Policia e Floridës ka publikuar pamjet dramatike të sulmit me armë në hotelin “Trump National Golf Club Doral” pranë Miami-t.
Incidenti u shënua të premten, kur një person i armatosur, i identifikuar si 42-vjeçari Jonathan Oddi, u qëllua në këmbë para arrestimit të tij.
42-vjeçari hyri në hollin e hotelit dhe filloi të bërtiste kundër Trump përpara se të hapte zjarr. Punonjësit e hotelit, të tmerruar ikën menjëherë.
Zyrtarët nga qyteti i Doral dhe Departamentet e Policisë Miami-Dade iu përgjigjën thirrjeve të shumta për të shtëna në zonë. Siç tregojnë pamjet nga vendi i ngjarjes, oficerët hynë në hotel dhe shpejt arrestuan të dyshuarin.
Oddi u qëllua dhe më pas u çarmatos para se të nisej për në Qendrën Rajonale të Traumës Kendall. Pasi u trajtua, ai u transferua në zyrën e vrasjeve të Miami-Dade për marrjen në pyetje, pas së cilës ai u dërgua në Qendrën Korrektuese Knight Turner Guilford. (TemA TV)