Trajnerët e rinj, shpërndahen licencat UEFA A. Shulku: Kemi licenca të njehsuara me UEFA-n, njihen në çdo vend të Europës

19 Maj 2018, 14:04Sport TEMA

Gjatë ditës së sotme, është bërë shpërndarja e licencave të nivelit UEFA A për trajnerët e rinj pasi ka përfunduar kursi i 13. Në ceremoninë e shpërndarjeve, ka marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i cili ka folur në lidhje me këto licenca.

Ai shprehet se licencat janë të njehsuara me licencat e UEFA-s dhe mund të përdoren në çdo vend të Europës, duke iu bërë thirrje njëkohësisht klubeve për të hedhur sytë nga trajnerët e rinj.

“Është bërë një program vjetor nga niveli C, B, A e Pro dhe kjo që u mbyll sot ishte kursi i 13 i A-së. Kjo do me thënë se shumë trajnerë licencohen dhe kjo licencë është e njehsuar me licencën e UEFA-s prandaj quhet UEFA A. Këto mund të përdoren në Europë dhe janë njëlloj si të tjerat.

Këta trajnerë duhet t’i vënë licencat në punë duke u marrë me moshat e klubeve dhe sa më shumë rritet niveli i licencës, aq më shumë rriten cilësitë e trajnerëve dhe duke u vënë në punë i shërbejnë futbollit. Përpos këtyre, kemi zhvilluar shumë kurse për përgatitës atletik dhe së shpejti do të kemi kurs për portierin dhe periudha nga janari në dhjetor është e shtrirë me kurse nga të gjitha nivelet. Skuadrat do të kenë mundësi të zgjedhin trajnerë të mirë duke filluar nga moshat deri te ekipet e mëdha.

Trajnerët mund të ngrihen nga mënyra cilësore. Mosha mesatare ishte shumë e re dhe kjo është domethënëse. Shumë prej tyre janë lojtarë dhe drejtues klubesh, prandaj klubet duhet t’i hedhin sytë nga këta trajnerë të rinj”, u shpreh Shulku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje