Zbulohet sekreti i udhëtimit të Fevzos në Indi. Dalai Lama i ka kërkuar ikjen në Top Channel

5 Qershor 2018, 19:03Antena TEMA
Zbulohet sekreti i udhëtimit të Fevzos në Indi. Dalai Lama i ka

Më në fund Antena zbulon qëllimin e misionit të mistershëm të Fevzos në Indi.

Opinioni publik u trondit kur mësoi se taksisti që e kishte pritur me një parrullë “Mirësevjen zoti Fevzo”, gjë që nuk ndodh kurrë në aeroporte.

Pas aeroportit, disa murgjër tibetianë e kanë marrë Fevzon në veturë, i kanë lidhur sytë dhe i kanë thënë tani duhet të aktivizosh energjit hyjnore dhe të jesh gati për takimin e madh.

Fevzo sapo ka mbyllur sytë, i është shfaqur para imazhi i Dalai Lama-s.

-Hë, çfarë po ndodh, e pyetën murgjërit?

-Mu shfaq Dalai Lama, iu tha Fevzo.

-Në rregull. Tani je gati për takimin e madh, i thanë ata.

Dhe pas disa ore, udhëtimi vazhdoi në thellësi të Himalajeve, ku e priste Dalai Lama.

Pasi ju ul në gjunjë, Fevzo përkuli kokën, i puthi dorën dhe ndjeu dorën e tij sipër kokës në një distancë disa milimetra, e cila i përçonte energji.

-Më thuaj, i tha Fevzo, cila është e ardhmja ime?

-Top Channel bir, i tha Dalai Lama.

Aty të pret një e ardhme e re.

Ke nevojë të ridimensionosh raportet me pushtetin.

Kur të kthehesh, do shkosh të takosh një shokun tënd të rinisë që punon aty dhe do t’ia kërkosh direkt.

Leri pak kohë të vendosë dhe pyete sërish.

Mos u tërhiq. Është destini yt.

Dhe këtë takim mos ja trego askujt.

Pastaj Fevzo u mbyll në një nga shpellat mistike ku janë disa statuja të Budës, ndenji aty 24 orë, ku ju shfaq imazhi i tij në Top, biseda e vështirë me Blushin, pastaj vendimi, mënyra si do t’ia thoshte gruas, fëmijëve, pastaj Sandrit dhe miqve të tjerë, deri tek vendimi i madh.

Mendoi një moment përgjigjen e vrazhdë të Sandrit.

-Kush k.. është ky Dalai Lama?

Por e hoqi menjëherë nga mendja.

-Jam gati, i tha në mëngjes.

-Nisu bir, na ke nga pas, i tha Dalai Lama.

Gjyshërit e tu do jenë krenarë me ty.

Kur të bëhet publike, mos vendos pa marrë një sinjal nga unë.

Dhe pas kësaj, Fevzo u kthye, takoi Blushin, i bëri kërkesën, dhe më në fund Blushi e pranoi.

Pastaj bëri siç i ishte shfaqur imazhi në shpellën e Budës.

U tha fëmijëve, gruas, Sandrit, Zamirit, dhe kur u bë publike, ai dha intervistë që po e kërkojnë në Top Channel, por ai akoma nuk ka vendosur.

Tani është në pritje të një sinjali nga Dalai Lama.

Ai i ka thënë se në fund të qershorit, rreth datës 24, nata do jetë me yje, dhe nëse shkëputet një yll nga Dajti në drejtim të Kasharit, është shenjë se duhet të iki.

Nëse ikën në drejtim të Saukut, duhet të qendrojë.

-Të shohim çdo ndodhë, tha Fevzo me vete.

4 komente në “Zbulohet sekreti i udhëtimit të Fevzos në Indi. Dalai Lama i ka kërkuar ikjen në Top Channel”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ju shikoj fotografinë
    dhe mundohem me zbulu
    pa tjeglla keni çatinë
    cili ësht Fevzo nga Ju?!
    *
    Dhe ky lajm e morri dhenë
    u tronditën shqipetarët
    në filxhane lanë kafenë
    se gjeti Fevzo të parët.
    ***
    P.S.
    A do shkojë Ai te Topi ?
    A do rrijë ende në Klan?
    Gjumi natës nuk na zë
    nuk po gjejmë dot derman.

  2. Vjosani says:

    Hahahah, bukur shume! E po ta sundoje median shqiptare nje shvejk idiot me 123 fjale shqipe ne perdorim si Fezo, ky eshte nje mallkim i kombit shqiptar….

  3. Ivan i madh says:

    Po te ishte veshur dhe Feziu si keta murgjit ve bastarde se do ishte e veshtire ta njihte njeri. Feziu koke e madhe dhe e pa aritshme sipas trapit cam te Marsila palmes lepirsi Kel idioti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje