Treni i linjës Elbasan-Durrës del nga shinat, tmerrohen udhëtarët: Ndjemë lëvizjen e fortë, vagonët u ndanë më dysh

10 Korrik 2018, 09:18Kronika TEMA
Treni i linjës Elbasan-Durrës del nga shinat, tmerrohen

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Rrogozhinës, pasi treni i linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor.

Nga raportimit nga vendi i ngjarjes mësohet se nuk ka persona të lënduar dhe as dëmtim të vagonëve dhe lokomotivës.

Dalja e trenit ka shkaktuar panik e kaos tek udhëtarët pasi vagonët janë ndarë ku një pjesë ka dalë nga shinat, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në trasenë hekurudhore.

 “Ndjemë lëvizjen e fortë. U tronditëm, s’po kuptonim çfarë po ndodhte. Vagonët u ndanë”, kanë thënë udhëtarët, ndërsa kanë treguar se kanë qenë rreth 50 njerëz në tren. (TemA)

1 komente në “Treni i linjës Elbasan-Durrës del nga shinat, tmerrohen udhëtarët: Ndjemë lëvizjen e fortë, vagonët u ndanë më dysh”

  1. Handan says:

    Akoma ka njerez qe udhetojne me tren??? Po ikni ore shitini per skrap se ska me sistem hekurudhor Shqiperia……..u prish stacioni hekurudhor Tirane,simbol kryeqytetas qe te ndertohej nje shesh pa kuptim,e tani thjesht mos udhetoni me tren me se esht pa kuptim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje