Ministri kosovar flet për Babalen: Po bëjmë procedurat për azil, jemi të detyruar nga konventat

3 Qershor 2018, 16:36Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bejtush Gashi, ka folur ditën e djeshme për rastin e Albert Veliut, i njohur me nofkën “Babale”, i cili u bë protagonist në përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Albert Veliu është ndaluar disa ditë më parë në Kosovë, me të birin e tij dhe ka kërkuar strehim politik atje. Ministri Gashi e ka konfirmuar edhe vetë një gjë të tillë, duke thënë për mediat se Kosova është e detyruar që të ndjekë procedurat e azilit për Veliun, pas kërkesës së tij. “Ka kërkuar azil politik dhe po ndiqen të gjitha procedurat për kërkesën e Veliut. Kosova është e detyruar që të respektojë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe aktet që lidhen me këtë konventë”, tha ministri kosovar.

Kujtojmë se në fillim të javës, Albert Veliu u ndalua në Kosovë nga Policia, përkatësisht në Shtimje, së bashku me të birin e tij. Policia e Kosovës e ndaloi me iniciativën e vet “Dëshmitarin X” dhe më pas njoftoi edhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda nëse e kërkonte mbrapsht Albert Veliun.

Duke qenë se Veliu është dëshmitar kyç në çështjen e Agron Xhafajt, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që ai të shoqërohej mbrapsht në kufirin shqiptar. Mirëpo, “Babale” i parapriu një gjëje të tillë dhe bëri formalisht kërkesë për strehim politik.

Ai u ka thënë autoriteteve kosovare se jeta e tij rrezikohen në Shqipëri. Deri më tani, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda janë thirrur për dëshmi: Albert Veliu, i njohur si “Dëshmitari X” në video, dy deputetët e PD-së, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, si edhe Gazment Bardhi.

Gjithashtu, në Prokurori është pyetur edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili mendohet se ka kryer përgjimin.

Të dhëna për “Ermalin” ka dhënë vetëm Albert Veliu dhe në bazë të të dhënave të tij po kryhen verifikimet. Më herët, në Prokurori ka qenë edhe vëllai i ministrit Xhafaj, që ka dhënë versionin e tij për ngjarjen dhe ka lënë një regjistrim të zërit për krahasim me përgjimin. Agron Xhafaj pretendon se zëri nuk është i tij dhe se përgjimi i publikuar nga PD është montazh.

Ai është nisur drejt Italisë, ku ka shkuar me avokatin për të zgjidhur çështjen e dënimit në Itali. Lidhur me ekspertimin e përgjimit, ai është dërguar në Itali për të provuar autenticitetin.

Gjithashtu, po pritet që të identifikohet dhe të merret dëshmia e “Ermalit”, në mënyrë që të vendoset për hapin tjetër të hetimit. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi që të bashkojë dy çështjet për regjistrimin.

Kështu, kallë- zimi i Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë” ndaj tre zyrtarëve të PD-së në Prokurorinë e Tiranë iu bashkua të premten procedimit të nisur kryesisht me akuzat e PD-së për përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj.

Në këtë audioregjistrim në zhvilluar në Vlorë, Albert Veliu, sipas PDsë, i kërkon Agron Xhafajt ta ndihmojë me një ngarkesë droge. Personi ka qenë i njohur i Agron Xhafajt dhe, sipas PD-së, pasi u burgos, Agron Xhafaj nuk u interesua më për të.

Në audioregjistrim, bashkëbiseduesi, që mendohet se është Agron Xhafaj, i thotë bashkëpunëtorit Veliu se kohët e fundit po sulmohej shumë nga opozita dhe se ishte hera e parë dhe e fundit që e ndihmonte.

Ai e adreson te një person me emrin “Ermal” dhe më pas biseda mbyllet. Mirëpo, audioregjistrimi është konsideruar si i manipuluar nga qeveria.

3 komente në “Ministri kosovar flet për Babalen: Po bëjmë procedurat për azil, jemi të detyruar nga konventat”

  1. Cuku says:

    Ju jeni ushtaret e Sali Vicidolit
    Ai ju ka.dhene urdher per babolen ,dhe ju me vrap po I jepbi azil
    Kush e dhjet ketu babolen ,qe iu rrezikoka jeta.?
    Nuk I duhet Saliut tani ketu se del e verteta ,,,

  2. Cuku says:

    Ju jeni ushtaret e Sali Vicidolit
    Ai ju ka.dhene urdher per babolen ,dhe ju me vrap po I jepbi azil
    Kush e dhjet ketu babolen ,qe iu rrezikoka jeta.?
    Nuk I duhet Saliut tani ketu se del e verteta ,,,

  3. arberidr says:

    Ameriika cfardo. Konnvente qe te pmercdh Kosovo ,usa nuk pf
    ranon criminel?
    USA .khhe nje grua. Familjarenme FE
    ij e bashksbhoret,vetem ‘se ish te pa dokumente
    Ai ,jj e dini deni

    ae eshte I shame ketkuare per
    Bashkpunim ne crime te organize?ers me ministry e mbrotjdesíu7
    Ndofta eshte marrbeshje nder qeveritare,rama thick app f
    Ramjshiri
    Korrupsion Kosovo shqiperiri bravo
    Prito gomer te mbine bate???
    Me veprime te till nuke merre visa axe ushtriri shtetrore por protectorate I europer per nene mbikqyrjes e bites slave.
    E mbajsh me shendet.kjo prapaskena”pa besa”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje