Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini, i ka shkruar dje një mesazh të gjatë Lulit, pas mesazhit që Luli postoi pro tij publikisht:
“I dashur Luli.
Siç e di, unë jam i interesuar të lë gjurmë të thella në Itali në luftën kundër dorgës dhe mafias.
Nisur nga ky objektiv, kam bërë një deklaratë, ku kam theksuar qëndrimin tim të egër kundër mafias italiane.
Pashë një postim tëndin, ku më ftoje që të bëja dhe luftën kundër mafies dhe narkoshtetit në Shqipëri.
Me thënë të drejtën, u ndjeva pak keq.
E para, pamvarësisht se ne na konsiderojnë nacionalistë dhe pro fashistë, ne nuk jemi për pushtimin e vendeve të tjera.
Ajo që kërkoni ju, është që ne të bëjmë punët tuaja në Shqipëri, dhe të luftojmë atje për problemet tuaja.
Ne në fakt, si parti kemi në program decentralizimin dhe ndarjen e Italisë, e jo më zgjerimin e saj.
Ajo që kërkoni ju nga unë, është e kundërta e programit të partisë sime.
Ndaj në këtë pikë nuk të ndihmoj dot.
Po ashtu, sa i përket aspiratave tuaja për në BE, unë nuk jam dakord me ju.
Ju thoni se doni të hyni në BE, por nuk u lë ai kryeministri juaj.
Nëse kjo është e vërtetë, pra nëse ju jeni pro hyrjes në Europë, atëhere nuk keni punë me mua.
Se unë jam kundër.
Nëse ajo që thoni ju është e vërtetë, pra që kryeministri juaj është kundër hyrjes në Europë, ajo më shton respektin për të.
Por në fakt, më kanë thënë që edhe ai do të hyjë në Europë, ndaj nuk kam respekt as për atë.
Ne si parti jemi për prishjen e Bashkimit Europian, dhe jo për forcimin e BE.
E treat, sa i përket refugjatëve, kam dëgjuar që dhe ti je kundër pranimit të refugjatëve të huaj në Shqipëri, por ndërkohë keni mbushur Europën me shqiptarë.
Tani ose do pranosh të kthejmë pas gjithë refugjatët shqiptarë në Shqipëri, ose do mbani të huajt, se ne nuk kemi lindur t’u shërbejmë ju, por ju duhet të na shërbeni ne.
Së fundmi, dhe një këshillë.
Herë tjetër mos më bë mesazhe publike si ai që bëre sot, se ma lexojnë shokët dhe më thonë paske dhe miq shqiptarë.
Kjo më prish shumë punë.
Të jetë hera e fundit që e bën.”