I vetmi lexim politik i ligjit të Magjistraturës

9 Korrik 2018, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nevoja për të votuar një ligj për Shkollën e Magjistraturës me 84 vota, ka të bëjë me faktin se këtë vit, Shkolla e Magjistraturës mund të ngelet pa studentë magjistratë, nëse nuk bëhet ky ndryshim. Është një nevojë që vjen nga lëmshet ligjore të krijuara në përpjekje për të rakorduar mes ligjeve të reformës në drejtësi dhe atyre ekzistuese.

Nuk është ndonjë ligj që ka prapavijë politike, dhe as ka të bëjë me ndonjë përpjekje për pushtet.

Për këtë, disa faktorë ndërkombëtarë i kanë propozuar shumicës negociata me deputetë të opozitës, për të arritur një shumicë.

Mes tyre, më të favorshëm janë ata të LSI, të cilët janë dhe votues të këtij ligji më parë në Kuvend.

Por, në vend të një marrëveshje formale jo politike dhe pa debat, PD po e politizon në skajshmëri problemin, për të kompleksuar deputetët që mund të votojnë.

Dhe duket së me të kompleksuar duken njerëzit e LSI. Petrit Vasili deklaron se s’ka negociata per këtë çështje, a thua se po diskutohet për ndonjë qeveri të re.

Përpjekja për të kompleksuar LSI dhe deputetët e tjerë që mund ta votonin atë, është në fakt i vetmi qëllim politik në këtë histori, që tregon se PD, do që ngërçi të dominojë mbi reformën në drejtësi.

Mos hapja e Shkollës së Magjistraturës këtë vit, natyrisht që do të jetë një goditje për përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve rezervë që mund të zëvendosojnë ata që preken nga Vettingu.

Dhe pikërisht këtu, PD zbulon interesin real që ka për ta futur reformën në kurthet që dalin rrugës. Këtu po ashtu, ajo zbulon dhe mënyrën se si e shikon tani e tutje Shkollën e Magjistraturës, si çerdhe të pushtetit, apo dëshirën që ka të mos furnizohet sistemi me njerëz të rinj.

Përpjekja për të kompleksuar ata që mund të votojnë një ligj të zakonshëm pa ngjyrë politike, dhe akoma më keq, përpjekja për ta parë këtë si një rast që i jepet për hakmarrje ndaj reformës, është i vetmi lexim politik i ligjit të Shkollës së Magjistraturës. Si një rast, për t’u hakmarrë për reformën, si diçka që nuk e votuan dot kurrë me zemër.

8 komente në “I vetmi lexim politik i ligjit të Magjistraturës”

  1. Trylylyja says:

    BABALET , NË KONFUZION TË PLOTË!
    LESHELISTAT, PAS BOLEVE QË TUNDEN !!??

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap..

  3. artibr says:

    me vjen per te velle me kete ke net qe e quani shkolle po kush jep mesim aty te gjith qyqetaret e plepave ajo eshte nje baze e krimit te organizuare sa per kuader ne drejtesi keni gjithe ata magjistrat qe kane mbaruar jashte shtetit qe skan nevoje per ate shkolle shkoll beni ligje per ta dhe shtrihEni ate fabric krimi shqiperia ka shum jurista te shklayer qe kane mbaruar ne perendim po qe I bllokon qeveria per mos ti hyr gjembe ne kembe .

  4. petrit grazhda says:

    ja ke futur kot kesaj rradhe Mero shkolla e magjistratures ka qene historikisht cerdhe e pushtetit . dhe Rama meqe erdhi ne pushtet do te kapi edhe Shkollen e Magjistartures. E di ti Mero qe jane rreth 30 keshilltare ligjore te gjykates se larte , te gjykates kushtetuese dhe te gjykatave adminiatrative qe kane fituar testimin profesioal ne shkollen e magjistratures duke marre 60 % te pikeve te testimit profesional dhe nuk futen ne shkolle. Pse nuk futen ne shkolle , pse nuk zbatohet ligji nga shkolla dhe nga mazhoranca, pse nuk zbatohet reforma ne drejtesi te c ilen e kane miratuar vete. Pergjigja eshte e thjeshte duan te kapin dhe shkollen e magjistratures ashtu si po tentojne te kapin dhe institucionet e tjera te reformes ne drejtesi . Me vjen keq Mero po ky shkrimi eshte me e dobeti qe kam lexuar, dhe dukesh qe ja ke futur kot pasi nuk ke informacionin e duhur per situaten . Bej ca verifikime per testimin e keshilltareve dhe jam i bindur qe do te besh shkrim tjeter.

  5. Vlonjati says:

    Apapapapapa…..!!!
    Mero fshatari eshte kthyer ne psikolog, po na tregon se kush jane ata qe paskan votuar reformen me zemer dhe kush jo! Sipas Mero kurves PeDe-ja nuk e ka votuar me zemer reformen dhe per kete shkak ajo eshte armikja e popullit dhe partise, kurse komunistat e karit qe jane ne Rilindje i duan vetem te miren popullit dhe me mish e me shpirt po mundohen te cojne perpara reformen!! A ju qifsha motren mu ne pith te gjitheve bashke, duke filluar nga Mero fshatari e me radhe, PeDe dhe PS!!! Po te kishte kaq deshire Rilindja per te cuar reformen ne drejtesi nuk e karikonte situaten politike deri ne kete pike me kullat e Teatrit por te mundohej me kohe perpara per te gjetur konsensusin me LSI ( qe cuditerisht sa here qe PS-ja i ka nevojen per vota ajo kthehet ne partine qe terhiqet per hunde nga PeDe-ja se vete nuk eshte e keqe, te pakten kjo eshte ajo qe thote Mero kurva me gjithe komunistat e Rilindjes). Fakt eshte qe PS-ja pa Gjykate Kushtetuese dhe pa Gjykate te Larte po e con korrupsionin shteteror ne nivele te frikshme. E vetmja llogari qe ka bere gabim ishin negociatat qe nuk u hapen dhe karat kujtuan se do ti hapnin kete vit. Tani qe negociatat nuk u hapen por duhet pritur viti tjeter, ngritja e organeve te drejtesise eshte kusht per hapjen e tyre. Qe keto organe nuk hapen pa konsensusin e LSI ose PD ky eshte fakt. Keshtu qe Rilindja ra ne gropen qe hapi vet. Pra, te kerkosh votat e PeDe-se sot ose LSI me argumentin se e kane votuar njehere ligjin (o zot sa vari kari qe jane…) se kismet mos vihen ne seder dhe votojne kjo me e pakta do te thote qe Rilindja eshte nje konglomerat copash kari, dhe me e shumta qe nuk e kane dashur reformen qe ne fillim, njesoj si kurvat e PD dhe LSI.

  6. Mihali says:

    Pse kushtetuta meret me shkollen e magjistratures? Ajo ka nje ligj per kete shkolle.Qeveria mund te ritij kapacitetet ose ti ulij kur te mbaroj plotsimi,mund ta bej me nje vendim te KM.(Altin normativ)sepse ligji eshte dhe nuk cenohet qellimi dhe as kushtetuta.

  7. @ says:

    A ka ndonje shpjegim per komentet qe nuk dalin?

  8. Sit back and relaks■●▪ says:

    Mero dhe Endri Fuga kane vendosur linje direkte komunikimi me fiber optike….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje