Ilir Demalia tregon sherrin: Tentova të godas me karrige Fidel Yllin, por erdhi Tom Doshi dhe pasi më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë

7 Qershor 2018, 12:07Kronika TEMA

Ilir Demalia deklaroi dy ditë më parë, se vite më parë kishte pasur një sherr me Tom Doshin dhe fidel Yllin.

Sot ai ka sqaruar këtë sherr për Panorama, duke dhënë versionin e tij.

Ishte korriku i vitit 1995 dhe unë kisha shkuar në Tiranë, nga New York-u për botimin e librit “Drejt Perëndimit”, një libërth shënimesh si fletore për ngjarjet e janar-korrikut 1990, që më pas u botua i plotë si refleksione, dëshmi, ngjarje në 2015-n me titullin “Guri fundit i dominosë” i ribotuar në 2017.

Në faqen 11 të librit, unë shkruaja: “Në këtë kohë Gramozi (Pashko) ishte nga ata “kurajozë” që kishte dhënë intervista te “Zëri Amerikës” në një kohë që dëgjimi i këtij stacioni ishte ilegal. Të ketë pasur visto nga lart?!…

Fidel Ylli kishte qenë badigard i Gramozit, kur ky ishte zv/ kryeministër në qeverinë e stabilitetit dhe më pas ishte badigard i Kryeministrit Aleksandër Meksi deri në vitin 1993 kur Meksi e largoi…

Fideli kishte hapur një kafe në këtë kohë që quhej “Bar West” në qoshe të “Parkut Rinia” ne krah të Ministrisë së Mbrojtjes.

Unë po shkoja në kafen “Bar West” për t’u takuar me dy miqtë e mi Sokol Ngjelën (Lincin) dhe Teodor Kekon (Dorin e vogël). Në kafe ishte Hektor Pustina dhe të tjerë gazetarë që mblidheshin aty.

Kur unë isha në tavolinë me Pustinën dhe po prisja miqtë e mi, vjen Fidel Ylli, më shikon mua dhe më drejtohet: U bëre ti, more shkërdhatë, të shkruash për Gramozin, dil përjashta nga këtu”, tregon ai.

Fideli më goditi me grusht. Unë iu ktheva duke marrë karrigen për t’i gjuajtur.

Në këtë kohë futet Tom Doshi, badigardi i badigardit.

Toma me godet nga mbrapa dhe pastaj më vendos pistoletën në kokë jashtë lokalit me gjithë Fidelin.

Të dy rrinin të armatosur”, vijon Demalia.(TemA)

22 komente në “Ilir Demalia tregon sherrin: Tentova të godas me karrige Fidel Yllin, por erdhi Tom Doshi dhe pasi më gjuajti, më vuri pistoletën në kokë”

  1. ehhh says:

    Demalia, ky HALABAK i neveritshem, prodhim i trushpelarjes se ’90-tes ?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Bojaxhi
      Bojaxhi
      Por Pompës
      I dhënka
      Për mrekulli.
      ***
      Syçi Tironës
      kur u largua
      puthi Tokën
      u përmallua.
      U kthye prapë
      e prapë shkoi
      por më Atdheu
      s’e përmalloi.
      ***
      P.S.
      Kur iku Demaliaj
      dërrasë mangut kishte
      pas jetës në mërgim
      AI është, Ai që ishte!

  2. SB says:

    Bythqira.
    Deputete me nivel langaraqesh

    1. Adri says:

      Horrat gangsterat mafjozet e Edrames e Tahirit …. perfaqsuesit e ripjelljes socialiste te votuar nga militantet e semure …

      Ky lloj llumi ben ligjet e shtetit

  3. Kurre s’kisha degjuar per kete fare de-ma-lie! Por vetem fakti qe shkon tek Zheji tregon se sa bosh ..!

    1. nacionalisti says:

      Me ken shkodran, sdo me thene me pas bri ne balle me i dit te gjitha

      Plus qe ske si ta dish, se si ky robi qe flet me lart, ishte nder te paret qe u fut ne ambasaden gjermane ne korrik te 1990.

      Provinca pune dreqi

      Gojet e liga thone qe ka qene i rekrutuar nga sigurimi… por te kjo pike, gjithshka dhe per gjithkend ne kete vend, eshte thjesh tymnaje. Shume pak eshte zbardhur.

      1. eeeeej says:

        Cila eshte “merita” e nje halabaku qe futet ne ambasaden gjermane me force ? Lufta antikomuniste ? D ? ?

        1. nacionalisti says:

          nivel shum i ulet

          nuk ia vlen me harxhu kohen me ty

    2. Berti says:

      Cfardo mund ti thuash demalias por nje gje eshte e vertete si uja qe pime ai eshte nje njeri normal gazetar dhe artist qe shkruan nuk eshte kriminel e hajdut si ata qe i vune pistoleten ne koka dhe qe dot rilindja mburet me dy bajga

  4. Tironsi USA says:

    Ca bohet keshtu mor jahu,po pse me Zhejin dhe me lengaraqet qe mbledh Zheji do bohet person i ndigju ky fare Dem-Alia,eh si eshte katandis lumadhi.

    1. Pellumbi says:

      Kane faje dy bodigardet sipas shkruesit qe si pastruan ca plera.

  5. Zigur Qarri says:

    Rrofte Vetingu!Dhe keto bandite jan Deputete!Perse i afroi Rama keta tipa?Nuk e dinte se kush ishin?!Nuk besoj!
    Lubonja, asaj kohe mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij,
    dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç
    ndodh rëndom- kujton Lubonja- kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës.
    Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai i dha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”,
    për mikun e tij, sot deputet i PS, Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta)
    që zbulon mendësinë e vërtetë të kryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që
    Rama sot do ta shembë për të humbur gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me
    qera të një institucioni duhet ta firmoste Ministria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat,
    nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroi vetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar.
    Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonte teatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit!
    Kuptohet lehtë se pse ish ministri i Kulturës e firmosi vetë konratën atëherë. Kuptohet po aq lehtë, se pse ai vazhdon
    me të njëjtat metoda edhe tani.

    1. heu bre says:

      O Qorrr, mjaft cave derrasa me qirate o derdimen! Kapitalizmi eshte mashtrim fund e krye, ndaj mos na caj trapin me “drejtesine” e funderrinave berishjane! Toc kuklle …

    2. Lale ti dukesh qe ke emri qe paske… ZIGURR!!!
      Shko mor kokloqe se na u bete te gjithe specialista. RROT QARRI !!!

  6. leka i madh says:

    pse merreni me demalian qe as nuk e dij kush eshte….me skandaloze eshte qe dy bodiguardè te viteve 90 jane bere milionera e deputete

  7. hysa says:

    O Syco, o trangull Kavaje! Fideli dhe Toma sigurisht qe ishin “te fortet ” e asaj kohe dhe force e vune paren, po mos haro se ti ishe krye halabaku i Tirones! Ha ha ha…ne bar ishte Tor Pustina dhe gazetare te tjere! Po cgazetar ishte Tor Pustina mi lale, kishte nje aparat te mare ne Kinostudio dhe shkonte poshte e lart incizonte dhe nxirte fotografi pa pasur idene e fotografise! Po juve as qe ja kishit haberin nga gazetaria apo nga fotografia por fakt eshte qe duke me qen se punojshit ne Kinostudio, pune te rendomta sic dihet, hiqeshit sikur dinit dhe perfitonit nga ndonje shoqni me ndonje regjizor apo aktor! Po ikni ore se late nam me keto kujtime leshi dhe preshi! Ju njohin mire njerezit se kush ishit dhe kush jeni ne ate bote mediatike me koke poshte!Langaraqe!

  8. Nik says:

    Dhe ky Demalia nje xhorre duket; vdes per t’u dukur ne ekrane dhe shkrime por halli eshte qe nuk shitet dot ne tregun mediatik sepse nuk ka aftesi per te konkuruar.
    Nik

  9. Alban says:

    Ilir Demalia ose (syci) qe e therisnin e kam njohur ne Hamburg ne vitin 1990 mund te them nje djal aktiv dhe korrekt,dhe i respektueshen

  10. Oni says:

    Keta jane deputete sot, keta hulugane.

  11. ambasada gjermane 90 says:

    Ilir Demalia ka qene i rekurtuar nga sigurimi shtetit.ne Ambasade sja vinte njeri ne pordhe po kerkonte te ishte lider deri sa dhe gjermanet ja dhien i thane futu ne rresht me te tjeret,se u be qesharak

  12. Trim says:

    Trim i madh ky koqe kandari demalia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje