Befason Maradona: Mafia ka kapur Botërorin, trafikon futbollistë tek Franca dhe Anglia

9 Korrik 2018, 19:02Sport TEMA

Gjithmonë i rreshtuar kundër fuqive të mëdha, e polemizues edhe për raste të diskutueshme, Diego Armando Maradona ndoshta do të ishte i lumtur për 4 më të mirat e këtij Botërori.

Por, ish-futbollisti i njohur argjentinas, në emisionin e tij të famshëm në rrjetin “Telesur” lëshoi akuza të ashpra ndaj 4 ekipeve të mbijetuara në turne. Për Maradonën, ka një mafia që trafikon emigrantët dhe i natyralizon në ekipe kombëtare.

“Mbi 70% e Francës përbëhet nga emigrantë, ndërsa Anglia dhe Belgjika kanë përqindje thuajse të ngjashme. Janë djem që jetojnë të disavantazhuar dhe tërhiqen nga 4 vakte në ditë e mundësia për t’u vënë në provë. Trafiku i futbollistëve është diçka e tmerrshme dhe ka kapur nivele të pabesueshme. Nuk ka dyshim se në këtë Botëror kemi emigrantë më shumë sesa kurrë”, tha Diego Armando Maradona.

Maradona nënvizoi se, mes 4 kombëtareve gjysmëfinaliste, vetëm Kroacia është autoktone, ndërsa kujtoi se ka një rrjet mafioz që çon lojtarët afrikanë drejt natyralizimit në ekipe europiane.

4 komente në “Befason Maradona: Mafia ka kapur Botërorin, trafikon futbollistë tek Franca dhe Anglia”

  1. Bambi says:

    Kto vende u hapin deren emigranteve dhe perballojne gjithe ato sakrifica. Perse athere duhet te mos i aktivizojne ne ekipet kombetare?
    Diego eshte legjende e futbollit. Ai ka qene megjik me topin. Gjithsesi, si personalietet ka kufizime te medha. Ne fjalet qe leshon lart e poshte nuk shquhet per intelekt.

  2. Siko says:

    Pleqte e pogbas matuidit e mbapes e kan qysh para se ta hidhnin spermen se car do dilte prandaj iken emigruan ne france

  3. Vaslilesheli says:

    Respekte per Maradonen deri ne 1994 megjithe dritehijet e tij.
    Zoti e fali gjeni per futbollin ne toke.Aty e mbylli.
    Ky Maradona trajner ,apo njeri eshte tjeter gje.
    Prandaj ju qe e njihni futbollist faleni,ju te tjeret mos ja degjoni,as lexoni fjalet.
    Na besoni ne.Ka qene me i madhi si futbollist.

  4. Jo per gje... says:

    Ata kan lindur ne ato vende more kopuk ! Si t’ja bej Franca dhe Anglia tu thot mos luani futboll?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje