Komisioneri Publik ngre pikëpyetje mbi dorëheqjen e Adriatik Llallës: A është falsifikuar nga dikush tjetër, dorëheqja?

6 Qershor 2018, 17:05Politika TEMA

Në seacën përfundimitare të apelimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, Komisioneri Publik Florian Ballhysa ka ngritur dyshime nëse Llalla e ka firmosur dorëheqjen apo firma është falsifikuar nga dikush tjetër. 

Nga Lindita Çela

Administrimi ligjor i dorëheqjes së ish Prokurorit të Përgjithashëm Adriatik Llalla, u kthye në objekt debati në seancën e dytë të Kolegjit të Posacëm të Apelimit i cili po shqyrton ankimimin e Komisionerit Publik për ndërprerjen e procesit të vetingut ndaj ish kreut të akuzës.

Komisioneri Publik Florian Florian Ballhysa argumentoi përballë trupës gjyqësore arsyet se përse sipas tij  vendimi për ndërprerjen e procesit të vetingut për ish kryeprokurorin është nul, e për pasojë duhet të shfuqizohet.

Komisioneri Publik deklaroi se  Adriatik Llalla është ende magjistrat, pasi dorëheqja e tij nuk është dhënë sipas formës që  kërkon ligji, e për pasojë Kolegji i posacëm i Apelimit nuk mund ti referohej  pikës G të aneksit të  Kushtetutës për ndërprerjen e vetingut për Llallën.

Duke iu referuar mbledhjes së 10 shkurtit të  vitit 2017 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Komisioneri Publik tha se nuk është e qartë forma në të cilën është dhënë dorëheqja e ish kryeprokurorit – mangësi kjo që sipas tij mund të rikthejnë në sistemi e drejtësisë Adriatik Llallën.

“Sot asnjë prej institucioneve nuk mund të verifikoje nëse kjo dorëheqjeje është nënshkruar nga vetë magjistrati kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar procesin e rivlerësimit, ndaj ne kërkojmë  prishjen e vendimit të KPK-së ,” deklaroi  Ballhysa.

Krejt  të kundërtën ka argumentuar avokati mbrojtës i Adriatik Llakës.  Sipas  Sokol Hazizajt ish kryeprokurori ka zbatuar procedurat ligjore dhe ka kërkuar dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. “Klienti im  është shprehur vullnetarisht për tu larguar nga sistemi. Ai ka dhënë dorëheqje dhe nga të qënurit  magjistrat ashtu edhe për rikthimin e tij në pozicionin e më parshëm të punës, para se të emërohej  si kryeprokuror” deklaroi Hazizaj, duke e cilësuar të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese u tërhoq ne dhomën e këshillimit dhe vendimin lidhur me ankimimin e Komisionerit Publik pritet ta bëjë publik në 11 qershor, në orën 13.00.

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla  i është shmangur përballjes me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit  ku po shqyrtohet vazhdimi ose jo i procesit të vetingut për të. Procesi i rivlerësimit për ish-kryeprokurorin Llalla nisi në nëntor 2017 dhe u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi ai dha dorëheqjen nga mundësia për të marrë një pozicion tjetër në sistemin e drejtësisë më 12 shkurt 2018.

Komisioneri Publik është një ndër tre institucionet e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së procesit të vetingut.

Sipas Kushtetutës, ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.

3 komente në “Komisioneri Publik ngre pikëpyetje mbi dorëheqjen e Adriatik Llallës: A është falsifikuar nga dikush tjetër, dorëheqja?”

  1. Nje qytetar............ says:

    O QELBESIRE E SISTEMIT TE SHTETIT SHQIPTAR . KERKOJENI, GJEJENI DHE DEKLAROJENI DHE NXIRRENI NE PENSION DUKE I DHENE DISA MILIONA EURO PER PRISHJE TE IMAZHIT APO PRISHJE TE GJAKUT. NJELLOJ SI ADRIAN FULLANIT. ADRIATIK LLALLA TE SHPALLET HERO I DEMOKRACISE PAS AZEM HAJDARIT AZEM HAJDARI I DHA JETE GJATESI KARRIKES SE SALI BERISHES. NDERSA ADRIATIK LLALLA I MBULOI KRIMET <VJEDHJET E SHKATERRIMIN E SHQIPERISE.. CFARE TE BEJE DHE EDI RAMA TANI, AI PO MENDON NDONJE DJALLEZI SI TE GENJEJE KETE POPULL SI ME LULZIM BASHEN QE I SHEMBI PALLATIN MADHESHTOR (HOTELIN E VJEHRRIT ) DUKE E KOMPESUAR ME MILIONA DOLLARE.

  2. NNP says:

    Eshte mjerim kur akoma lihet te bej numra LLalla ehajdutlleqet e mashtrimet qe ka bere nuk e kapin per zverku e ta fusin brenda Hajde pastaj kerkoju llogari cironkave Ju te vetingut mblidhni mendjen se nuk jeni te pagabushem se merni nga2-3 miljon leke ne muaj nga parate tona o qypa

  3. filipi says:

    Doreheqjen ja ka bere Ilir Meta,prandaj te shpallet ne kerkim nderkombetar te sillet ne bangat e drejtesise. Qenka kollaj te vjedhesh te besh korrupsion te rivrasesh shpresen e dikujt dhe mjafton me largim nga detyra. Llalla ka gjynahe njerezore dhe jo materjale,dhe si i tille duhet te dale para drejtesise miliarderi nga Gramshi,ku qytetaret e Gramshit me zor nxjerrin buken e perditeshme me pune te ndershme. Do jete zhgenjim i madh nese do luhet me popullin sikur gjoja spo e gjejne apo dengla te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje