Zlatan Ibrahimoviç është i veçantë dhe këtë e tregon sidomos kur është jashtë fushës së lojës, me fjalët e tij.
Ai ka shfrytëzuar ndeshjen e nesërme mes Suedisë dhe Anglisë për t’i sugjeruar Devid Bekam një bast mjaft të veçantë mes të dyve.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, sulmuesi suedez i ka lëshuar dorashkën e sfidës mikut të tij, i cili ashtu si Ibra, në të kaluarën ka qenë kapiteni i përfaqësueses.
“Nëse Anglia fiton, unë të ofroj drekë kudo që të dëshirosh ti në botë. Por nëse fiton Suedia, atëherë ti do të më blesh mua çfarëdo që dua të IKEA”, ishte basti që propozonte sulmuesi suedez i cili këtë Botëror po e ndjek si spektator.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e Bekam, i cili ka pranuar sfidën dhe e ka bërë më interesante.
“Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty te IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxhelos.
Por kur Anglia të fitojë, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në Uembli me një fanellë të Anglisë veshur”, ishte përgjigja e anglezit e shoqëruar me një shtrëngim duarsh.
Injorant vazhdojnei perkthimin r Beckam: dhe te hash te fmashme pjate angleze: “peshk me patate te skuqura ne pushim te ndeshjes”! Me siguri nuk e keni kuptuar se nuk e kaloni urren e dragotit ose tr peshtanit!