Lindja e vështirë e qeverisë italiane/ Dy aleatët: Ose e mbyllim brenda 24 orësh, ose e lëmë fare

27 Maj 2018, 13:02Bota TEMA

Pothuajse tre muaj pas zgjedhjeve, Italia nuk ka ende kabinetin qeverisës. Pas disa javësh përllogaritje politike dhe negociata, java e kaluar u mbyll me dakordësinë për emrin e kryeministrit.

Giuseppe Conte është kandidati për të cilin u dakorduan dy paritë fituese Lëvizja 5 Yjet dhe Lega. Contes iu caktua detyra e formimit të kabinetit të ri qeveritar nga presidenti Sergio Mattarella, por ashtu si deri tani progresi duket i ngadaltë.

Shkak është bërë propozimi i emrit të Paolo Savonës, në postin e ministrit të Ekonomisë.

Ekonomisti i propozuar nga Lega dhe i mbështetur edhe nga Lëvizja 5 Yjet, nuk e ka bindur presidentin Mattarella, për shkak të qëndrimeve të tij kundër euros dhe kundër Bashkimit Europian.

I ashtuquajturi “profesori antieuro” njihet edhe për qëndrimin “armiqësor” ndaj Gjermanisë. “Nuk e ka ndryshuar vizionin e rolit të saj në Europë që nga rënia e nazizmit”, është një nga deklaratat e tij të hershme.

Vetë Savona thotë se e mbështet Europës e Bashkuar, por kritikon Brukselin dhe monedhën e përbashkët.

“Euro e ka përgjysmuar fuqinë blerëse të italianëve, edhe pse autoritetet e kanë mohuar gjithmonë”, thuhet në një autobiografi të Savonës që pritet të dalë së shpejti.

Por ndërkohë që kryeministri i emëruar vijon bisedimet për emrat e kabinetit, dy liderët e partive kryesore duket se po e humbasin durimin. “Ose nisim punën ose e mbyllim këtu.

Refuzoj të vijoj tratativat edhe për shumë javë të tjera. Ekonomia nuk pret, benzina po ashtu, as emigrantët nuk presin”.

Kështu është shprehur lideri i Legës, Matteo Salvini, i cili thotë se sot do t’i japë Conte-s emrat e ministrave të propozuar nga Lega.

“Nuk është çështje emrash e mbiemrash. Është çështja e respektimit të vullnetit të italianëve”, thekson ai.

Edhe aleati i tij, Luigi di Maio, duket i lodhur nga diskutimet e gjata.

“Ose e mbyllim këtë “ndeshje” të qeverisë brenda 24 orësh, ose nuk mbyllet më. Kemi pritur mjaft, tani është momenti të nisim punën për italianët”, thotë ai.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

1 komente në “Lindja e vështirë e qeverisë italiane/ Dy aleatët: Ose e mbyllim brenda 24 orësh, ose e lëmë fare”

  1. Aldo says:

    Po ju sjeni shtet more pepino. Fati juaj ishte qe nuk iu udhehoqen komunistat . Nese Neootomanizmi do te krijohet dhe ka gjasa per po. Sepse interesat gjeopolitike te BE-se bien ndesh me ato te Washingtonit. Kurse ata te Ankarase shkojne paralel. Shume shpejt do te vije dita qe do te gelltieni nga Osmanet e rinj dhe do te beheni pjese e perandorise se rilindur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje