Nga Mero Baze
Vëllai i dy personave të shpallur në kërkim për pritjen e rreth 4 milionë eurove me “Toyota Yaris”, është njeri i afërt politikisht dhe personalisht me Lulzim Bashën. Përveçse komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhje, ai është më shumë se aq. Është nga ata që Lulzim Basha i pret në zyrë të tij dhe fotografohet.
Nuk është një foto e rastësishme në rrugë si Ben Blushi me Lul Berishën. As ndonjë foto në fushatë elektorale, ku dikush do të pozojë me ty dhe ti nuk e di kush është. Është dikush që e ka ftuar në zyrën e tij dhe ka dalë fotografi me të në shenjë respekti.
Pra, është njeri i Lulzim Bashës, ashtu si dy vëllezërit e tjerë trafikantë. Nëse kontrollon faqet e tyre në Facebook, e shikon se ata janë miq të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, kanë biseda publike me ta dhe është shumë e qartë që janë pjesë e një rrethi politik konfident me Lulzim Bashën.
Tani, nëse do ishim në një vend normal, me drejtësi të pavarur nga politika, prokurori i çështjes duhet të trokiste në derën e Lulzim Bashës. Por prokurori ka goditur vëllai i Bujar Nishanit, i cili është duke e përcjellë çështjen tek Krimet e Rënda.
Normalisht, nëse një lider politik, i afërt politikisht dhe personalisht me një rreth trafikantësh që pastrojnë para, dekonspiron publikisht një aksion zyrtar të policisë, ai është duke u dhënë sinjal njerëzve të vet të ruhen, se policia po i ndjek.
Ky është versioni më i ftohtë dhe ligjor që duhet të çojë në pranga Lulzim Bashën.
Por personalisht dua ta shfajësoj Lulzim Bashën dhe besoj tek një skenar pak më banal, që i përngjan “Babale 2”. E gjitha çfarë ka ndodhur ishte se më 20 qershor, policia ka marrë njoftim zyrtar nga shërbimet partnere për ngarkesën në makinën “Toyota” dhe më 21 qershor, një oficer i Shërbimit Informativ, edhe pak për t’iu servilosur Lulzim Bashës, ja ka raportuar atij, duke e sheqerosur me emrin e Taulant Ballës. Kjo i ka shijuar Bashës dhe atë ditë në Kuvend ka akuzuar Ballën se “po vjen një Toyota me 1.5 milionë euro për ty”.
Kur policia finalizoi aksionin, edhe pse trajleri ndërroi port nga Ankona në Bari, u pa që u gjetën 3.7 milionë euro në dy “Toyota” dhe se si dërguesit dhe pritësit e mallit, janë njerëz të lidhur me rrethin më të ngushtë të Lulzim Bashës, nga qendra e Kamzës, ku pi kafe Mziu me dibranët e Lulit, deri në Lurë. Janë njerëz që shfaqen në shoqërinë e njerëzve të afërt politikë të Bashës, që mbulojnë Dibrën dhe Kamzën, dhe të mirëpritur në zyrën e tij.
Versioni më shfajësues për Bashën, është që ka rënë në kurthin e “Babales” së SHISH, siç ra në kurthin e Babales së Salianjit, dhe ka dalë si idiot dy herë para shqiptarëve, me një histori të shëmtuar kove plot baltë e urinë, që tani i është derdhur në kokë të tij.
Pra, nëse duam ta shfajësojmë Bashën nga akuza e pastrimit të parave dhe tellallit publik të mafias, duhet ta konsiderojmë idiot, që tallen trafikantët. Kjo së paku e shpëton nga burgu, por duhet ta nxjerrë nga politika. Version i parë serioz e çon drejt e në burg, si lajmëtar i mafias, që nxiton të çojë fjalë se janë në pritë të policisë. Ai të zgjedh këtë të dëshirojë, pasi këtë javë besoj Prokuroria nuk duhet ta lërë me kaq këtë punë, por më leverdi ka të dalë budalla e të iki nga politika, se e bëri qesharake atë parti.
Mire e keni Ju Z.Mero .Po Lul-Sumkapuci nuk vepron dot me koken e Tij te zbrazet.Ai pret se cfare do ti thote Sali Gerdeci !!!. Gjithmone Ai eshte nje Manekin i Familjes Berisha, qe gjithmone i ka siguruar nje kariere pa mund dhe pa veshtirsi.
Nga permasat e ketij Trafiku grandioz , ma merr mendja se jane pjestare shume njerez te oborrit berishian ,me qenese te gjithe elementet e pare te Ajsbergut Te parave te pista kane marredhenie me kete OBORR.Duhet qe prokuroria O Sot O Kurre te beje veprimet e saj ligjore per te vene para Drejtesise keta Capacule Medioker ,qe as te vjedhin nuk dine ose ma mire me thane qe vjedhin ,trafikojne dhe nuk dine ta maskojne.
OH, NA NXORRE BOJËN, O MERO!
Shoku Mero, Ministria e Brendeshme eshte nen kontrollin e Qeverise akoma me sa di une keshtu qe fare mire MInistri i Brendshem Xhafaj duhet te depozitoje ne prokurori nje kallezim penal per Bashen per dekonspirim te operacionit dhe venie ne rrezik te jetes se punonjesve te policise, shik, dhe bashkepunetoreve te policise te infiltruar ne rrjetet kriminale. Kaq e thjeshte eshte, nqs prokuroria qenka miqesore dhe e njeaneshme, e varuru dhe e kontrolluar nga Basha ath vete qeveria nepermjet ministris se brendeshme duhet te nisi nje kallezim penal ne prokurori per kete ceshtje, pastaj le te shohim a leviz apo jo prokuroria e “perkoheshme” e pergjitheshme. Me lojera fjalesh jemi mesuar keto 28 vjet sa na eshte bere si film serial i perseritur. Shqiperia keto 28 vjet nuk ka qene gje tjeter vec nje shesh xhirimi por me aktore reale dhe ngjarje reale i filmit Oktapodi me Michele Placido. Nqs Oktapodi paraqiste ngjarje te ndodhura kohe me pare ne shqiperi keto ngjarje zhvilloheshin dhe zhvillohen ne kohe reale me aktore reale me emer dhe mbiemer. Prandaj mjaft me keto artikuj per te zhvendosur vemendjen e per te cuar mesazhe shantazhuese poshte e perpjete. Po te doje qeveria e con ne prokurori Bashen, Berishen, Meten, Rulin, Pollon e te gijthe ata qe jane perfolur e perfliten per korrupsion, vrasje apo grabitje prone duke perdorur shtetin si mbrojtes se krimeve te tyre por nuk e ben sepse i perdor letrat qe ka ne dore per ti mbajtur nen shantazh, njesoj sic bente Berisha ne kohen e tij. Jam i sigurte qe je i zoti te besh rolin apo te marresh poziten e njeriut qe lufton per te verteten dhe te drejten por mesa duket edhe ty si shume te tjere te ka vene perfund kotherja e bukes.
ti “sit…” di nje mut
Jam dakort me ju persa i perket filmi. Por ho me kritikat ndaj gazetarit.
Do bejme shtet de more de…
Kemi 5 vjet qe e ndegjojme kete tellall per shtetin ,kemi qe kur keta ishin ne opozite per akuza monstruoze per saliun dhe lulin dhe na dalin qe nga visho i dekoruar dhe promovuar,qe nga like floriri si presidenti me i mire……
Lulush bibilushi cun i mire,del Xhafa dhe e paralajmeron te ket kujdes se po shkel ne drras te kalbur.
Zotni ka bere faj apo ska bere ,meriton prangat dhe jo paralajmerime si kinezet.
Shume politikan e kane mbushur kupen,por nuk ka shtet ,por secili mendon per karriken e tij.
Nuk ka prokurori e drejtesi se te gjithe jane te perlyer dhe te lidhur me politiken dhe krimin per tu pasuruar.
Luli cun i mire dhe bla bla bllokon foltoren bllokon Shqiperin,qan hallin e te varfereve.
Iken llalla dhe vjen nje tjeter e mefshte,me sa duket mori goditje nga cizmja e monikes.
Nga babalet do perseriten babalet dhe do bejne rrot qeverin popullin dhe ed palloshin frikacak qe nuk i paska pas hak 1 milion votat
Te lutem Mero mos e quaj Bashen idjot, per ti bere qejfin. Jeta e tij tregon qe ai jo vetem nuk eshte idjot por njeri me veti manovrese te mahnitshme negative. Njeri qe jo vetem i realizon planet e tij, por asnje gjemb nuk i hyn ne kembe. te lutem mos kaloni nen shembullin e Rames qe kriminelet dhe hajdutet quan budallenj brenda parlamentit duke shkatkuar te qeshura per naivitetin e tij.. Te lutem! Problemi eshte shume me i thjeshte. Basha duhet te flasi si per Babale 1 ashtu dhe per Babale 2, perndryshe skenare ugurzeza do aplikohen ne Shqiperi. Mjere ata qe mendojne se jane supermen dhe heronj te krimit. Evropa dhe Amerika rine e veshtrojne dhe jam i sigurte qe po shqyrtojne dhe mundesi te tjera per ta pastruar Shqiperine nga qenefi politikes shqiptare.
PD-ja qesharake ?!?!?! Seriali i ”babaleve” t’e coi ne kete konluzion ?
Po ajo nahije eshte ,sot e 28 vitet e fundit,nje bande kusaresh,kriminelesh dhe antishqiptaresh te perbetuar,Mero vellai.
Cfare diference mund te beje ne ate nahije gangsterizmi permanent ( +/- )nje lul ?????????????
Per Bashen ky tani eshte autogoli i dyte pas atij me Babalen. Mirepo nuk e kuptoi se kaq i ceket eshte ky Basha qe bie viktime dy here brenda nje periudhe kaq te shkurter. Mesa duket ky rast paska qene kur pak dite me pare Paloka tha prisni se kemi edhe te tjera. Basha duhet te bej kujdes sepse vete nga PD-ja duan tja futin me lezet.
Lidhja me trafikante po deshmon se edhe Mezati i Kamzes fiton zgjedhjet ne Kamze kaq here, por duhet verifikuar mire nese ka lidhje edhe me Moniken sepse eshte nga Dibra.
E keqja më e madhe e opinionit publik në vëndin tonë qëndron në faktin se ne vazhdojmë akoma që zgjidhjen ta kërkojmë duke u bërë palë me njërën forcë politike, apo me tjetrën. Kjo është më se llogjike, por në një vënd normal. Kurse ne, tashmë të provuar katërcipërisht, nuk e kemi luksin të jetojmë në një vënd normal. Është për këtë arsye, që ne duhet ta kuptojmë përfundimisht, se duke u bërë palë qoftë me njërën apo tjetrën forcë politike, ne kurrë nuk mund të shkojmë drejtë ndonjë zgjidhje të pranueshme dhe suksesive. Aktualisht ne po i kërkojmë zgjidhjet prej atyre që na kanë çuar në këtë gjëndje. Kjo është anormale. Vetëm kur ta kuptojmë se zgjidhja kurrë nuk mund të vijë nga forcat politike ekzistuese, vetëm atëhere mund të shpresohet për shpëtim. Tani cdo gjë është thjesht një përpëlitje e pakuptimtë.
O mJero,o burri i kurves,sot lajm eshte teatri…
mesa duket te ty zoti kabere bashke shemtine fizike me ate morale.
S’ka faj gruaja jote.
PD ESHTE NJE PARTI B A B A L E…
Ligjet e shtetit i mbron prokuroria ajo është për këtë punë mua prokurorja e përgjithshme me duket e paaftë me çështjen babale ky tani e tëjera qe nuk me. kujtohen me keq se llalla
LUL-BABALJA,,LUL-MAVRIJA;
S’VEPRON ME MENDJEN E TIJA;
NË KOKË I KA VËNË NJË ÇIP;
E DINI , KUSH E VËRTIT.
TË SHORESOJMË KËTË HERË,
TË HEDHË VETEN NË ERË!?
KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Askush nuk eshte mbi ligjin…
NE VEND TE HYRJES ….
Te lumte penda e forte dhe mendja e mprehte Mero Baze jo vetem per dy kryeartikujt e fundit
E keqja e madhe eshte se nuk eshte vetem SHISH-i qe dekonspiron aksione te tilla…
Cimkat e Sali Lul Mul Xen, Mehdi …i ke ne cdo organ ligjzbatues e qeveritar!
Minat me sahat te kesaj Bande Gangsteresh e te kesaj Mafia krejt jashte kontrollit i ke ne cdo hallke te shtetit shqiptar !
Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
Ndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !
Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” !
Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje altoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane te kapur nga policía !?
A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe te droges me te forte ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor i rende ne Prokurorine e Pergjitheshme!?
Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Sali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve si dhe bosat politike te saj Sal Lul Mul e co.
Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!
Askush nuk eshte mbi ligjin…
Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
Perndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !
Meto! Une nuk mendoj se e ka bere nga budallalleku,eshte mundesia qe lulushi duke qene se mendon qe eshte i pergjuar e vetmja menyre(supermafjoze) per te lajmeruar trafikantet e pd-es ka qene nepermjet deputetit dixhital.
Na i shpifet me babolet,teatrat,fitoret dhe
humbjet mbas saj.
Si ndeshja Angli-belgjike panvaresisht golit te famshem,
qe duan te bejne gol secila ne porten e saj.
Luli na zune.
Parti e marr fund.. Parti e mpleksur me trafik dhe larje parash.. Sinjalizim LIVE ne ekran.. Prokuroria te bej vetem nje pyetje: Ku e dije ti per ate operacjon qe ishte nen investigim..?!?! Kaq..
Hajde drejtesi e kalbur deri ne palce hajde. Prokurore e gjykates akoma jane kusherinjte e Berishes,vellai i Nishanit e shoket e shoqet e Argites dhe Shkelzenit.
Edhe Taulanti nga Librazhd citi nuk e mdron PS me shume se ty o Mero i pa varuri.
Lulezim Basha, me akuzat e shumta penale, me par dhe tani per dekospirim te sekretit shteteror, si bashkepuntor me trafikantet Vladi. Pritja dhe dalja ne fotografi me vellain e trafikantit , deshmon se ky person perben veper penale dhe urgjentisht , duhet prokuroria ta mar ne hetim.
Mos kerkojm ne qell peshqit e medhenj, se jan ne toke. Filloni me kete moster.
Mero ÷Edhe te tallesh koqet me kete udhehqesin me dulet se nul ka vlere me i ul edhe nivelin talljes.
Ndoshta e kam gabim: Me tregoni ku eshte ndryshimi midis – te te permendet emri ne nje bisede trafikantesh ( Tahiri ) dhe te te shikojne fytyren ne nje foto me trafikantet+lajmeri publik ” largohuni ” ( foto dhe lajmi te bera me vetedije te plote -Basha).
Meqe Mero na tregon perralla me Babale, po tregoj dhe une nje te shkurter (histori e vertete):
Fatmir Xhafaj dhe jo vetem ka deklaruar se fundmi se nje nga bandat kriminale ne Shqiperi eshte edhe banda e Lul Berishes. Por personi ne kete histori, dora vete Lul Berisha ben jete te qete, por aktive ne Durres e gjetke, mbas reabilitimit me sukses dhe sjelljeve te mira ne burgjet shqiptare. Vete kryetari i Bashkise Vangjush Dako, mbasi garantoi lirimin e tij nga burgu, e ka punesuar ne fermen e tij (me falni ne policine bashkiake te Durresit) dhe per te vazhduar reabilitimin mbas burgut i ka dhene nje ish prone publike (afro 10000 m2) ne mes te Durresit, qe banda dhe shoket e saj te ndertojne nje pallat gjigand, sigurisht me paret e veta dhe jo ne partneritet publik-privat (PPP) Pamjet jane te gjalla dhe ndertimi ka hedhur shtat me shpejtesi, ne ish Parkun Sportiv, prane Pallatit te Sportit Durres.
PS
Cdo perputhje e kesaj historie me persona te vertete, mund te jete e rastit dhe jo e qellimshme.
O selim ….je qyqar me plot kuptimin e fjales …cpune ka familja,e gazetarit ketu o jenicer katuni ….nese ke gje per argumentin fol zotrote po nuk ke aq ne tave ti sa,te japesh mend ne rastin me te mire ti vetem mund te pellasesh sic edhe ben gjithe faji eshte i temes qe lejon komente nga njerez qe identifikohen thjesht me pseudonime ….tufe qensh
PO CKE ME BABALEN O MERO POR MERU ME QEVERINE
E CUDITSHME SE SI I GJITHE SHTYPI DHE KOMENTATTORET SULMOJNE BABALEN?
PSE?
SEPSE TRUBULLOI FARE PAK CERDHEN E DROGES FHE QE SE BERI AS QEVERIA AS MERO.
BABAJLA NUK MUND TA PROVOJE KETE GJE SEPSE AS SHTETI AMERIKAN MEGJITHSE E DINTE QE ALKAPONE KISHTE VRARE SHUME NJEZEZ NUK E PROVONTE DOT
DHE JU DONI TA PROVOJE BABALJA.
PRA DONI PROVA NGA BABALJA DHE JO NGA QEVERIA.
SADO PROBLEME TE KETE BABALJA AI COI NE BURG AGRON GERON XHAFEN DHE NUK E COI QEVERIA
TE TILLE PERSONA QE MARRIN GUXIMIN TE BEJNE QOFTYE DHE 1% NE KETE BOTE TE NDYRE TE DROGES DUHEN INKUJARUAR DHE JO TI HIDHEMI GJITH .
PERSE NUK MERERSH MERO SE SA LIGJE JANE SHKELUR MBRENDA 24 OREVE TE IKJEJ SE GERON XHEFES NGA SHQIPERIA
O realist:
A je budalle apo ben si i marre. Cka por thu or burre qe Babalja eshte trim qe lufton drogen. Me siguri ke trute e Lulit qe nuk mban ment fotografine. Jeni mesu me fol e degju vehtvehten dhe edhe kur pirdhni mendoni se pordha juaj ka ere te mire. Neri primitiv!
E di qe nuk do ta lejoni komentin por kjo eshte fare e qarte: Lulzim Basha eshte Kryetari i opozites. Nuk ka akses ne asnje informacion poiicor, nuk merr pjese ne aksion. Nese ai eshet njoftuar zyrtarisht nga Drejtori ipolicise apo ministri i brendshem per aksionin atehere mund te thuhet se e dekonspiroj ndryshe jane idiotizma me te cilat ushqen Mero Baze nje tufe militantesh te verber. E informoj ministri pe raksionin e policise jo se nuk e ka per detyre. Basha e dinte s epolicia do ta maskonte kete akt kriminal si edhe te dis arrugeve te tjera deh domte thoshte informacione i rreme ai u detyrua ta bente publike.
Tradita, sje ne katund te besh tellallin dhe te prezumosh (qe po se beri organi qe ka kompetencat, do ta bej une).. Kjo eshte pyetja: Si e dinte?!?! Partite politike si ka caktuar kush qe te bejne drejtesite e njeres pale apo tjeter.. Paguajm taksa qe institucjone ligjzbatuese ta gjejne te verteten.. Si thoke ti: Ai ska rendesi ku e morri informaten, rendesi ka qe tani qe foli dhe u be publike, do kete transparence.. Kjo eshte llogjika jote..
Te jeni te sigurte qe edhe po ta therrase Arta Marku Luli nuk do te begenise te paraqitet ne prokurori.
E sigurte fare kjo e keni per ta pare.Prokuroria komandohet akoma nga Sali Berisha i cili vazhdon te deklaroje haptazi ne studio televizive per armatosjen e popullit dhe lufte deri ne permbysjen e qeverise.
Vetem ne Uganda mund te ndodhin keto .