Si ja vodhëm fitoren Zvicrës!

23 Qershor 2018, 21:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk festojnë gjithnjë me shqiponjë. Nuk e bëjnë shqiponjën kur luajnë me ekipe të tjera Perëndimore apo në ekipet e tyre. Ai gjest është një përdorimësh për ta, si pjesëtarë të Kombëtares së Zvicrës, dhe rasti është vetëm Serbia.

Ata janë në Zvicër, për shkak se atdheu i tyre Kosova, ka qenë i ndëshkuar deri në rrezik të zhdukjes fizike prej nacionalizmit serb, dhe mbijetesa e tyre njerëzore është një histori që nuk mund të fshihet.

Xhaka dhe Shaqiri janë talente të Zvicrës, talente të një vendi që i mori emigrantë dhe i bëri yje. Ata duhet të respektojnë në çdo gjest dhe në dalje publike të tyre, atdheun e dytë, që u dha dinjitet dhe hapësirë për të qenë talente.

Por nga ana tjetër, askush nuk mund t’i kërkojë dy futbollistëve yje të harrojnë identitetin e tyre përballë një ekipi kombëtar që u kujton tmerrin e jetës së tyre. Betejat mes ekipeve kombëtare janë dhe beteja mes historisë së tyre, dhe kjo nuk është hera e parë në futboll.

Askush nuk mund t’u kërkojë atyre djemve të harrojnë historinë e tyre kur janë përballë dikujt që ua kujton atë. Biles dhe motivimi maksimal i tyre për të shënuar, kishte brenda dhe një fuqi të mbinatyrshme, që buronte nga identiteti dhe vetëdija e tyre për të.

Për më tepër, simboli i shqiponjës nuk është një simbol fyes dhe as i ndaluar. Ai nuk lidhet as me ndonjë ndjenjë raciste, as fetare, dhe as nacionaliste. Është thjesht simboli i shqiponjës. Gjestet me tre gishta të futbollistëve serbë janë simbole nacionaliste, pasi janë simbole të një ideologjie nacionaliste, që ka bërë barbari në Ballkan.

Por i vetmi rast kur ne e kemi tepruar, ishte shpërthimi i një feste mbarëkombëtare për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, sikur të kishim fituar ne. Shqiptarët nga mënyra se si festonin dje dhe vazhdojnë festojnë akoma, duket sikur ishin ata duke luajtur me Serbinë. Ne në fakt luajtëm me Serbinë dhe na mundën 2 me 0 në Elbasan. Vjedhja e fitores që ne u bëmë zvicerianëve dje, ishte i vetmi gjest i tepruar që kemi bërë ndaj dikujt në këtë histori. Dhe këtë se ka bërë Xhaka e Shaqiri që festuan si shqiptarë të Zvicrës, por ne që festonim sikur Zvicra të jetë koloni e Shqipërisë. Më shumë kemi fyer Zvicrën, se sa Serbinë. Serbët thjesht i kanë mundur dy djem shqiptarë që i rriti dhe i bëri të talentuar Zvicra. Kësaj të fundit duhet t’i jemi mirënjohëse, dhe jo të bëjmë sikur fituam ne.

22 komente në “Si ja vodhëm fitoren Zvicrës!”

  1. taku says:

    Bravo Mero ,se u came si Popull se beri si patriote te.shtire,,
    Po gabim dhe ata futbollistet ,qe bejne gjoja si patriote
    Ata luanin per Zvicren qe I beri futbolliste dhe duhet te respektijne ate vend,,

  2. .. says:

    Mos harroni se ne ate ekip ka dhe Boshnjako-Kroat (lojtar dhe trajner). Kshuqe, eshte ish-jugosllavia qe perfaqesohet aty (nqs do meremi me simbole).

  3. zi says:

    Megjithate, ishte nje mbrekulli.

  4. Sit back and relaks■●%^* says:

    Po kur shkulet shqiperia kur fiton gjermania ofendohen gjermanet thua? Se kemi dhe me kombetaren e gjermanise lojtare shqiptare si mehmeti psh. Shqiptaret festojne cdo humbje te serbise kushdo qofte ai qe i mund, qofte edhe senegali…

  5. Vizioner says:

    Zoti Baze, me gjithe Respektin, POR, ne cdo vend-theme te jetes do i fusesh “hundet” e do japesh mendim???!!!
    Mendoj se, si Gazetar qe je(dhe nuk je cilido), duhet te “permbahesh” ne disa Thema dhe tì leshe njerzit te gezojne ne formen e vet perderisa nuk cenojne FIZIKISHT njeri tjeter!
    Edhe Serbi, po te kishte fituar, me siguri, do te bente xhestet e veta mbas ndeshjes.

    P.S. Media ketu ne Gjermani e interpretoji dhe e quajti dicka normale-forme gezimi.

    -Forca Gjermani. Sonte fituam 2:1 kundra Suedise ?

    Me Respekte

  6. Daut says:

    Pikërisht pra, nuk është se Graniti dhe Xhaka e bëjnë në çdo ndeshje shqiponjën, por edhe po ta bëjnë nuk merret kush me ato, por përballë kombëtares që nuk dallon në shpirte nga shpirti i Milosheviqit dhe Sheshelit, dhe bëhet pjesë e shërbimeve për të dëmtuar shqiptarët saherë kur u kërkohet, simbolika e shqiponjave për sërbët bëhet sa një planet mbi kokën e tyre…. prandaj edhe Graniti dhe Xhaka e bënë… Ju lumtë djema,…, vetëm kështu veprohet kundër armikut dhe jo duke i shërbyer atij….!

  7. marku says:

    Para pak kohesh i quajtem tradhetare ,por kjo nuk eshte problemi kryesor.Per mendimin tim problemi kryesor eshte se asnjeri nuk thote se “tradhetaret”po te ishin treguar “patriote” te Armando Dukes sot do te ishin duke e pare boterorin ne televizor si te gjithe ata qe ngaterrojne interesat e Dukes me te atdheut!

  8. Të jap të drejtë Mero, për arsye se, përpara 5 apo 6 viteve që ne luajtëm një miqësore me Zvicrën, unë mbaj mend që në stadium, më duket në Qemal Stafa, dëgjoheshin kore të tifozerisë shqiptare që shante me libër shtëpie Berhamim dhe Shaqirin. Nuk ma kundërshton dot njeri këtë sepse u dëgjua në gjithë Shqipërinë. Po po, i kemi sharë nga ropt e motra ata lojtarë. Kurse sot po gërthasim e po çirremi për golat që ata bënë ndaj Serbisë. Kjo është pafytyrësi, pabesi, hipokrizi. Turp të na vijë. Kushdo që do më shajë e kundërshtojë, është i lirë ta bëjë por nuk mund ta adhurosh dot një lojtar që e ke sharë me libër shtëpie më parë. Hyn te veprimet dhe sjellja e ulët.

    1. Moni says:

      Nuk te shan njeri Arbri te drejte ke, por jane te tjere njetez ata qe shane kur ishe ti ne stadium dhe te tjere ata qe festuan te premten. Shqiptare te tere ? ? keshtu qe ska hipokrizi ketu

  9. mustafa says:

    Ja ke fut kot o Mero…
    Ne festojme kur fiton Italia, Gjermania, Brazili e jo te mos festojme per Zvicren qe ka gjysmen e ekipit me kosovare.
    Eshte feste pa ftesa ajo, feston kush te doje. Licenca e tifozit nuk eshte shpikur akoma.
    Nga kembet e dy shqiptareve u bene dy nga golat me te bukur te kampionatit, Merua s’te le te gezohesh. Ik o Mero merru me Saliun se ate pune e qan.

  10. syzana says:

    Nuk eshte e ndaluar te festosh per nje Kombetare tjeter, une u gezova per fitoren e Kroacise njesoj si per ate te Zvicres, nuk e kuptoj si mund te ndjehet e fyer Zvicra se Shqiptaret u gezuan dhe festuan per fitoren e tyre?! Zoti Mero, mund te jene nje gjysme milioni shqiptare ne Zvicer, nuk kane te drejte ata te festojne?…edhe ju lutem, mjafte me me shprehjet bajate: Zvicra i edukoi, i rriti, ju mundesoi…blablabla, eshte fyerje per prinderit dhe vet lojtaret shqiptar, nese e keni lexuar intervisten e Shaqirit do te shifni se Shaqiri suksesin e tij e arriti vete, pak me ndihmen e familjes dhe te askujt tjeter, perse i jepen aq shme merita shtetit, nuk e kuptoj. Shteti zviceran duhet te ju falenderohet ketyre djemeve shqiptare se para tyre nuk e njihte kush ne harten e futbollit, kaq.

  11. Fatosi says:

    Po eshte shume e vertet ajo qe thua,mungese karakteri tek te ashtuquajtur tifoza shqipetare ,te cilet shajne dhe cfar nuk shajne ,me njerzit e shtepis,me motra ,me vellezer ,dhe vete futbollistet qe luajne, sikur ata qe shajne jane me te mire dhe me te zotet se futbollistet.
    Por kjo ka te beje me mentalitetin e Shqipetarve qe jetojne ne Shqiperi. Keshtu ata shajne te gjithe Boten sikur ! Bota u a ka fajin se ashtu ata jane
    Americaneve u thone budallenje,Europianeve smarin veshe nga lidhet gomari ,dhe keshtu te gjitheve u gjejne epitete te ndryshme
    Vetem shqipetaret jane me te zgjuarit e kesaj bote. kjo gje reflektohet edhe nga njerezit qe drejtojne kete vend,dhe nga parlamentaret qe shahen me njeri tjetrin ne parlament edhe ne per Europe
    Te gjithe kundra njeri tjetrit ( Bastard per vendin e tyre)

  12. ce says:

    Mero ke bere nje shkrim brilant.Je i papare. Gazeta jote eshte 1- shi i gazettave ne Shqipëri dhe 100 vjet para fletushkes fashiste 55,,

  13. Liri says:

    Ne gezohemi. Atyre djemve mbaresi ne jete.

  14. mona says:

    E morem vesh Mero. Ja ke fut Like floririt. Ky fshatari terboi presidencen ate nate qe fitoi Zvicra.

  15. shqiptari i ilirise says:

    Mendoj se me e neveriteshmja ish jo gezimi i shqiptareve te thjeshte se sa egzaltimi i politikaneve qe vrapuan pa pike turpi neper emisionet sportive te televizioneve bythlepires qe ka Shqiperia per te komentuar te lumtur si patriote per fitoren e Zvicres.
    Bishtuku i LSI së Luan Rama vrapoi tek tvsh.Bile dhe paksa me vonese qe ti jepte rendesi vehtes.Me kepucet me sholle te trashe dhe floke te ngritur qe te duket me i gjate se 1.50 cm qe eshte.
    Tek NEWS24 kush vrapuar Keltis Kruja qe nderhynte me vend e pa vend per te shprehut lumturine.
    Ajde dhe duro keta mostra hajdutesh te neveritshem qe shiten dhe si patriote.

  16. Xhuxh lemerija says:

    He mo se si shqiptart edhe zvicerrant njelloj jan. Te paret kriminela te dytet skutha kriminela.. Dhe prandaj edhe shkojn mir me njeri tjetrin. Esht aleanc krimi.
    Zvicrra esht shteti me i korruptu n bot por esht kottupsjon nen kujdesin dhe ombrellen shtetnore.
    Shqiptart jan korrupta electron i lir.
    Xvicetrant dun drog shqiptart ja japin.
    Jan dy anet e nje litari.
    Kurva don kar kurvari ja servir ate.
    Marrveshje dypalshe. Interes reciprok.

  17. Parimori says:

    Perse duhet ti veme bishta sjedhjes se dy lojtareve me gjak shqiptari ne fushe, dhe te harojme tre gishtat lart te Kolarov apo faktin e mos lejimit te flamureve Shiptare dhe Kosovare ne stadium…Ngritesit e atyre tre gishtave vrane me mijra kroate, boshnjake, sllovene dhe shqiptare te Kosoves ne kater luftrat ne ish-jugosllavii ne fundshekullin e XX….Boll me me te qenurit internacionalist, se e qame kete rol per 45 vjet…

  18. cuni says:

    Shkrim ofendues dhe pa nivel. Si mund te thuhet qe Zvicra u dha mundesine atyre dy futbollisteve qe te rrieshin dhe edukoheshin. Ata futbolliste te mrekullueshem i dhane mundesi Zvicres te beje progres ne futbollin boteror. Une nuk mbaj mend qe Zvicra te kete kaluar ndonjehere fazen e grupeve te nje boterori, tani jane thuajse te kualifikuar. Keta futbolliste kane dhene gjithcka per kete kombetare dhe do te shfaqeshin me te gjitha klubet apo kombetaret edhe me te forta e me prestigjioze se kombetarja e Zvicres. Dhe sa per Arber-Vlora, mos bej krahasime qe nuk kane lidhje, nuk njesohet festimi me se i drejte i nje kombi per kete fitore, me sharjet qe i kane bere ketyre futbollisteve nje grup tifozesh ne Qemal Stafa apo kujtdo ndeshjeje te ciles i referohesh. Ketu nuk hyn hipokrizia…

  19. Pokeristi says:

    Komentues te dashur!
    Si gurisht fitorja e Zvicres gezon zviceranet ne rradhe te pare,tifozet per Zviceren ane e mbane globit dhe tifozet shqipetare nje cike me shume,se ishin krahas gjithe ekipit zviceran dhe dy zvicerano-shqipetare,qe shenuan golin e barazimit dhe ate te fitores.Jam i mendimit se s’ka vend per koment tjeter.
    Te clirohemi nga komplekset e supermacise dhe inferirrioritetit,ta ndjejme vehten njerez,miq dhe te barabarte me te gjithe njerzit ne cdo pike te botes.

  20. tarasi 2 says:

    e terci e verci , lerini ore njerzit te gezohen dhe te bejne tifazllek si ju do qefi,jo po u afendua zvicra jo po na mundi serbi ne elbasan , rendesi ka qe dy shqipetare ju a ngulen serbeve mu ne mes te mama rusise,dhe ju dogji shume e do ta m bajne mend per shume kohe,momentet e golave tere shqiptaret qe jemi jashte shqiperise u beme me krahe shqiponje , ju qe skeni jetuar ne emigrim nuk e kuptoni dot kete ,dasidania

  21. like says:

    pse i duket Mero Bazez “e tepruar” te festosh kundra atij qe eshte gezuar dhe ka festuar kur e ka vrare e pare kete popull si kerme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje