Nga Afrim Krasniqi
Disa muaj më parë u ndodha në Gjermani në një aktivitet ndërkombëtar që lidhej me tranzicionin në Evropën Lindore. Një auditor ideal për fjalën dhe shkencën, me profesorë e studiues nga më të njohurit. U fol për të gjitha, por midis morisë së tezave e argumenteve më bëri përshtypje një pyetje retorike: “shikoni elitat tuaja postkomuniste, për çfarë flasin e debatojnë ato? Niveli i debatit tregon sa keni ndryshuar”. E tha një studiues çek, sipas të cilit në debatet publike në Ceki mbi 60% e ligjërimit, metodikës, argumentit dhe stilit është jo komuniste. Kjo na bën të ndryshëm nga shumë të tjerë vende ish komuniste tha ai. Dhe kishte të drejtë, sidomos për Shqipërinë.
Për çfarë flasin elitat tona politike e publike? Si komunikojnë ato? Cili është mesazhi dhe modeli i tyre në formësimin demokratik? Ka disa studime pjesore për këtë temë. Një diplomat shumë i njohur ndërkombëtar më pati thënë një muaj më parë në zyrën e vet në një nga kullat e larta të Tiranës: këtu të gjithë janë komunistë, sillen si komuniste, mendojnë si komunistë, reagojnë si komunistë, vetëm sa duan të jetojnë si kapitalistë. Kam frikë se ambasadori pati të drejtë. Shqipëria e pas 28 viteve është më e pasur, më e hapur, më e shëndetshme, më e shetitur, por në raport me elitat është dhe cilësinë e ligjërimit politik e publik është aty ku ka qenë, në vendnumëro dhe e marrë peng nga koha e revolucionit kulturor. Nuk ka ide të ndryshme, ka ide armiqësore; nuk ka debat, ka denigrim e kërcënime; nuk ka dallim nga profesori e shitësi e këpucari, secili bën garë në etiketimin e tjetrit deri tek mohimi i tij; nuk ka debat publik mbi çështjet e mëdha të shoqërisë, ka grindje pafund me gjuhën e rrugës për gjërat e ditës.
Kam lexuar këto ditë me trishtim (përfshirë edhe sot) debatin midis disa aktorëve me mendime të ndryshme herë me njëri tjetrin, herë me të tjerët në publik, të njerëzve publike me aktorët. Nuk ka dallim midis tyre nëse është aktor, regjisor, profesor në ish ILA, artist i popullit apo dublant, intelektual apo komentator në media, – secili nuk flet e debaton me idetë e tjetrit, por merr fjalët dhe e gjuan me gurë, e fyen, e denigron, e shan që nga koha e fëmijërisë, me familje e me katandi, me shfaqjet e librat që ka bërë. Shkurt, tjetri nuk është kolegu që mendon ndryshe, por është i keqi, i shëmtuari, armiku, fatkeqësia, i poshtri, që duhet injoruar, denigruar, fyer e asgjësuar me çdo mjet e me çdo çmim. Në fund të shkrimit secili shënon “pedagog”, “artist”, “intelektual”, citon çmime e nderime që ka marrë, në përpjekje për ti dhënë vlerë gjuhës që ai përdor dhe argumenteve të munguara. Nuk është trishtuese vetëm sjellja, ligjërimi dhe kultura e mangët që ata përcjellin, por shumë më trishtuese është paralajmërimi se çfarë produkti gjysmak mund të krijojnë modele të tilla mendimi tek brezat e studentëve, shikuesve dhe lexuesve të atyre që kanë lindur pas ’90.
Ka ndodhur të hapet debat për identitetin, raportin tonë me Evropën apo ndikimet e tjera, reformat në shkencë, arsim e kulturë, sistemin ekonomik dhe politikat sociale, por secili është mbyllur me forcë, – nga imponimi i turmave me ushqim partie e pushteti. Ato nuk lejojnë dikë të dalë jashtë rrethit, brenda rrethit ato ndjehen zot. Shpeshherë kur shpreh teza mbi elitat marr komente të tipit, a kemi elita, cilat janë ato, etj. Ka një përgjigje: për militantët e partive shefat politikë të tyre janë krye-elitarë, janë intelektualë, janë gjeni, janë artistë e shkuar artistëve, doktorë e shkuar doktorëve, mendimtarë të pashoq dhe vlera të papërsëritshme. I dëgjoni të enjteve në parlament? Askush nuk shan në shumë, më mirë dhe më larmishëm sesa ata. Ata kanë kampion të gjuhës së rrugës, denigrimit dhe fyerjes, dhe fatkeqësisht kanë edhe modeli i suksesit që u ofrojmë brezave më të rinj. Më 1992 dikush e krahasoi kryetarin e partisë që erdhi në pushtet me Skënderbeun dhe “rastësisht” ai u bë 8 vjet ambasador derisa mbushi moshën e pensionit. Më 2013 dikush tjetër e krahasoi kryetarin e radhës me Skënderbeun dhe “rastësisht” vijon të jetë deputet e madje anëtar në Byronë e lartë të Partisë. Sepse kultura e servilizmit shpërblehet, madje sa më absurde të jetë aq më i madh është shpërblimi. Ky është modeli politik që kemi krijuar dhe elitat që na dalin nga ky model politik nuk mund të jenë kurrsesi njerëz të librit, dijes, kulturës, argumentit dhe tolerancës. Produkti i saj janë imituesit e shefit, besnikët e shefit, megafonat e shefit, plus ca biznesmenë herë kriminelë e herë matrapazë që i veshim me kostume dhe i çojmë në parlament të mbajnë dorën ngritur për ligjet e partisë dhe grushtin e mbledhur për të goditur palën tjetër kur ajo na ngacmon apo cenon më shumë sesa duhet shefin dhe humorin e tij. Po shefat politikë? Ca individë që nuk kanë profesion tjetër në jetë, që fëmijët tanë nuk do të donim kurrë tu ngjanin, që nuk respektojnë asnjë parim, premtim apo vlerë kur bëhet fjalë për pushtetin personal, që përjashtojnë këdo që flet e mendon kundër, që e përdorin shtetin si pronë private, ligjin si llastik për gjuajtjen e tjetrit, institucionet si shtabe partie, administratën si shërbëtorë, dhe vendin si pashallëk familjar.
A kemi elita politike? Cili deputet ka arritur të ngrejë në parlament një ide të madhe, një problem jashtë axhendës ditore partiake, një propozim për reformë në shkencë apo me impakt në shoqëri? Cili ka refuzuar të jetë një numër në turmë, cili ka refuzuar urdhrin politik të shefave në grup, cili ka refuzuar të ndjekë verbërisht politikën e turmës, cili ka kushtëzuar votën e tij me cilësi përfaqësimi e vendimmarrje? Shikoni median dhe sidomos daljet e tyre në TV: cili pranon një kritikë për veten apo shefin, cili flet më shumë se 10 sekonda pa denigruar rivalin politik, cili pranon ti njohë një meritë partisë tjetër, cili mendon se të gjithë e duam Shqipërinë njësoj? Mos u lodhni ta kërkoni, asnjë prej tyre. Sepse vijnë nga e njëjta shkollë, nga i njëjti mentalitet, janë elitat e formësuara në kohën e fletërrufeve dhe vetëm atë dinë të bëjnë. Dhe kjo u jep përgjigje shumë dilemave e pyetjeve, mbi të gjitha për të kuptuar pse ndodhemi këtu, të fundit në listën e integrimit, të fundit në zhvillimin ekonomik, të fundit në ndarjen nga e kaluara, të fundit në standardet e jetesës, të fundit në sistemin arsimor dhe në shkencë, të fundit në arritje teknologjike apo aftësi konkurruese.
Ne shqiperi eshte fatkeqsi,mungon elita politike poshte komuniste.Keta qe jane me shume jane ca mbeturina te shoqerise dhe kane nivel me poshte se mesatarja e popullit qe nuk merret me politike direkt.
Prandaj jemi me te mbrapmit ne Europe.
Mjafton vetem ajo,qe qeveria Rama ka mbrojtur zyrtarisht alibine e Sali Berishes per Gerdecin(qe e konsideronte nje
aksident teknologjik),duke u pozicionuar edhe ne Gjykaten e Strasburgut kundra familjeve te viktimave,te kuptosh
qe hipokrizia e politikaneve tane shkon aq larg,sa ka kaluar çdo kufi te imagjinates.Rama,nga nje ane sulmon politikisht
Berishen dhe ministra te tij,si fajtor kryesore per tragjedine e Gerdecit,zyrtarisht mbron variantin e Berishes!!!
njerezit e thjeshte kuptojne e punojne 100 here me mire se afrimi e gjithe filozofucet e mediave e atyre qe vetequhen opinionista cdo gje mund te bejne por te diturin jo per nje arsye te thjeshte se nuk studiojne a analizojne por bejne propogande boshe pa fakte konkrete che nuk kane asnje pike referimi .krahasmi skane ide zhvillim njerezit tek keta shikojne ve Rem nihilistet qe mxijne cdo gje
Perveç Nard Ndokes,Mul Nokes,Ed Palokes,Strazimirit,qe jane elite,te tjeret jane kot.
Shume bukur ithua more djale,…..po kujt ja thua?!
Te lumte!!!
Gazeta Tema ka nevoje per me shume editoriale dhe shkrime nga gazetare dhe analiste si A. Krasniqi.
Me e gjetur nuk ka si behet!
Falemnderit autorit
T’u lumte Afrim! I ke vene gishtin plages se madhe dhe te pa sheruar.
Pasqyrim tejet realist i gjendjes se mjeruar politike,ekonomike,sociale se Shqiprise,per te cilen kane dhene ndihmesen e tyre ‘bujare’diplomatet,te derguarit,nderlidhesit,bashkerenditesit e perfituesit kryesore nga projektet e bujshme dhe te majme financiare per gjoja zhvillimit tone te gjithanshem.Kam respekt siperor per autorin,i cili eshte nder zerat e pakte qe ka nje nivel analize politike mjaft shkencore dhe bashkekohore.Por nese ne si shoqeri amorfe nuk jemi ne gjendje te dalim vete nga kjo situate atehere kemi rene ne fatalitet i cili perligjet me shprehjen tashme te njohur”Ky stan kete bylmet ka”.Shume opinioniste(profesion shqiptar),”gazetare”,”profesioniste”te fushave te ndryshme e aq me pak “politikane profesioniste”apo sic po quhen se fundi”politikeberes”huazim amerikan nga ata qe kane harruar shqipen, tjerrin e tjerrin neper studiot televizive ,te cilat jane bere dritare ku mund te shohesh nivelin e mjerueshem te zgjuarsise se atyre qe punesohen aty dhe te ftuarve te tyre,per te gjitha te zezat qe ka ky vend,per te cilat nje pjese te mire te fajit e kane ata vete,pa dhene asnje ide,mendim,per ndonje projekt politik per rrugedalje as qe behet fjale te presesh bazuar ne nivelin intelektual te tyre.Do t”i ftoja te gjithe dashamiresit e ketij vendi te shprehen per masat dhe rruget e mundshme per te dale nga ky ngerc me baze paditurine dhe per rrjedhoje dashakeqesine e poshtersine gjenetike.
Afrim, nder shkrimet me te mira qe ke bere. Mos harro qe elita eshte pjesa qe del siper, e shoqerise qe kemi. Fatkeqsisht qendra e gravitetit kulturor, arsimor, shkencor, politik, etj, te kesaj shoqerie eshte shume ulet, edhe ne krahasim me fqinjet. Pa permendur fatkeqsite e tjera qe na kane ndodhur nder vite.
Pervec kesaj, njerez vertet elitare si ty Afrim, zor se behen shume. Gjithsesi e vleresoj kontributin tend, edhe pse e dime qe pak gje do ndryshoje, fatkeqsisht.
Per te gjitha keni te drejte kur pershkruani elitat ne politike,por bini ne te njejtin gabim duke cituar shkak komunizmin.Ne kete menyre nuk ,ju veproni njesoj duke fajesuar ate sistem(qe pa dyshim kish te metà) por sepse ne krye Jane nje grup vandalesh,te pa skrupullt,qe Jane pasuruar ne kurriz te ketij populli duke e vjedhur deri ne palce,nuk eshte faji i komunizmit,por karakterit te tyre qe me shume duan te mbrojne vjedhjet duke synuar pushtetin.Nuk do te thote qe te jesh i shkolluar je intelektual.persa i perket ketyre,pushtetar,analist etj,asnje nuk i afrohet figures se intelektualit.
Ne ,brezi i atij sistemi dallonim qe cke me te,kush ish intelektualit,artist,punetor,doktor etj Nuk percmohesh njeri per professioni qe gezonte,ndersa sot shumica Jane me diploma te blera,me para te bera ne menyre Jo te drejte,dhe cmund te presesh prej tyre ??vetem sharje kercenime,shpifje per ti bere keq njeri tjetrit.Kur niveli me i ulet ngrihet dhe merr fuqine ,cte mire mund te presesh.
Fatkeqesisht,ketu te ne è moren ne dore banditet te perkrahur edhe nga antishqipetare zogollian,qe hakmerren duke propaganduar e fajesuar sistemin,prandaj mos bini edhe ju ne kete gabim.
Duhen breza qe keta zengjinet e sotem te arrijn kulturen,edukaten e borgjezise se juaj.
Shume flm oj shqipe! Shkrim qe te bene te skuqesh! Per vehte dhe per te tjeret, qe ndoshta se dine qe jane keshtu: intelektual banal, me mentalitet kumunist, qe leshojne pordhe duke i parfumosur me demokraci dhe kapitalizem! Te vjen per te vjell kur i degjon!
Nje fotografim shume i mire i gjendjes ketu ne Shqiperi. Jam plotesisht dakort me pershkrimin. Ajo qe me shqeteson mua si qytetar i ketij vendi eshte: Cila eshte rruga qe te permiresohemi ? Keta jane njerzit tane ! Mos duhet ti marrim hua nga shtetet e tjera?… Pune qe nuk behet , sepse dime mire anen tjeter te medalies te mentalitetit tone, qe te huajt mund ti digjojme diten e pare, pastaj i shajme , ofendojme i akuzojme dhe kerkojme te largohen !……Atehere…….Mendoj se e keqia nuk eshte vetem te politikanet , aqe me teper duke ju ngjitur mentalitetin komunist,qe perdoret shpesh si nje vello mendafshi per te mbuluar prapesite e tjera. Pse zotni shani vetem politikanet ,qe pa tjeter nje pjese e mire e tyre e meritojne dhe nuk thoni asnje fjale per nje pjese tjeter te shoqerise si masmedia , tufen e madhe te analisteve qe flasin çdo dite me ore te tera , pse nuk behet fjale fare per sindikatat . Ka OJQ-ra qe vetem te tilla nuk jane. Zotni me thuaj nje analist te vetem ,asnjeanes, qe ka dale ne Tv. dhe me guxim dhe argumenta ka mbrojtur nje çeshtje te madhe , nje shkelie ligji , nje abuzim financiar me permasa te medha e tj. e tj. Te flase jo vetem nje here, por te ndjeke kete problem pa nderprerie deri ne zgjidhje, duke vene edhe gishtin mbi personin fajtor direkt qofte edhe K. Ministri. Pra fajtor jane vertet politikanet , por jo me pak pergjegjesi kane edhe ata p.sh. analiste te njohur edhe si anti komunist, qe ne darke flete fjalet me te mira qe beri qeveria e kaluar, dhe me qe te nesermen ai nuk u perfshi ne qeverine e re, ne darke te asaj dite, nuk la gje negative pa thene. Tek ne vazhdon te mbahet ndezur , ende, si diten e pare,para 28 vjetesh problemet e se kaluares dhe te tashmen, nje plage shume e madhe qe nuk na le te shikojme se çduhet te bejme per te ardhmen. Politikane te caktuar kane bere dhe bejne çoroditjen e politikes Shiptare , gje qe na ka bere qesharak ne kancelarire e Europes. Kjo nuk eshte e rastesishme ! Mbase eshte misjon i tyre !
Por edhe z Krasniqi hap gojen e gelltit çfare i orfojne, kur eshte puna per te perfituar nga pushteti, deri edhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë (!) Kur nuk i japin me, behet opozitar
Nardi ke harru dy filozof te rinj Salinjani a si e ka ai dhe Klevis Balliun qe e ka pas ne presidence nje qenje me emnin Bujar Nishani .
Bota ka krere kleriket e dogmes se shenjte te Testamentit Modern, “Amin o Klerik”.
Ka vetëm një zgjidhje situata tek ne, të operojmë ashtu siç operojmë me kombëtaren e futbollit, lojtarët ti marrim nga jashtë. Edhe traineri e mira është të jetë i huaj. Sa për ne që jetojmë këtu në shqipëri, ne i dimë të gjitha dhe nuk dimë asgjë. Në gjëndjen që e kanë cuar vëndin këta politikanë, duket nevojë imediate një ndërhyrje ushtarake e huaj, me një mandat të kufizuar por të nevojshëm për aq kohë sa të zbatojë masat higjenike të nevojshme. Pra, diçka të përafërt me atë që bënin ushtarakët në Turqi. Kur civilët pordhacë dhe hajdutë qelbnin dynjanë në Turqi, ndërhynte ushtria dhe për një periudhë të kufizuar kohe, sillte situatën në normalitet. Por ne nuk kemi ushtri dhe traditë për këtë punë, ndaj është i nevojshëm një intervencion ushtarak me mandat të përcaktuar, mundësisht nga vënd që nuk ka interesa territoriale në raport me ne, si psh, anglia, suedia, norvegjia, apo ku di unë. Vetëm ata mund ta përgatisin këtë vënd për tju bashkuar qytetërimit perëndimor.
Sa te jet babai urrejtjes, kryetari real i partise me te madhe opozitare ne Shqiperi, pseudoelita politike e vendit do pjelli vetem sharje e urrejtje, ne parlament dhe ne çdo medie ku behet debat politik
Z.Krasniqi!
Nje analize mjaft realiste e intelektuale e ambjentit politik shqipetar.Fatkeqesisht aty jemi,ata jemi dhe do te jemi edhe per nje kohe shume te gjate.
Mbi te gjitha ishim dhe mbetemi te varfer ekstremisht ekonomikisht.Kjo jo duke ju referuar segmenteve te caktuara te poullsise,qe ashtu si ne cdo vend te globit edhe ketu tek ne eshte ritur numuri i te pasuruarve,por duke pasur parasysh ritjen akoma me te madhe te atyreve qe u shtohen te varferve.
Instikti per jete deformon gjithcka,acaron dhe keqformon masa te gjera “intelektuale”.
Afrim te pergezoj dhe te falenderoj per kete shkrim sa dinjitoz aq edhe inspirues per te gjithe ata qe duan te shohin,qe duan te ecin.
I vetmi njeri qe shkruan tamam. Bravo te qofte!