SHISH duhet të hetohet për dekonspirimin e 3.4 milionë eurove

25 Qershor 2018, 17:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sqarimi zyrtar i policisë lidhur me kapjen e 3.4 milionë eurove, është një dëshmi zyrtare, se Shërbimi Informativ Shtetëror ka dekonspiruar aksionin për 3.4 milionë euro tek Lulzim Basha, duke rrezikuar seriozisht kapjen e autorëve, që tani për fat janë identifikuar.

Nëse lexon me vëmendje njoftimin, shikon se Policia e Shtetit është njoftuar nga shërbimet partnere për karrotrecin që do të sillte veturën, por nuk është specifikuar marka e veturës.

Pra, thënë thjeshtë, është një karrotrec me targa AA120SP, ku do të ishte i ngarkuar një mjet me para të padeklaruara.

Ndërkohë, Shërbimi Informativ Shtetëror ka njoftuar policinë të nesërmen nga burimet e tij, se mjeti në të cilin ishin fshehur paratë, ishte “Toyota”, si edhe ka dhënë shifrën 1.5 milionë euro, po aq sa tha Lulzim Basha po atë ditë në Kuvend.

Kjo është një provë e qartë se aksioni ka tentuar të dekonspirohet dhe është konsumuar deri në fund vepra e dekonspirimit, duke njoftuar publikisht, se po vjen një ngarkesë me euro.

Njeriu që është përdorur për ta bërë këtë, është Lulzim Basha. Ai ka gjetur rrugën se si ta dekonspirojë aksionin, duke shpikur autor Taulant Ballën.

Paralelisht me kapjen e autorëve, që janë të identifikuar dhe janë nga Peshkopia dhe Tirana, tani Prokuroria duhet të hetojë dekonspirimin e aksionit nga Shërbimi Informativ tek Lulzim Basha, dhe mundësinë që dekonspirimi të jetë bërë për qëllime kriminale, për të shpëtuar ngarkesën.

Ky është rasti kur Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta ligjore në Prokurori, lidhur me faktin se pse ai e dekonspiroi aksionin dhe detajet e skenarit që shpiku, për ta dekonspiruar atë.

Provat janë në dritën e diellit. Shifra që ka thënë Basha dhe tipi i makinës, gjenden në informacionin që po atë ditë SHISH ka dërguar në polici. Kjo tregon se SHISH po vazhdon ende të dërgojë informacion në dy drejtime: Në zyrat e shtetit dhe atë të opozitës.

Kjo është goditje serioze për shtetin shqiptar, si dhe një arsye përse reforma brenda atij institucioni është urgjente.

Ky rast është aq kriminal, sa që ai departament i cili ka raportuar ngjarjen tek Basha, duhet shkrirë i gjithi.

Fakti që Lulzim Basha është përdorur me shumë shpejtësi për dekonspirimin e aksionit, vetëm 24 orë pas nisjes së ngarkesës, tregon se interesi për rrjedhje informacioni nga zyrat e SHISH, ka qenë i madh dhe urgjent. Ky është një rast i mirë për të hetuar dhe lidhjet e tyre me dy personat nga Peshkopia që prisnin ngarkesën me para.

Më tej akoma duhet të hetohet fakti se përse Lulzim Basha tenton që ta çojë ngjarjen në Elbasan, duke folur për një bandë droge, edhe pse tashmë ka prova zyrtare dhe emra konkretë, se kush janë personat që prisnin eurot, që nga dërguesit nga Peshkopia, dhe deri tek marrësi në Tiranë.

Mund të jetë ndoshta dhe një hall i madh i njerëzve të tij, të cilëve duke dashur t’u vërë vetulla, po u nxjerr sytë.

25 komente në “SHISH duhet të hetohet për dekonspirimin e 3.4 milionë eurove”

  1. Dash says:

    Rama ska asgje ne dore me gjithe deshiren e mire per te bere shtet…ky eshte nje shtet i krimbur,duhet zhbere dhe duhet bere nga e para, po Rama me duket i vetmuar….

    1. Une... ti... ne te gjthe... says:

      Sa te holla qe i keni keto analiza!

      Ne epoken e internetit dhe te komunikimit spontan dhe te pakohe bash nuk kish nevoje qe ti bente thirrje biznesmenit nga parlamenti.

      Problemi eshte se kush eshte biznesmeni doc dhe me ke ika lidhjet e verteta ne tirane.

      Basha eshte bir nushtre por kjo nuk do te thote qe hetimet e rregullta nuk.behen meqe basha eshte bir bushtre!!

      Prandaj ne menyra te drejt perdrejta mos u dilni krah anjerit prej bastardave te politikes shqiptare ,- qs nuk jeni vet bastarda, kuptohet!!!

    2. Trapoja_shpk says:

      Po normal qe plani u dekonspiruannga shish te vesh ne krye te shish copa.mishi me dy sy mire tu behet…..e shkaterrove shish o Rame….hiqe ate karin Elidonin dhe gjithe emrimet qe ka bere. Gjysma jane mashtrues te lindur, ish-sigurimsa qe u pergjigjen vetem plakut Sali

  2. Katundari digital says:

    Mire ja ben Shish Rames kur e vuri Visho Ajazin ambasador dhe spiun mbeturinat e tij jane ne pika kyce te ketij sherbimi.

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: June 25, 2018 at 10:13:32 AM ED

    KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” te tij !
    Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje sltoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
    A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
    A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane !?
    A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
    A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor ne Prokuririne e Pergjitheshme!?
    Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Dali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve.
    Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!

  4. ALBAN DEGA says:

    Askush nuk eshte mbi ligjin…

    NE VEND TE HYRJES ….

    Te kumte penda e forte dhe mendja e mprehte Mero Baze jo vetem per dy kryeartikujt e fundit
    E keqja e madhe eshte se nuk eshte vetem SHISH-I qe dekonspiron aksione te tilla…
    Cimkat e Sali Lul Mul Xen, Mehdi …i ke ne cdo irgan ligjzbatues e qeveritar!
    Minat me sahat te kesaj Bande Gangsteresh e te kesaj Mafia krejt jashte kontrollit i ke ne cdo hallke te shtetit shqiptar !
    Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
    Ndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !

    From: Alban Dega
    Date: June 25, 2018 at 10:13:32 AM ED

    KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” te tij !
    Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje sltoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
    A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
    A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane !?
    A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
    A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor ne Prokuririne e Pergjitheshme!?
    Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Dali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve.
    Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!

  5. qytetari dixhital says:

    Cdo gje ne kete artikull eshte me vend, po jo e plote. Nuk duhet te hetohet vetem pse SHIKU dekonspiro,i por edhe pse Basha dekonspiroi. A kemi ketu nje plan mafjoz me ne krye Bashen per te ndihmuar vehten apo Basha lajmeroi thjeshte miqte e tij te zhduken. Vetem budallenjte mund te besojne qe Basha eshte nje idjot I lindur qe luan me fatin e vendit per qellime politike. E verteta eshte shume me e dhimbshme per ne Shqiptaret. Pikerisht ketu duhet te perqendrohet hetimi: ne zbulimin e shkaqeve pse Basha dekonspiroi.

    1. nn says:

      shume korrekt me duket ky arsyrtim, por duhet menduar edhe me tej – Basha me cdo kusht do te njolliose cdo gje per Shqiperine

      nuk eshte rastesi e gjitha kjo, pikerisht tani kur EU diskuton per hapjen e negociatave, ku Basha po ben cmos ta pengoje – dhe meqe nuk is doli me llafe lart e poshte, ben gjera te tilla

      nuk eshte cudi qe keta skenare biznesi blerje shitje makinash te behen nga vete Basha – meqe nuk ka me ku te vjedhe para

  6. Eshte e vertete qe krimbat kriminel do te rezistojne dhe do te minojne çdo gje te mire derisa reforma ne drejtesi te zvarritet prej tyre per qellime te mbrapshta antikombetare dhe personale,ne perfundim mbase mund te kemi permiresim por tani jemi ne anijen e mbushur me uji.Shpetimi ,sa me shpejte moj REFORME te shpetojme nga keto kerma.

  7. Beni says:

    Lulzim shkerdhata kerkon te njollose Elbasanin ashtu sikurse po njollos Shqiperine ne Europe kur porositesit e 3.5 milion eurove qenkan nga Peshkopia e Tirana.
    Kush i beson akoma ketij mashtruesi profesionist.

  8. vaso says:

    Jo,jo,mos te lejojme te njolloset Elbasani.Boll pis e ka bere metalurgjiku.

  9. marku says:

    Me pelqen veprimi i SHISH-it per disa aresye : 1-Rezultati,kemi sasine e parave te kapura (te cilat mund te zhdukeshin duke ditur se ne polici dhe prokurori nuk jane dhe aq shenjtore sa te mbyllin syte dhe gojen para shumave te tilla) dhe se dyti Bashen e paditur ne prokurori per shpifje ! 2-Eshte detyre dhe e drejte e SHISH -it konsumimi i informacionit dhe ruajtja e burimeve,por duhet te kuptojme se informimi i opozites eshte i domosdoshem ne shume raste (opozita si institucion qe merr pergjegjesite e veta politike dhe jo Luli i vocer qesharak qe dhe kur ka nje informacion te rendesishem perfundon si shpifes ordiner) si psh ku eshte e keqja e informimit per opoziten ne rastin e abuzimeve me Rrugen e Kombit,mos duhej informuar Berisha qe ne ate kohe ishte kryeminister ?3-Ngarkesa ishte nisur dhe asnje dem nuk do te bente rrjedhja e informacionit.(vertet kujtoni se nuk ka rjedhur ?)

  10. Liku says:

    Tani qe Babale doli e sajuar perse nuk po hetohet asnje nga treshja e PD se ? Prandaj mashtruesi I pacipe i PD se vazhdon te genjeje Nuk mund te kuptojme ne kete vend keta mashtrojne dhe sju hyn gjemb ne kembe.

  11. Shaba says:

    Ne kete pisllek te terheq vemendjen dhe nje fakt i . Luli raporton shumen 1.5 miljon kur e verteta eshte 3.5 miljon. Ka mundesi qe Luli nuk ka ditur per 2 miljonet e tjere sepse ato mund te jene prone e ndonje mafjozi tjeyer. Luli ka ditur vetem shumen e tij prej 1.5 miljon shume me perpara se te njoftohej nga mafjozi I SHIKUT. Ne momentin qe ai eshte njoftuar nuk kishte me kohe. Ai me shpejtesi
    dekonspiroi aksionin e policise per ato qe dinte: Shumen prej 1.5 miljon qe ishte e tij. Eshte e njohur qe mafia te lajmeron vetem per pjesen qe te takon.Pjesa prej 2 miljon i perked ndonje mafjozi tjeter dhe nuk eshte cudi qe te jete e spiunit te SHIKUT qe mund te jete dhe kryetar i grupit. Fakt qe ketu eshte lyer edhe SHIKU eshte tregues qe ky grup mund te perbehet edhe nga antare te shteteve te tjera ku Luli ka ngrene hallven e helmuar.

  12. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    . Hetim Bash -Babales.
    Ç’mut politike , është kjo?!
    Njerëzit dënohen për hiçgjë, dhe ky mut -politikani
    shpif, nxjerr sektetet e hetimeve, hedh baltë mbi kë ti dojë qefi, dhe se gjen gjë ?’
    Kjo qenka drejtësia sipas PD-së?Kjo është lufta kundër korrupsionit?!
    Ky është lideri që pretendon postin e kryeministrit?!
    LANET QOFSH, O BASH-BABALJA ! DREJTËSI !!!⚖️⚖️⚖️⚖️

  13. N.VJOSA says:

    Mero,
    Kjo që ndodhi eshtë një ngjarje
    s p e k t a k o l a r e !….
    Është e thjeshte per te kapur kriminelet dhe krejt rrjetin i cili i shtrin ,
    me sa duket,
    metastazat brenda dhe jashte Shtetit…!
    Dekonspirimi te Lulushi mund te jete bërë dhe nga SHIK-u, por dhe nga ai Shoku që ma ka Koken sa Koka e Mollaimerit…dhe kanë bere
    foto tok,
    si shokë për kokë…!
    Nuk thotë kot Populli ,
    kush e kalon shpesh Hurin,
    një ditë ai do ti ngulet në fund te Kurrizit….!
    Ndersa Lulushi,
    si Lulushi,
    Rapatushi,
    eshtë thjeshte një lloj Karabushi…!

  14. zi says:

    Te shperblehet Bajga me 13 milion euro,
    per zbulim.
    Te shperblehet Ranga me dyfishin, pe kapjen.
    Te shperblehen gjithe kriminelet, per guximin.
    Te vihet nje takse e re per te kombesuar shperblimet.
    K.M. E. Rangalla,
    z K.m loqe b.B.
    president;MU t-Me r haj na befte majre.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    SHISH duhet zhbere dhe rindertuar.. Nje rrjedhje informacjoni flagrant.. Shume keq.. Prokuroria si SHISH, me breke neper kembe..

  16. Kafshes says:

    Kafshe e dale nga kafazi kur Saliu u hapi deren meso te shkruash shqip,por perpara meso te shprehesh si njeri jo me gjuhe kafshesh.

  17. @ says:

    Mero dhe Albanet prej Deges, mbushin faqet e Temes.
    Java e fundit u mbyll me teatrin. Kjo e radhes filloi me karroatrecin e parave.
    “U fut, nuk u fut Shqiperia ne BE”, do te jete dilema e diteve dhe javeve ne vazhdim.
    Nderkohe kampionati futbollit vazhdon, por jeta e njerezve nuk ndryshon..
    PS
    A mund te na tregoni se kur do shtrohen ne sofer peshqit e medhej?
    Konsultohuni me analistet dhe Prokurorine. Mos harroni Spartak Ngjelen..

  18. Flamut says:

    Nëse është bëtë njoftimi I policisë në të njëjtën ditë dhe e ka marrë vesh dhe Bash, pse Mero mendon që e dekonspiroi SHISH e jo policia? Apo kështu I intereson Meros

  19. shkodra says:

    sa te jemi kta njerz qe skena buk e bajm politik kshtu do prfundojm

  20. Everybody says:

    Une..ti..ne te gjithe , eshte e vertet qe jetojme ne nje epoke ku mindesite e kominikimit jane te shumta por njekohesisht mos harro dhe faktin qe autoret tashme ne kerkim ishin te identifikuar dhe potencialisht ne survejim,pergjim. Duhet marre parasysh rreziku potencial qe ka ekzistuar per tu identifikuar personi qe mund ti lajmeronte individualisht cfardolloj qofte forma e komunikimit dhe kjo do te ishte nje veper shume e paster kriminale kurse lajmerim publik mund te konsiderhet thjesht si nje deklarate ne kuadrin e luftes politike dhe me nje gure vret dy zogj . Edhe lajmerohet autori ( per interesa te pd ) edhe behet zullumi politik i radhes keshtuqe komenti jot me duket pak pa shume llogjike . Rrjedhimisht eshte e qarte si kristali qe basha eshte nje kelysh kurve dhe qellimi i tij ka qene kryesisht dekonspirimi .

  21. durresi says:

    Kete here nuk e ke gjet o Mero. Lulzim Basha nuk ka per cfare hetohet. Ai num eshte pergjegjes per informacionin. Ai eshte thjeshte nje lloj “gazetari” qe publikon nje lajm. Mund vetem te citohet ne gjykate per shpifje.

  22. Viro says:

    Nuk jam dakord me trajtimin, po ne se eshte si thote Mero gjeja e pare qe duhet bere eshte analizua per rrjedhjen e informacionit ne SHISH. Ketij institucioni i ndalohet tu japi informacion personave te paautorizuar. Nuk eshte e para here qe punonjes te shish luajne me informacionin. Nuk eshte as e rastit qe informacioni i ka ardhur shish dhe Jo policise. Sherbimet konsiderohen me profesionale e me te besushme ne trajtimin e informacionit te klasifikuar. Dhe mjetet e shkembimit apo mbrojtjes se informacionit Jane me te sofistikuara ne shish se ne polici. Prandaj duhet pare problemi i shish ( marrja dhe trajtimi informacionit) qe pastaj Luli e kushdo tjeter te mos u vene informacione qe su takojne. Shiheni njehere problemin profesionalisht e ligjerisht e pastaj beni analiza politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje