Kush janë deputetët me qindra mijëra euro pasuri, por që qiranë ua paguan shteti

29 Maj 2018, 11:45Politika TEMA

10 deputetë shqiptarë përfitojnë ndihmë nga shteti për qiranë e shtëpisë në Tiranë, në një shumë prej 35 mijë lekësh të reja.

Sipas listës të publikuar nga Top Channel, deputetët që marrin paratë e qirasë nga shteti janë nga të dyja palët, si të opozitës, ashtu edhe të pushtetit.

Ata kanë shfrytëzuar të drejtën që iu japin ligjet (që i bëjnë vetë) sipas të cilave një deputet që nuk banon në Tiranë, i garantohet ndihmë financiare nga shteti.

Mes tyre bie në sy emri i Nard Ndokës, pasuria e të cilit arrin më shumë se 900 mijë euro, ish kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi dhe ish këshilltari i Ramës, Fate Velaj që falë koleksioneve artistike arrin një pasuri prej 1.4 milion eurosh, e megjithatë e kanë të pamundur të paguajnë vetë qiranë e shtëpisë në Tiranë.

Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni Exlusive në Top Channel, pasuria e 140 deputetëve e mbledhur bashkë shkon në total rreth 150 milion.

Në këtë llogari mungojnë deklaratat e pasurisë së deputetëve më të vjetër që nuk kanë deklaruar pasurinë para shumë viteve, por vetëm shtesat ndër vite.

21 komente në “Kush janë deputetët me qindra mijëra euro pasuri, por që qiranë ua paguan shteti”

  1. ON says:

    Po ky Nardi cne…. o perendi

    1. shvejku says:

      Si mos te ndihmoje shteti keta fuksarenjte deputete?
      Po pse jetohet me 5 milion leke ne muaj?
      A e dini ju se sa shpenzime kane deputetet ne muaj,qe nuk iu dashka dhene ndihme financiare?
      Po vetem nje dreke e deputetit shkon deri ne 5 mije euro,se vetem nje shishe vere kushton te pakten 250 euro dhe ju beni llam llam kot!
      Pse cfare kujtoni ju se deputeti ka kerkesat e nje pensionisti qe i kursen 40 leket e urbanit per te pire kafen se te dyja nuk i dalin dot?
      Apo qe pensionistet e pijne kafen me turne,nje dite e pi burri dhe nje dite e pi gruaja!
      Jo more njerez se nuk i kemi deputetet kaq varfanjake se na ulin dinjitetin e shtetit,ndersa pensionistet nuk i sheh njeri,pijne apo jo kafe!

  2. Kombi says:

    Mjere ky popull qe jeton ne kete vend hienash .

    1. undefined says:

      Emri hajdut eshte shume pak Jane kriminele edhe edhe at a we miratojne keto ligje?

    2. I pastreh says:

      Emri hajdut eshte shume pak Jane kriminele edhe edhe at a we miratojne keto ligje?

    3. Alb- Nakba 2025.Gzuar Bajromin! says:

      E ke shume gabim, bohu i pasun dhe ajo pasuri shtohet vete plus ndihme nga shteti i Rrumpalles apo i Ripjelljes ne Shqypni.
      Per 6-7 vjetet e fundit , ku ishte shteti?


      Pastaj , akoma me strategjine e Lu Luse, qe merrej me peshqit e vegjel.Po peshkaqenet pse nuk jane ne foto dhe me emra?Apo dhe ju keni frike si Lu?

  3. Kris 1 says:

    Fates i takon se e solli Ram nga emigracioni ku jetonte me ndihme ekonomike dhe e beri deputet liste

  4. Baba nga Durrsi says:

    Hiena te pangopura.

  5. Farija says:

    Turp. Bande hajdutesh. Njemije here turp.

  6. Ben says:

    NE PRITJE TE KOMENTIT, 1 ORE KA KALUAR QYSH NGA KOMENTI…apo te nderhyj me mik te Mero Kapedani

  7. salileshi says:

    POSH xhaxhi ENVER qe na mori shpirtin ne pun , sna la nji dit pushim 40 vjet pa shkeputje , krim qe bota sot nuk e njef se deri nje muaj ne vit punojn dynjaja , tashti jo se zduan po , osht bo keq edhe per pun kto 25 vjet.

  8. ish studenti nardit says:

    nardi ka bo shume libra filozofie, jep leksione ne kembrixh ,harvard dhe sorbone

  9. Gaetano says:

    Dhe thone pastaj nuk jane njesoi.keta vec nga ngjyra ndryshojne,kur jane ne pozite jane si m..I thate qe nuk ndien dhe kta te te tjeret kur jane ne opozite jane si ai m..I njome qe te qelbin me ere pse nuk jane ne poziten e atij te thatit.m..t njoni e k.k tjetri vaj vatani e vaj mileti,nard e fate quhen burra shteti

  10. Kulla e Viçidolit says:

    Ehhh sa shume kosto mban ne kurriz o popull.
    Keta vete I bejne ligjet si ju do bytha..
    E rropët ketë popull.
    Na kushton Nardi sa Merkel..
    Kjo eshte e gjitha nje kaste hajdutesh!
    Nje tufë ujqerish qe I jane leshuar ne qafe ketij populli.
    Thjesht jane te njejtin Alfa dhe Omega..
    Vetem prijesit e tufes nderojne here lad here..
    A thua me marreveshje!

  11. Alidemsi vjeter says:

    Po Nard Ndoka ka alamet shtepie 2 kateshe prapa Teuta construksion tek sheshi Avni Rustemi..!!! Rrapi i PD-se mer qera nga paret ton a….? Tobe jarebi ,se osht dhe muj Ramazoni.

  12. Franci says:

    Po ky Nard pordha ku i beri 900 mije euro pasuri ?

  13. Agron says:

    Si i beri Nardi paret ? Me rrogen e deputetit ….?Kur paska te deklaruara (se te padeklaruara kush e din se sa ka) ky lloj tra..i euro 900 mije o une dhe gjithe shqipetaret jemi tranguj ose ketu ka korrupsion te papare! Shihe nga fetyra dhe gjuha qe flet ky tra..i eshte ende ne kohen e Gjon Buzukut ! Vetingu duhet te filloje me keta te parlamentit pastaj me te tjeret! Nuk eshte budalla Sala qe deklaron 3000 euro total packa qe vetem shami kostumesh dhe kostume ka sa asnje pasanik ne bote!Tung

  14. Landi says:

    Ky lajm o rren me bisht! Pse mer gazetar i dashun ka i miljon kan ato? Pse nuk thua 140 i ka vec njani

  15. Jessee James says:

    po ky robqiri Nard Noka bashke me ate robqirin Fadil nasufi cne , Nard Noka ka patur shtepi tek rezidenca ambasador me sa mbaj mend ka ber dhe intervista ne TV Klan bashke me familjen, ky robqiri ishte edhe minister shendetsie kaq vite , nuk paska pat shtepi gjith ato vite apo keshtu ka mbetur qiraxhi gjithe kohen ia ka bere fqinja kafen e mengjesit , po ai Fadil Legeni pasi e shkerdheu para e mbrapa bashkine e Br, tani paska halle per te zgjidhur, pastaj ketyr plehrave perse nuk u ve shteti ne dispozicion nga ato banesat qe shperndan bashkija per te pastrehet dhe te shkojne e te rrijne atje me gabelet dhe romet, dhe te detyrohen te dorezojne me fature tatimore pagesen e qerase cdo muaj, perse tu a japin kesh qe te blejne parfume per dashnoret qe qelben era djerse, plehra me ne krye PS e PD dy forca te kalbura qe duhet te shkallmohen deri ne revolucion, gjakpires

  16. nardi says:

    kur qerane e mare qyl, mendoni per pasurine time….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje