat e fundit para tifozërisë që e ka brohoritur pa fund dhe që sot i dhuroi një ‘stand ovation’ spektakolar, ndonëse mes lotësh për faktin që nuk do të shohin më Gigin në portën e Juventusit.

Në sfidën e sotme shënuan Rugani e Pjaniç për Juventusin dhe Çerçi për Veronën, teksa gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur edhe Lichsteiner humbi një 11-metërsh.

Në fund të takimit, Gigi Buffon bëri edhe një xhiro të fundit rreth e qark tribunave, duke u përqafuar me fansat e Juventusit, të cilët sot kishin ardhur për të nderuar kapitenin e tyre legjendar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje