Një zgjerim ekonomik i familjes së Lulzim Basha, në fakt vëllait të tij Erlindit që është i martuar dhe jeton më vete, pritet të bëhet pjesë e debatit publik në vend, sidomos pas standardit që opozita nisi me rastin e Fatmir dhe Agron Xhafajt.
Vëllai i Lulzim Bashës sapo ka marrë një leje të rëndësishme nga qeveria për të hapur një rrjet shkollash të famshme britanike në Shqipëri, një biznes që garanton sukses.
Lajmin e bën të ditur një nga portalet e njohura britanike, The Pie News, i cili është rrjeti informativ më i njohur për arsimin.
The Pie News thekson se rrjeti i shkollave të famshme britanike King’s ka ka dhënë franchize-n një kompanie shqiptare, përkatësisht firmës Sapaud, e cila ka si titullar dhe drejtor Eda Bashën, bashkëshorten e vëllait të kreut të PD-së, Erlind Bashës.
The Pie News shkruan se King’s Tirana do të hapë dyert e veta në shtator 2018 dhe do të sigurojë një arsim ndërkombëtar të përqendruar me një përzierje të kurrikulës shqiptare dhe britanike, për studentët lokalë nga mosha 2 deri në 13 vjeç. Ç’ka do thotë se e ka marrë licencën nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në fillim për shkollë 9-vjeçare e më pas në të mesme dhe ndoshta edhe universitet. Pra që liçensa i është dhënë nga Ministria e Arsimit, dhe që sipas gjasave ka pasur edhe “Ok”-in e Edi Ramës.
Erlind Basha, para pak kohësh dha dorëheqjen nga vetting, duke deklaruar shkëputjen nga sistemi i drejtësisë, ku punonte prej kohësh si këshilltar në Gjykatën e Lartë.
Kjo shkëputje, siç bëhet e ditur nga media britanike, paska pasur si shkak pikërisht hapjen e një biznesi të madh. King’s Kolege është një emër i madh në Mbretërinë e Bashkuar ku shkollohen mjaft të rinj nga Shqipëria.
Marrja e kësaj marke nga familja Basha i garanton sukses në biznes, pasi prindërit do t’i shkollojnë fëmijët tek një shkollë që i siguron akses më të sigurtë në universitetin e famshëm britanik. Drejtori i shkollave King’s, Andrew Hutchinson tha për Pie News se “Ne jemi të kënaqur të mirëpresim kolegët dhe studentët tanë të rinj në komunitetin global të Mbretërve.
Partneriteti ynë me Sapaud ofron një mundësi për të punuar me një organizatë të re që i ndan vlerat tona dhe ka një vizion për të sjellë mundësi të shkëlqyera arsimore ndërkombëtare për studentët në Shqipëri”.
Ndërkaq, drejtoresha e Sapaud, kompanisë që do të menaxhojë shkollën, Eda Basha, tha se “partneriteti me King’s do të lejojë grupin të përmbushë ambiciet e tij për të rritur imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Ne jemi një vend shumë i vogël, dhe ka më shumë arsye që të kemi një perspektivë globale.
Qëllimi ynë është të pajisim të rinjtë tanë me ndërgjegjësimin, njohuritë dhe aftësitë që duhet të lulëzojnë në një mjedis gjithnjë e më ndërkombëtar dhe për t’i ndihmuar ata dhe Shqipërinë që të shfrytëzojnë më shumë mundësitë globale. Ne jemi të kënaqur që kemi King’s si partnerë – ata janë duke na mundësuar që të realizojmë ambiciet tona”.
Pie News thekson se një ceremoni hapjeje pritet të zhvillohet këto ditë në një performancë me shumë bujë. Dhënie e licencës nuk është favori i vetëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lulzim Bashës, pasi vetëm disa muaj më parë “i dha” 13 milionë euro për pallatin e prishur në Vlorë, ndërkohë që një vit më parë i dhuroi drejtimin e disa prej korporatave më të mëdha shtetërore për 6 muaj. (tesheshi)
Lulzimi me duket politikan mjeran por i vellai, per te cilin nuk kam ndonje opinion, ka te drejten e tij per te bere biznes nese ploteson kerkesat per nje aktivitet te tille.
@qytetari
Ashtu si degët e bimëve
lulëzojnë e çelin sytha
edhe këta
Lulëzimojnë e lindErë
nga bytha!
…
P.S.
Shkurt muhabetit
ore vëlla
ky stan i B-ëve
atë bulmet ka!
Pse te mos ja jape, neqoftese nuk shkelen ligjet ne fuqi. Pse e shikoni si favor qe I behet Lulzimit. Bravo qeverise rama qe nuk shkon me inate fshatarake, xhelozira idiote apo hakmarje primitive. Nese ligjet nuk shkelen shume mire ka bere dhe shume mire qe keto lloj shkollash hapen ne Shqiperi. Jane shkolla shume te mira qe do permirsojne edukimin ne vend dhe hapin perspective per me te miret. Shpresoj te mos degjenerojne ne standartin vendes.
SHQIPERIA ESHTE NJE VEND QE “PRET ME PA DURIM ” TE HAPET NEGOCIATAT PER NE B.E. -ne KU GJUHA ANGLEZE DOMINON ..! NDERKOHE FRANCEZI MAKRON PROPOZON QE EUROPA TI RIKETHEHET GJUHES FRENGE , PER FAKTIN SE ANGLIA “NUK KA PREFERENCA ” PER B,E,-ne ..! BASHALINJTE E “FAMSHEM”, PO” PERPIQEN ” QE TI BEJNE SHQIPTARET “TA HARROJNE ” SHQIPEN “, PER TA “ZEVENDESUAR “ATE ME ANGLISHTEN ..! .. O STERNIPER TE RILINDASVE KU JENI ..?!
Po parate mor Qytetar leshi?…
Me parate e Vefes
Pritet qe ne oret e vona te mbremjes PD te dale me nje deklarate per shtyp ne lidhje me dhenien e licences kunates se Bashes, Lulit !?
Qeveria e narkotrafikantit Rama vazhdon ta trashe zullumin, ajo nuk u mjaftua vetem me dhenien e tenderave deputeteve dhe ish ministrave te vete, por se fundmi e thelloje edhe me shume ate duke dhene licence per shkolla engleze ne Shqiperi dhe kujt ? Kunates se Lul Bashes!? Qellimi i vetem i kesaj qeverie eshte ! Duke qen e ekspopzuar fuqishem perballe akuzave nga ana e PD-s per te gjitha prapesite qe ka ber e ben kjo qeveri , ajo nepermjet ketij veprimi kerkon te korruptoje liderin e partise tone ne menyre qe ti mbylli gojen asaj .
Por PD e bindur ne kauzen e saj i hedh poshte me neveri keto oferta korruptive dhe se shpejti vete kunata e Lulit dhe vellaj i tij kane per te dale me nje deklarate publike ku me neveri kane per ta rrefuzuar nje pazar te tille.