Numrat e jashtëzakonshëm të Ronaldos, 51 tripleta në karrierë dhe sa shumë fakte interesante

16 Qershor 2018, 10:52Sport TEMA

Numrat e bëjnë të jashtëzakonshëm yllin e Portugalisë, Kristiasno Ronaldo.

Me tre golat e realizuar në ndeshjen djeshme me Spanjën, ai është ngjitur në piedestal. Vetëm Pele, Klose dhe Seler kishin shënuar në të gjithë edicionet e botës që kishin luajtur.

Tre gola në katër gjuajtje ndaj Spanjës, e bëjnë CR7 unik. Që pas ndeshjes së parë ai është bërë kopertina e Botërorit. Tripleta e tij ka emocionuar shumë të pasionuar ndaj futbollit.

Në historinë e pafundme për të vendosur se kish është më i mirë, CR7 apo Mesi, portugezi ka bërë një hap shumë të rëndësishëm përpara. Tani pritet përgjigja e argjentinasit.

Në secilin nga 3 gola e djeshëm, Ronaldo ka treguar karakteristikat e rralla që e ngjitin atë në majat e futbollit. Penalltia në fillim: gjakftohtësi dhe siguri.

Goli i dytë: shpejtësi në ekzekutim dhe forcë, edhe pse e komplikoi edhe portieri De Gea. Goli i tretë: lider, aftësi të jashtëzakonshme. Edhe Spanja e Don Andres Iniestës i është përulur.

Numrat tregojnë vetëm një pjesë të madhështisë së një atleti, i cili ka marrë për dore Portugalinë, duke u bërë në pak kohë fari i saj. CR7 ka marrë pjesë katër herë në fazën finale të Kupës së Botës, duke realizuar 6 gola.

E veçanta e madhe e tij qëndron në numrin e gjuajtjeve që ka bërë për të shënuar 3 golat: vetëm 4 gjuajtje.

Ai është lojtari më “i moshuar” që shënon 3 gola në një ndeshje në një Kupë Bote. Dje shënoi tripletën e 51-të në karrierë mes klubeve dhe kombëtares. Një legjendë në fushë dhe vendimtar.

1 komente në “Numrat e jashtëzakonshëm të Ronaldos, 51 tripleta në karrierë dhe sa shumë fakte interesante”

  1. Nuk mund te jesh lojtar i madh me stimulime! Nuk ishte penallti,nuk ishte foull nga Pike! Bota e futbollit,flas per FIFA dhe Organizma te tjera dhe Duken shqiptar,eshte e mbytur ne korrupsion! Deri kur arbitrat do te vendosin per fatin e ndeshjeve! Ishte turp per Ronaldon dhe arbitrt italiane! Si mund te vendoset nje italian kur Spanja eleminoi Italine?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje