Politika futet në lojë: Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar... Kamzën

19 Maj 2018, 13:10Sport TEMA

Ditët e fundit është hapur një rreze shprese për Vllazninë. Skuadra shkodrane thuajse është e rënë nga Superliga por pak para se të luhen ndeshjet e parafundit të kampionatit ka ndërhyrë edhe politika e madhe. Në lojë sipas burimeve është futr kreu i PD Lulzim Basha.

Lideri i opozitës ka dhënë një urdhër bëjnë me dije burime pranë PD që Kamza t’i hapë rrugë Vllaznisë.

Kjo do të thotë që Kamza duhet ta humb ndeshjen me Laçin dhe atë në fund me Partizanin në mënyrë që Vllaznia të shpëtojë nga rënia prej Superligës.

Kukësi mund ta tolerojë Vllazninë duke qenë se kuksianët i kanë përmbushur objektivat e tyre ashtu siç edhe Skenderbeu në fund do e tolerojë Vllazninë.

Kamza duke humbur dy ndeshjet e saj dhe Vllaznia duke i fituar ato bën që kamzallinjtë të bien nga Superliga dhe Vllaznia të sigurojë mbijetesën sepse diferenca është vetëm 5 pikë mes këtyre dy ekipeve.

Sipas burimeve me drejtuesit e Kamzës ka patur edhe debate të ashpra sepse Presidenti Naim Qarri ka investuar seriozisht në këtë ekip bashkë me kryebashkiakun Xhelal Mziu. Pavarësisht kësaj Basha kërkon që Shkodrën ta ketë kartën e tij politike duke qenë se po afrohen edhe zgjedhjet vendore të 2019.

Në këtë mënyrë një rënie e Vllaznisë nga Superliga do ishte një dështim i madh për bashkinë Shkodër dhe drejtpërdrejtë për kryebashkiaken Voltana Ademi. Kjo do ndikonte edhe tek votat për PD në Shkodër në zgjedhjet vendore.

Kështu në lojë ka hyrë Lulzim Basha për ta mbajtur në këmbë Vllazninë në këto momente të vështira duke kërkuar që Kamza të hapë portën në ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër ndërhyrje ka edhe nga FSHF që Laçi ti marrë pikë Kamzës me çdo lloj mënyre, kjo për llogari të Vllaznisë.

Basha urdhërin e tij e ka dhënë ditën e djeshme gjatë mbledhjes së grupit të PD. Pas kesaj mbledhje Kamza po luan bllofin duke thënë se po na sulmon Vllaznia dhe nga ana tjetër Vllaznia kundërpërgjigjet me deklaratë tjetër po ashtu duke vijuar bllofin në një kohë që edhe Kamza edhe Vllaznia e kanë të qartë urdhërin e Lulzim Bashës dhe skenarin që pritet të ndodh. Tashmë duhet pritur nëse Xhelal Mziu dhe Naim Qarri do zbatojnë urdhërin e Bashës.

Mziu ka 3 mandate në krye të bashkisë Kamëz ndërsa tashmë pritet që ai të mos kandidohet më dhe në vend të tij të jetë kandidat i PD nje biznesmen i njohur.

Tashmë po luhen disa skenare dhe të gjitha kanë një qëllim rrëzimin e Kamzës në mënyrë të pamerituar dhe shpëtimin e Vllaznisë në mënyrë po ashtu të pamerituar.(ShkodraNews)

25 komente në “Politika futet në lojë: Zbulohet urdhri i Bashës për të shpëtuar Vllazninë dhe rrëzuar… Kamzën”

  1. Ja ke fut kot.S’e kuptoj pse i shkruani.
    Shikoni ketu…Kamza fiton sot me Lačin.Mandej te hyjne ne loje Lul Basha.Voltana ka dhane miliona per Vllaznine .po ata lojtare s’i kane meritu.Ska Lul as Armando qe mundet me i shpetu .sepse e thjeshte krejt…nuk e meritojne.

    1. Muli says:

      Kamza – Laci 1 – 2.Okay ?

  2. ak47 says:

    Vllaznia apo Kamza !!!!!!! Cberi loku, cberi froku. Kujt i plasi ….

  3. ALB-Nakba 2023 says:

    Kamza, Laci…po Bathorja?

    E shkreta Shqiperi ku eshte katandisur!

  4. Peçua says:

    Ky shkrim qënka si videoja e Babales.

  5. degelisi says:

    Gazeta tema ka shume shkrues debilas
    Sporti nuk ka lidhje me politiken, aqe me teper ne nje shoqeri kapitaliste

  6. drania says:

    e sigurt sot fiton vllaznia
    teuta mund te bej bllof me lushnjen !!!

  7. ssss says:

    e sigurt sot fiton vllaznia
    teuta mund te bej bllof me lushnjen !!!!

  8. ssssSSS says:

    e sigurt sot fiton vllaznia
    teuta mund te bej bllof me lushnjen !!!!

  9. Zorro says:

    Si do qe te dale muti nr gone te PD-isteve do mbetet.
    Kamzallinjte po e bene kete fo t’u mbetet turpi ne dere dhe do behen armik me tifozet e tyre.

  10. tak gjella says:

    e vertete kukesi beri gol dhe brenda pjeses ha dy
    kamza po humbet
    vllaznia kukesi e trukuar
    do te thone anal-istet sportive qe kukesi nuk kishte pse te motivohej????!!!!

  11. tak gjella says:

    e vertete kukesi beri gol dhe brenda pjeses ha dy
    kamza po humbet
    vllaznia kukesi e trukuar
    do te thone anal-istet sportive qe kukesi nuk kishte pse te motivohej????!!!!

  12. tak gjella says:

    e vertete kukesi beri gol dhe brenda pjeses ha dy
    kamza po humbet
    vllaznia kukesi e trukuar
    do te thone anal-istet sportive qe kukesi nuk kishte pse te motivohej????!!!!

  13. tak gjella says:

    e vertete kukesi beri gol dhe brenda pjeses ha dy
    kamza po humbet
    vllaznia kukesi e trukuar
    do te thone anal-istet sportive qe kukesi nuk kishte pse te motivohej????!!!!!!

  14. tak gjella says:

    e vertete kukesi beri gol dhe brenda pjeses ha dy
    kamza po humbet
    vllaznia kukesi e trukuar
    do te thone anal-istet sportive qe kukesi nuk kishte pse te motivohej????!!!!!!
    mero investigo sportin !!!

  15. E TRUKUAR says:

    DOLI E VERTETE!

  16. E TRUKUAR says:

    DOLI E VERTETE!
    po e la skenderbeu pastaj nuk ka trukim me te madh!!!!

  17. E TRUKUAR says:

    DOLI E VERTETE!
    po e la skenderbeu pastaj nuk ka trukim me te madh!!!!!!!

  18. Faik Konica says:

    EDHE PER REZULTATE NDESHJE SPORTI URDHERA NGA MENDER POLITIKANAT?! UNE 100 VJET ME PAR KAM THEN: SHQIPETAR JU KAM DHJER NUK U BET NJERES NJE HER.

  19. vlor says:

    Skenar I ditur. Politika I fut hundet kudo. E hengri Kama. I vetmi shpetim she parishes plan I do the here skenderbeu.

  20. Anarko-Sindikalisti says:

    Hajde thiatro hajde, zihen 2 PeDe-rat dhe perfiton Durresi i Gjushit te PS-se. Megjithate te shohim, mund t’i teket Skenderbeut te fitoje qe te kete nje kundershtar me pak vitin tjeter.
    P.S
    Po regjistrimin e kesaj mbledhjeje kush e ka bere, Deshmitari Y ?

  21. Kamziani says:

    vllaznine kam me e cu un ne te parn
    i fus 100.000 leke 2 skender-vllaznia dhe ja te detyru me mos fitu!!!

  22. Kamziani says:

    vllaznine kam me e cu un ne te parn
    i fus 100.000 leke 2 skender-vllaznia dhe ja te detyru me mos fitu!!!!!

  23. perkthyesi says:

    Parashikim i sakte, pasi keshtu rezultoi! Parashikimi im per ndeshjen e fundit? Fiton Vllaznia ne Korce, dhe Partizani me Kamzen, duke e rrezuar kete te fundit ne te paren. Keshtu shkodranet i a hedhin dhe kesaj rradhe pa u lagur (fale zemergjeresise se partise)! Dhe ne kemi ende durim dhe deshire per te pare futblooll! Po futi hundet politika, gjithshka behet pleh dhe merr ere! E sigurte qe keshtu do te ndodhe serish!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje