Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, këtë javë.
Me 6 qershor do të vendoset nëse Llalla, do t’i nënshtrohet procesit të Vettingut apo jo.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rinisi, javën që po lëmë pas, shqyrtimin e ankimimit të Komisionerit Publik.
Ky i fundit e kishte quajtur të padrejtë vendimin e marrë nga KPK për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Ish kreu i akuzës nuk ishte i pranishëm në seancë por ai kishte paraqitur një prokurë te lëshuar në 28 maj nga Turqia.
CNA.al ka kontaktuar me avokatin e ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj, për të mësuar se çfarë po ndodh me Llallën, ku gjendet dhe se a do të pranojë të ballafaqohet më drejtësinë.
Avokati Hazizaj, sapo ka mësuar se për ç farë jemi të interesuar, është shprehur me nervozizëm “Nuk mund të flas, ai është klienti im”.
Risjellim në vëmendje, se në seancën e KPA –së, komisionieri Florian Ballhysa tha se ish kryeprokurori nuk kishte ndjekur rrugën e duhur ligjore për t’u tërhequr nga sistemi.
Ballhysa e ka argumentuar këtë pretendim me arsyetimin se Llalla ende mban statusin e magjistratit dhe të prokurorit, pasi nuk ka paraqitur kerkesë për dorëheqje KLD-së ose dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Sipas kësaj logjike të shtruar nga Ballhysa, Vettingu për Llallën duhet të vijojë.
Avokati i ish kryeprokurorit Sokol Hazizaj e ka kundërshtuar këtë pretendim të shtruar nga komisioneri Ballhysa.
Sipas Hazizajt, Llalla ka ndjekur rrugën e duhur ligjore dhe ka njoftuar për dorëhqje Presidentin e Republikës me anë të një shkrese që ishte nisur në rrugë postare.
Sipas avokatit, dorëheqja është një e drejtë njerëzore dhe kushtetuese.
Kujtojmë se ish kryeprokurori Llalla është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda. Madje drejtuesja e re e këtij isntitucioni Donika Prela, u tha se u emërua për të prangosur Llallën.
Prokuroria Durrësit pati regjistruar procedimin penal në ngarkim të ish-Kryeprokurorit Llalla më 15 mars të këtij viti.
Veprat penale, për të cilat po hetohet Llalla përfshijnë “refuzimin për deklarim, mosdeklarim, fshehjes ose deklarimit të rremë të pasurisë”, mosdeklarim të shumave të të hollave në kufi”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.
Ndaj Llallës ka nisur verifikimi pasuror për shitjen e disa pronave pasi ka mospërputhje sa u përket shumave të deklaruara. Ai ka blerë toka me çmime shumë të ulëta kur ushtronte detyrën e Kryeprokurorit dhe pas rivlerësimit, vlerat e pronave janë rritur me dhjetëra herë.
lesh me tresh se kputet mekac
Eshte e qarte,se Llalla,po tallet me drejtesine ne shqiperi.Ai ndjek keshillat e kryekriminelit Sali Berisha.Keshtu ndodh kur drejtuesit e drejtesise jane te paafte,frikacak,te njeanshem,me bindje politike,dhe nuk jane te zot te bejne zap nje ish kryeprokuror hajdut e te korruptuar.Ai i ka kapur ata, dhe jo prokuroret Llallen.
Kur do ta arestoni kete kriminel…
Keshtu sic e ka nisur kjo prokurori asnje the koruptuar nuk do te arrestoje,sepse at a Kane kohen e nevojeshme per to shpetuar.burgut,mjere populli I ndershem qe Benson qorrazi.
Edhe une bleva dikur nje shtepi me cmimin e asaj kohe.Me vone u rriten cmimet e truallit dhe banesave,dhe sot mund ta shes 3 here me shtrenjt.Quhem “peshk”?Duhet te kem frike?
Me duket po na hedhin edhe njehere hi syve.
Eh Vaso sa naiv behesh. 20 vitet e tua per Llallen Jane vetem dy muaj.
O Vaso, ai i ka blere dhe shitur brenda muajit, or [email protected], me cmime poshte tregut dhe i ka shitur disa fish. Cfare quhet kjo? Ke tru ne koke apo je vete Llalla qe komenton?
Ky eshte tamam kriminel, duket nga surati, Jo vetm veting por e ka te sigurte Burgun ky Coban Mali I sale karaducit.
Deeply dhe surest!
Shqipja ka edhe gëmën “rr”
Justifikohet avokati se kerkesen e ka bere tek presidenti Republikes pertu larguar,normal,ska kujt ti drejtohet tjeter ky i ka mbetur me monen per te qare hallet. Drejtesia e ketyre banditeve qe jane pasuruar me poshterimin e sa e sa fukarejve duhet te jete e pa meshireshme. Jemi njerez te cilet e kemi vuajtur ne kurriz arrogancen e ketij sorrogati. Pse sflet z.President,pse sflet Mona e Berisha,pikerisht sepse keto jane fije qe s’nderpriten,po ti shikosh nga ana pasurore te gjithe konkurojne njeri tjetrin,pasuri e vene ne saje te korrupsionit dhe shantazheve,ju sjell ne kujtese kur sot President dhe dje kryetar partie,bente thirrje se do armatoste njerezit e tij ne votime,keta jane fijet qe s’nderpriten.