Nga Mero Baze
Kur filloi debati mbi Teatrin, dy gjëra ishin anormale për publikun dhe normale për opozitën. E para, ishte krye-argumenti i tyre se në krye të kësaj beteje janë aktorët, dhe e dyta, që beteja bëhej në emër të trashëgimisë kulturore të Teatrit (parti antikomuniste këta).
Në emër të këtyre argumentave, opozita dhe kryesisht seksioni i PD-së për Teatrin, filluan të thurrin ditirambe për aktorët e vjetër e të rinj, për Robert Ndrenikën, Asqeriun, dhe për më të rinjtë, si Xhepa, Derhemi, apo regjisorë si Basha.
Pra, opozita e mbështeti betejën duke pasur kalë beteje aktorët dhe duke tentuar të demonizojë kryetarin e Bashkisë.
Kryetari i Bashkisë hyri në fakt në betejën që e thirri opozita dhe duket se hyri me qejf. Beteja e sikletshme e kryetarit të Bashkisë dhe qeverisë ishte në fakt ligji për transformimn e truallit dhe beteja ligjore për të, dhe jo beteja për trashëgiminë kulturore, apo nevojat për Teatër të ri, apo të vjetër.
Pas një beteje gati dy mujore, sot opozita dhe mbështetësit e saj kanë humbur kuajtë e betejës dhe kauzën për të cilën e nisën, dhe po tentojnë të ndërrojnë kuajtë e betejës gjatë rrugës, duke kaluar nga vlerat e trashëgimisë kulturore dhe nostalgjia e artistëve, tek beteja ku duhet ta nisnin, kuadri ligjor dhe PPP-ja për Teatrin.
Por tani, në vend të merren me betejën ligjore, kanë nisur të linçojnë artistët, ata që deri dje i kishin kalë beteje.
E vërteta është se shumë prej tyre në fakt, më shumë se i bindi Veliaj, i zhgënjeu opozita, dhe panë se po përdoreshin si viagër për pafuqinë e saj. Të rrethuar nga njerëz ordinerë, vjedhës aparatesh fotografike e nafte, vjedhës fondesh publike që nuk ëndërrojnë Teatër, por kthimin e PD në pushtet për të vjedhur dhe njëherë, ata ikën në punë të tyre dhe ranë dakord me idenë e një Teatri të ri.
Fushata linçuese kundër aktorëve tani është më shumë një mllef për pafuqinë e opozitës, se sa një shfryrje për mëkatet e tyre.
Problemi i opozitës është se dhe tani që ka ende kohë të bëjë betejë ligjore dhe të shikojë problemin politikisht, tenton të mallkojë ata që nuk i siguruan dot fitore, ngaqë nuk pranon dot se i ka mundur tek pullë Erion Veliaj.
Banaliteti i akuzave për blerje aktorësh rrezaton më së miri mekanizmin e angazhimit politik në opozitë, skenarin e “Babales”, që duke i dhënë para, mund të bëjë deklarata të rreme, apo gjithë mekanizmin e lobimit të Lulzim Bashës për t’i bërë gjithë gjërat me para.
Dikush duhet t’i tregojë atij idioti që ka plot gjëra në jetë që bëhen dhe pa para, por me zemër dhe ide. Një prej tyre është dhe politika, kur njerëzit të besojnë. Kur nuk të besojnë, është si puna e seksit, që duhet ta blesh. Dhe Lulzim Basha po e ngre gjithë opozitën mbi këtë parim.
E vërteta e hidhur për të është se ai dështoi jo se ishte i fortë Veliaj, por se ai si frikacak zgjodhi ta mundë Veliaj, jo duke i dalë përballë, por duke tentuar të përdorë kauza dhe njerëz që nuk kanë lidhje me të. Dhe njerëzit e vet që futi në këtë betejë, ja bënë pis gjithçka.
Por e vërteta është se në kauzën për Teatrin ka pasur dhe ka qindra mijëra qytetarë të interesuar për transparencën, ka aktivistë qytetarë mes tyre që e kanë sinqerisht, të mësojnë se çfarë po bëhet. Dhe ata janë njësoj të dëmtuar nga mënyra se si opozita ju qas kësaj beteje dhe si po e përfundon atë.
Ndaj kur dëgjoni këto ditë të mallkohen artistët, kur shikoni që tallen me Xhepën apo Asqeriun, kur shajnë Ndrenikën apo ndonjë aktor tjetër, nuk e kanë me ta. E kanë me pafuqinë e tyre dhe me inatin e një njeriu që nuk di ç’të bëjë me dështimin e vet. Mallkojnë artistët se nuk mallkojnë dot Lulzim Bashën që i bën çdo ditë qesharakë. Dhe kanë keqkuptimin që janë dhe trima.
undefined
Ketu ka vetem nje pyetje, ky ligj eshte apo jo anti-kushtetues dhe ne kundershtim pjesen tjeter te kuadrit ligjor te Shqiperise? Ke bere ditirambe ti e nuk i jep pergjigje kesaj pyetje.
Cdo gje tjeter eshte komplet e pavlere. Po te jete anti-kushtetues ligji, sido qe te rrotullohet Rama do marre nje goditje nga e gjitha kjo. Po te mos jete, eshte Basha qe merr goditjen. Me ke pine kafe, ke cuan te protestat etj., jane banalitete qe i interesojne tjerrjes se llafeve dhe jo zgjidhjes se problemit.
@Mero
Mos i kalo anash problemit te madh korruptiv dhe antiligjor qe eshte:
TJETERSIMI I TRUALLIT DHE DESTINACIONIT TE TIJ PUBLIK PER INTERESA PRIVATE.
Denonco PPP-ne skandaloze te teatrit, qe do te hyje ne fuqi me ligj antikushtetues.
Bej nje shkrim per te qene, o Mero kunder Rames, qe te rifitosh besimin e publikut.
Sepse edhe ne intervisten qe ke dhene keto dite je shume kontradiktor me veten.
Perpiqesh ne fillim te zbukurosh disa nga ato qe po i quajme makiazh te qeverise.
pastaj, ne pjesen e deshtimeve qe perseri i kalon me stilin tend te njohur perciptas,
gjysem-permend difekte dhe mekate qe do ta rrezonin nje qeveri normale brenda dites.
PS. Eshte paburreri te censurosh komentet kritike dhe te klonosh ato qe te interesojne.
bravo I qofte atyre artisteve qe arriten te kuptonin qe po perdoreshin nga PD dhe Luli. Gjynah edhe per ata te tjere qe s’po kuptojne se po ia shpifin ketij popullit dhe as ne teater s’do vijne t’ju shohin me se do I kujtohen deklaratat politike qe keni bere dhe sulmet. Po mbani o njerez vendin qe ju takon, jeni artist, jeni te paster, nuk ka nevoje te perlyheni me marmalaten e tyre.
O zot sa te paftyre qe jane. Po normal se nuk di te perballet drejtperdrejt me nje person ai. Por edhe keta krimbat qe behen gazi botes duke ndjekur urdherat e tij. TURP TURP TURP qe pergojohen emrat e artisteve te medhejn shqiptar!
Te behet sa me shpejt teatri edhe te shohim dhe ne pak modernizem ne Tirane se me kte teater qe kemi as nuk te vjen te hysh deri te dera e jo me te shohesh ndonje shfaqje.
Shajn artistat se skan goje te flasin per ate pleren qe na la si ne 97.
Kur thua vjedhesi i aparatit fotografik dhe i naftes e ke fjalen per letyren Bejsan Peshen. NJe hajdut me cizme qe LSI e vurri ne krye te AKBN. Ai njeri me futyre idioti beri namin atje. Bashke me Panajot Sakon nuk linin gje pa vjedhur. Cudi sesi prokutoria nuk filloj nje hetim per abuzimet e ketij letyre. Jane njerez te ulet qe tani flasim per vlera.
Mallkuar qofshin te gjithe politikane Shqiptar. (Ato me shk****at, oligarket, dhe te kapurit me shume) ?
Artistin nuk e mallkon njeri.