Aktorët fituan betejën e tyre… jo të PD!

27 Qershor 2018, 18:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Beteja e aktorëve për të vendosur për të ardhmen e Teatrit Kombëtar po shkon drejt fundit dhe disa prej kritikëve më të ashpër të ndërtimit të ri, pas një procesi të gjatë konsultimesh, kanë diktuar ndryshimet dhe kanë dhënë pëlqimin e tyre.

Beteja gati gjashtë mujore e tyre për t’iu dëgjuar zëri në këtë proces, më në fund ka një bilanc pozitiv dhe ata janë në anën e një ndërtimi të ri cilësor, që t’i japë dinjitet të ardhmes së Teatrit.

Por pikërisht në këtë moment, kur aktorët po fitojnë betejën e tyre, disa aktorë politikë, që janë si grup i gatshëm i PD-së, dhe vetë Partia Demokratike, kanë filluar të sulmojnë aktorët dhe t’i konsiderojnë ata, si njerëz të cilët nuk duhet të pyetën për Teatrin.

Në fakt nuk po thonë ndonjë gjë të re. Shumica e kritikuesve të aktorëve sot, kanë të njëjtat argumente që kishte Edi Rama para disa muajsh, kur thoshte se kjo nuk është betejë e aktorëve, por plan i qeverisë. Dhe nuk është se nuk kanë të drejtë, si qeveria, ashtu dhe opozita. Qeveria ka të drejtë të diktojë planet e zhvillimit të një qyteti dhe opozita t’i kundërshtojë ato, dhe në këtë rast nuk bën përjashtim Teatri Kombëtar.

Por problemi i PD-së, ishte, se meqë i ka rënë kredibiliteti në fund, deshi të përdorë aktorët në betejën e saj politike, dhe jo për Teatrin.

Në fakt, aktorët dolën në rrugë për Teatrin, dhe jo për betejën e PD-së, edhe pse disa prej tyre janë në borderotë historike të PD-së.

Tani procesi i konsesusit mes aktorëve dhe Bashkisë për godinën e re të Teatrit, është drejt fundit, dhe kur aktorët në të vërtetë kanë fituar betejën e tyre për Teatrin, ata nuk mund të bëhen përgjegjës për humbjen e betejës së PD-së.

Beteja e PD-së duhet të ishte qysh në filim betejë politike. PD i ka të gjitha mundësitë të bëjë betejë ligjore kundër P.P.P-së për Teatrin, të kqyrë transparencën e saj, ta padisë atë në gjykatë, nëse ka shkelje ligjore etj. Kjo është betejë e ligjshme e saj.

Beteja e paligjshme e saj, biles beteja si skuth e Lulit, ishte duke vënë para aktorët që kishin betejën e tyre për ndërtesën dhe raportin që duhet ruajtur mes historisë së një godine, dhe të ardhmes së Teatrit.

Atë betëjë ata e kanë fituar në mënyrën e tyre.

PD ende nuk e ka filluar betejën e saj. Ajo ende nuk ka asgjë ligjore kundër P.P.P-së së Teatrit, apo kundër procedurës ligjore të qeverisë. Nuk është vonë ta fillojë betejën e saj, por nuk ka pse nxjerr gështenjat me gishtat e aktorëve.

Ata ishin në betejën e tyre dhe e dinë vet si e mbyllin betejën e tyre. Mbështetja e PD-së tek beteja e aktorëve ishte jo vetëm një hipokrizi, por dhe një gjest që për nga ideologjia e asaj partie, nuk ishte as etike, pasi për gati dy muaj kemi dëgjuar më shumë përgjërime dhe lot nga PD për artin e realizmit socialist, se sa nga gjithë nostalgjikët e  komunizmit për 50 vjet.

Por kjo është puna e vizionit të Lulit.

Problemi është se tani sulmet ndaj aktorëve nga ana e PD, dhe grupeve të saj të gatshme, që i ka përdorur në çdo betejë kundër Bashkisë, është mirë të shmangen dhe nëse kanë fuqi, le të bëjnë betejat e tyre. Ne e dimë që PD ka nevojë për aktorë të rinj, por jo për aktorë të rinj Teatri, por aktorë politikë. Këta aktorë të Teatrit nuk mund të zëvendësojnë opozitën, sado të mire të jenë, dhe opozita nuk ja del dot të bëhet aktore, në një betejë publike, sado maska të vërë në fytyrë, pasi nuk ikën kollaj era e SHQUP-it.

Aktorët po fitojnë betejën e tyre. PD nuk hyri kurrë vetë në këtë betejë, por qendroi si punëtore skene. Dhe punëtorët e skenës kur mbaron shfaqja, mbledhin veglat dhe ikin në shtëpi.

10 komente në “Aktorët fituan betejën e tyre… jo të PD!”

  1. @autori says:

    Sofizma Mero, ke talent per sofizma!
    Refuzimin (shtyrjen) e negociatave me BE-ne e paraqet si fitore.
    Ke folur aq shume per Vetting dhe Reforma dhe aspak per rezultatet qe nuk duken gjekundi.
    Ke 6 vjet qe pislleqet dhe karagjozlleqet e kesaj qeverie ja faturon akoma “opozites”.
    Personat me butaforike dhe shkaktare te fatkeqesive tona, paraqiten si shpetimtaret e kombit.
    Ke mbledhur gazetaret me te paafte, mjaft qe te konformohen me politiken tende.
    E degjenerove gazeten tende me reklamat dhe postimet e Rames.
    Shume shpesh censuron komentet dhe klonon ato qe te pershtaten.
    Ndersa, “Beteja” per teatrin eshte thjesht nje tjeter tymnaje per te coroditur njerezit dhe artistet.
    PD-ja sikurse dhe PS-ja jane klane mafioze qe nuk e rruajne fare per teatrin.
    Ato kane gati 30 vjet qe vjedhjet dhe grabitjet e pasurive publike i kane bere se bashku.
    Maks Velo i vuri pikat mbi “i” kur trajtoi problemin ne rrafshin profesional.
    Ti nuk ke folur asnjehere per anen ligjore ku pjese e truallit publik falet per interesa private (PPP)
    Nuk ja vlen te zgjatesh me komente, se ti ke Alban Degen per ate pune..

  2. Sit back and relaks%%$$ says:

    Ca u bo me dhintegrimin Mero? Apo si puna e asaj pyetjes “A e mori provimin motra”????

  3. Aktoret fituan,ata dolen pronar te teatrit qe eshte i shtetit dhe u ndertua nga italianet dhe ishte(sipas qylaxhinjve)trashgimi kulturore(non sens).
    Ndersa puntoret humben uzinat e fabrikat humben buken e gojes humben edhe pensionet kurse keta qylaxhinjt pijanec marin pensione te posacme se na kane rrenjosur dashurine per partine dhe sot keta lehin secili per partin e vet.
    Populli mori arratine kurse keta qylaxhinjte qendruan ketu si artista te medhenj dhe asnje nuk emigroi ne holivud dhe asnje nuk ka bythe te bej mdonje pun tjeter pervec ham hameve dhe rakis.

    1. LORA says:

      Respekt per komentin tuaj.

  4. pokeristi says:

    Nuk arrij te kuptoj ende se cfare vlere historike ka nje godine, e cila qe ne projektin fillestar ka qene e parashikuar “E PERKOHESHME”.E ndertuar me binare druri dhe e veshur me panele PUPULITI (Tallash i perzier me cimento).
    Gjithesesi transparenca e diskutimeve pjesmarrja e te gjitha kategorive te specialisteve te interesuar per godinen e Teatrit Kombetar kete rradhe vlen per t’u evidentuar.Sigurisht disa e hapen gojen jashte kapacitetit fizik duke haruar Enverin apo Saline qe s’i linin jo te flisnin ndryshe por te shihnin endra ndryshe nga projekti qe kish vendosur qeveria.
    Shpresojme te mos humbim me shume e me gjate kohe.

  5. nora says:

    ju te pd-se jeni drumepre..
    edhe dhi e zgjebosur(basha,shqupi), edhe bishtin perpjete (komentuesit pd-iste)

  6. Albi_I says:

    O Mero, po ti e ke hallin te specifikat teknike te godines, apo si komentator politik e ke te trualli dhe tipet e financimit (PPP) qe perdor qeveria?

    Se po merresh me cdo gje, perfshi dhe ngrohjen globale, po vetem me qeverisjen jo.

  7. Ina says:

    Nuk di pse ju hajdute keni te njekten gjuhe. Lepije dhe ti nje kocke Mero.
    Lepires ke qene dhe ne kohen e qoftelargut.

  8. Vons says:

    Mero, te eshte fiksuar mendja se ajo qe shkruan ti kunder PD-se ka ndonje efekt te madh ne elektorat, ne PD, apo ndokund tjeter. Mendoj se ka shume pak efekt. Pavaresisht nese ka ose jo, problemi yt eshte se nuk kupton problemin tend. Ti dukesh njeri qe thjeshte je skllav i nje force politike. Shume komentues ta kane vene ne dukje me ‘epitete’ por kjo duket se nuk ndikon shume tek ti. Shume mire qe i duron. Por pse e perkrah PS-ne kaq shume? A ia vlen? PS-ja eshte vazhduese e PPSH, besoj kete e di. Edhe PD-ja u formua nga komunistet, dhe besoj kete e di. Pra te dyja vijne nga PPSH ne njefare menyre. Por komunistet e PD, e kthyen kapoten. Tani ty te bezdis fakti qe komunistet e PD-se e tradhetuan komunizmin, megjithese ishin komuniste. Pra ty te pelqejne komunistet qe nuk e ndryshojne bindjen e tyre komuniste. Ne fakt, ti ke edhe nje zgjidhje tjeter, qe te mos pelqesh asnje komunist, ata qe e mbajne komunizmin, apo ata qe e ndryshojne. Por mund te mbeshtesesh nje bindje tjeter politike, qe nuk eshte komuniste, ose ata njerez te rinj qe s’kane lidhje me komunizmin. Por edhe nese te pelqen komunizmi, te pakten, thuaj se je komunist, ose anti-komunist qe te dukesh njeri tamam i lire, jo skllav. Dhe pastaj kritiko PD-ne ose ke te duash pasi ke bere pozicionin tend te qarte. Se keshtu ti je ne nje pozicion absurd. Nuk ke respekt per veten, kur shan komunizmin nga nje ane, dhe nga nje ane tjeter e mbeshtet me vepra. Shan PD nga nje ane, dhe nga nje ane tjeter ben gjoja sikur e ndihmon.

    1. enter"" says:

      Koment pa pike sensi.
      Po flasim per teatrin dhe godinen qe do e zevendesoje ate. Cfare ka ketu per pikepamje komuniste apo anti-komuniste?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje