Marrëveshja për detin që po diskutohet mes Shqipërisë dhe Greqisë është mbërthyer nga një turbullirë pretendimesh që vijnë si nga mungesa e transparencës së qeverisë për bisedimet që po zhvillohen, por edhe nga aktorët që janë aktivë në denoncimin e këtij pakti me argumentin se po i falet det Greqisë.
Më konsistente ka qenë pala greke, e cila ka qenë e qartë në pretendimet e saj dhe këtë e ka shprehur edhe publikisht.
Një ditë më parë ishte ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias që tha se për herë të parë Greqia zgjerohet në 12 milje det territorial.
Ky duket se është dhe interesi primar i Athinës në negociatat që po zhvillohen, nga të cilat të dyja palët flasin për fitore.
Për Athinën fitore është qëndrimi në marrëveshjen e vitit 2009 për të paktën një pikë, 12 miljet detare, pikë për të cilën qeveria shqiptare thotë se buron nga Konventa e Detit dhe jo nga lëshimet e saj.
Për këtë çështje është prononcuar së fundmi edhe deputeti i Syriza-s, Gianis Mihalogianiakis, i cili ka përmendur edhe praninë turke në Portin e Durrësit.
“Shqipëria duhet të respektojë marrëveshjen e vitit 2009 me Greqinë për 12 miljet detare dhe me këtë do t’i jepet një mesazh Turqisë për vendosmërinë tonë lidhur me të drejtat që rrjedhin nga Konventa Ndërkombëtare për Ligjin e Detit.
Të mos harrojmë dhe prania turke në Durrës”, thekson deputeti në një deklaratë me shkrim.
Këto parashtrohen si pretendime nga një deputet që i takon shumicës qeverisëse në Greqi, por nuk dihet sa janë pjesë e axhendës së bisedimeve.
Ministri i Jashtëm grek, Kotzias duket i kënaqur me rezultatet paraprake të bisedimeve me Bushatin, çka u duk në investimin e tij për të udhëhequr klubin e Miqve të Shqipërisë në mbështetje të hapjes së negociatave.
https://www.cretapost.gr/417867/michelogiannakis-ti-ofili-na-sevasti-i-a…
sakt,ndryshe ……………to makri,madje me gunga!
Po:
Mihal xhani = Mihalogianiakis
Kur mesojme nga greket se kjo qeveri edhe ma zi se berisha do na bene per detin basi paska pranuar ate qe kushtetuta ka refusuar
kush eshte berisha qe te vendosi per bregdetin albanez ;;;;;; e vendosin shqiptaret kete gje jo nje i korruptuar si berisha qe e ka shit per 5 dollare detin tone ;;; dejtesia te behet dhe mos te merrete me me berisg=hen berisha té shesi tokat e veta qe i vodhi ^popullit ;;
GIANIS MIHALGO-KARIS,,,,ME ATE KONTRATEN QE FIRMOSET ME BERISHN,,,KEMI KOHE QE KEMI FSHIRE BYTHEN,,,,DHE ESHTE RICIKLUAR SI KARTE,,,,,TI RRUANI TOPET O PAPAGALO 12 MILJEVE DETARE,,,,JANE TE SHQIPTAREVE O JEVGJIT,,,,TASHT I KERKONI SALIUT PARATE QE I DHATE ,PER FIRMOSJEN E KETIJ PAKTI,,,SE SALIU NUK NJEH AS FEMINE E TIJ PEF PARA,,,PO TI KISHIT DHEN PARA DHE PER MARJEN E GJYSMES SE SHQIPERISE,,,,SALIU FIRMOSTE,,,MJAFTON TE PAGUANIT,,,
Ne regull jevgjit neo grek.
Do merrni ket timin.
Sipas Hartes se NASA-s (te kudondodhur ne Ishullin e Korfuzit) per zonen e Ishullit te Korfuzit dhe pjese te anes jugperendimore te Shqiperise, me rezolucion shume te larte, ishujt Othonoi, Ereikoussa konsiderohen si ishuj satelite te Ishullit Korfuzit.
Efekti i Ishullit Othonoi eshte i percaktuar nga marreveshja midis Republikes Italiane dhe Republikes Helene mbi ndarjen e Shelfit Kontinental e 6 Qershorit 1982 ne Detin Jon dhe eshte Pika 1 (pika terminale e Kufirit te Shelfit Kontinental Itali-Greqi).
· Ujerat Territoriale apo Deti Territoria,l sic percaktohen ne Konventen e e Kombeve te Bashkuara, ne Ligjin “Mbi Detin”, 2013 eshte nje brez uji qe ka gjeresi maksimale 12 milje nautice (22.2 km; 13.8 mi) nga Vijebaza (Baseline) e shtetit bregdetar.
Nga ky percaktim, kuptohet se 12 miljet nuk perbejne zbatim te plote, por ka kufizime qe duhen te merren parasysh.
Sipas shtypit rezulton se pala greke do ushtroje te drejten per Detin Territorial/Ujerat Territoriale per nje gjeresi prej 12 miljesh nautice ne veri te ishujve Othonoi dhe Ereikoussa dmth. ne veri te Vijebazes qe bashkon keta ishuj.
Kjo shtron pyetjen, po brezi i ujerave detare midis Vijebazes se Ishullit te Korfuzit dhe ishujve Othonoi dhe Ereikoussa cfare perfaqeson?!
Ne fakt, nga pala greke kerkohen dy breza detesh territoriale 1) brezi i pare Korfuz-Ishujt Othonoi dhe Ereikoussa dhe2) brezi Othonoi – Ereikoussa me ne veri, me gjersi 12 milje nautice, qe perben nje nonsens te gjtihanshem.
Zgjidhja eshte qe nga Vijebaza e Ishullit te Korfuzit te vendoset brezi prej 12 miljesh nautice e ujerave territoriale, ne perputhje kjo me Konventen e Kombeve te Bashkuara ne Ligjin “Mbi Detin”, 2013 (2013 United Nation Convention on the Law of of the Sea.) dhe te drejtat per te ushtruar sovranitet nen fundin e detit territorial
Prof.Dr, Lirim Hoxha
Click here to Reply or Forward
11.91 GB (79%) of 15 GB used
Manage
Terms · Privacy · Program Policies
Last account activity: 20 minutes ago
Details
Nje gje nuk kuptoj. Pse nuk botohet nje harte me kufinj sipas Marreveshjes se Berishes dhe nje harte tjeter sipas Marreveshjes se tanishme(nese eshte gati Marrevesha,ta quajme e Rames) qe keshtu edhe laiku te shohe dallimin dhe te jape opinionin e vet.