Pas Shqipërisë edhe Maqedonia: Ndërtimi i kampeve për refugjatët një gënjeshtër

5 Korrik 2018, 18:24Rajoni TEMA

“Refugjatët nuk e kanë destinacion të fundit Maqedoninë, ata vetëm kalojnë tranzit përgjatë saj dhe as që ka kërkuar dikush dhe Maqedonia nuk planifikon të ndërtojë kampe refugjatësh, ndërkohë që kemi të bëjmë vetëm me një gënjeshtër”.

Kështu, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për lajmin që qarkulloi prej ditësh për krijimn e kampeve për refugjatët në vendet e Ballkanit.

”Për fat të keq dikush po e keqpërdor një informacion të tillë”, shtoi ai.

”Është e vërtetë se Maqedonia bashkë me vendet anëtare të BE-së vazhdon t’i koordinojë aksionet dhe është vendi i parë që pranon refugjatë nga Greqia, por edhe në momentet më kritike siç ishte më 2015 dhe 2016 i gjithë procesi menaxhohej bashkë me vendet e BE-së”, theksoi Zaev.

1 komente në “Pas Shqipërisë edhe Maqedonia: Ndërtimi i kampeve për refugjatët një gënjeshtër”

  1. Zigur Qarri says:

    Ne Maqedoni ndoshta eshte nje genjeshter,ne Shqiperi jo.
    Rama ishte gati per kampin e refugjateve,ne kembim te
    favorizimit per negociatat ne BE.Por kryesuesit e BE-s,nuk
    ishin dakord te gjith per nje qender refugjatesh ne Shqiperi,
    prandaj edhe Rama”u terhoq”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje