Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!

29 Qershor 2018, 19:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Faktet e reja që lidhin grupin e pritjes së parave nga “Toyota “Yaris” me Lulzim Bashën dhe konfuzioni i tij për të shpjeguar përfshirjen në dekonspirimin e ngjarjes, rrisin dyshimet e bazuara në fakte, se Lulzim Basha ka tentuar t’i dalë përpara skandalit me njerëzit e tij, duke hedhur akuza në ajër për një deputet socialist.

Deri më sot, ajo që po përpiqet të paraqitet si akuzë e rëndomtë në Parlament për arsye politike, si dhe kthesa e menjëhershme e shtypit afër opozitës, për ta paraqitur si debat i rëndomtë, duket se nuk është dhe aq e pamenduar.

Faktet provojnë se pritësi i parave në Durrës është një njeri i afërt politikisht me Lulzim Bashën, shumë aktiv në çadrën e tij të famshme në vitin 2017, dhe me lidhje deri me njerëzit e sigurisë fizike në atë çadër. Më tej akoma, rezulton se Lulzim Basha tentoi të fshehë kohën kur ai e ka pritur vëllain e tyre në zyrë. Deputeti Salianji tentoi të shmangë datën, edhe pse postimet në Facebook e një prej krerëve të PD në Laprakë, tregojnë të kundërtën.

Provat theksojnë se ai e ka pritur vëllain e Vladit në zyrë pak orë para një udhëtimi të tij të zakonshëm në Hollandë, ku vepron vëllai tjetër i tij.

Kjo më së paku provon se Basha është familjar me ta. Biznesi i tyre në Kamëz është një bazë elektorale e PD-së dhe Basha është i rrethuar nga njerëz që janë politikisht dhe personalisht miq me ta.

Një prej drejtuesve të mjetit që transportonte Toyata-t pranoi para prokurorit se ai ka devijuar zbarkimin në Portin e Ankonës, pasi pritësi në Durrës, i rekomandoi të zbriste në Bari, pas dekonspirimit të aksionit nga Lulzim Basha.

Të gjitha këto prova, që lidhin Lulzim Bashën me grupin e “Toyata Yaris”, janë një arsye e fortë që ai të hetohet tashmë jo vetëm për dekonspirimin, por dhe përpjekjen për të krijuar mjegull me lidhjet politike të këtij grupi. Duke qenë shumë i afërt me ta, ai ka tentuar të prodhojë një alibi për veten e vet, ndërkohë që ka marrë informacion që shërbimet partnere kanë identifikuar makinën dhe ishin në ndjekje të saj.

Konfuzioni është dhe më i lexueshëm, po të shikosh daljet publike të Lulzim Bashës dhe të dy deputetëve që ai ka nxjerrë sot, Ervin Salianji dhe Flamur Noka, të cilët privatisht përpiqen t’i kërkojnë ndjesë Taulant Ballës, ndërsa publikisht recitojnë tekstin që u vendos para Lulzim Basha.

Ky i fundit duket se prej 21 qershorit kur ka folur në Kuvend për “Toyota Yaris”, po sillet si njeri në hall, si një njeri që nga një anë kërkon të njoftojë bashkëpunëtorët e tij publikisht, se janë në ndjekje, dhe nga ana tjetër të krijojë konfuzion për lidhjet e tij me ta, duke prodhuar një pistë të re në opinionin publik, pistë që është demontuar brenda ditës.

Lulzim Basha ka dy ditë që ka përballë një foto, të cilës ai nuk guxon dot t’i vërë as diçiturë. Se tani nuk është aq e lehtë të flasësh pa lejen e mafies, sidomos kur nuk ke ku t’i gjesh në arrati.

16 komente në “Lulzim Basha po sillet si njeri në hall!”

  1. mafiozet says:

    Nje kope vrasesish e kriminelesh qe quhet PD. Pandeshkueshmeria e krimineleve me kollare ne kete vend eshte turpi me i madh i kombit tone. Sa krime duhet te kryejne Berisha-Basha-Meta qe te denohen te pakten nje here?

    1. ben says:

      Sa i paska djegur rilindjes humbja e 3.4 milione €.
      Mesa duket Basha nuk ka djegur vetem kete ngarkese po paska djegur 1 linje te fuqishme qe rilindjes nuk i del inati.
      Sepse
      Nese ngarkesa do ishte vertet e ndonje njeriu te Bashes , fakti qe ky e dinte te pakten 3 dite para se policia ta mesonte zyrtarisht do i lajmeronte cunat qe pa u nisur dhe askush nuk do merte vesh asgje.
      Po Basha zgjodhi rrugen qe ti denonconte publikisht ne kuvendin e shqiperise.
      Prandaj rilindja me mire gjeni ndonje rruge dhe menyre tjeter per te sjelle parate e hashashit ne shqiperi se kete rradhe aha.

  2. Nuk ka hall as per lulush bibilushin as per sali kriminelin.
    ATA e dine se sa te jete edi rama qe ben kompromise dhe da drejtesia te vazhdoj te komandohet nga shpellaret asgje nuk u ndodh.
    Perderisa te gjitha pushtete falen e raportojne tek saliu asgje nk i ndodh.
    Ketu vazhdon rrumpalla 28 vjecare akuza te ndersjellta sharje fyerje shpifje vjedhje shkatrrim pasurim dhe varferim i tejskajshem.
    Kryeprokurori qe eshte roja i shtetit vjedh e ben dallavere dhe ne fund arrayiset ,e cfre do presesh dhe a kane frike lulbababalja e co

  3. Drejtësi says:

    BABALET , PO JA NXJERRIN BOJËN VETES, POR DUHET TË JAPIN LLOGARI!
    DUHEN HETUAR , DHE DËNUAR EDHE PSE JANË NJERËZ POLITIK. TË BËHEN SHEMBULL!⚖️⚖️

  4. FIX316 says:

    Kur nje kandidat per kryeminister shteti merret me korrupsion….,ka te drejte z.Basha,kur thote se shteti eshte i korruptuar!?….

  5. Zigur Qarri says:

    Na ishte se ç’na ishte…..na ishte nje here…

  6. Po,Po says:

    Sa mire e paska njohur Fazlici ,kukullen ne krye te
    Shqupit , kur thote se : Lulezim Basha eshte [olitikani
    me budalla ne Ballkan !

  7. Lennard says:

    Kjo Ndodhi duhet te hetohet deri ne FUND.Fajtoret te marrin Denim Shembullor.Mjaft me Lloqe Kavaje.E Verteta eshte ne Drite te Diellit.Nuk mbulohet dot nga pelerinat e Sali Gerdecit apo te Lul-Hajdutit.

  8. Jimi says:

    Lule! Mbathja sa nuk eshte vone, se me c’po duken bathet e priftit, punet jane maisur aq keq, sa qe nuk ka tjeter melhem qe i ben derman!

  9. Alban Dega says:

    KAMBANE ALARMI PER QEVERINE DHE LIGJZBATIMIN SHQIPTAR !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush nuk eshte mbi ligjin…

    NE VEND TE HYRJES ….

    Te lumte penda e forte dhe mendja e mprehte Mero Baze jo vetem per dy kryeartikujt e fundit
    E keqja e madhe eshte se nuk eshte vetem SHISH-i qe dekonspiron aksione te tilla…
    Cimkat e Sali Lul Mul Xen, Mehdi …i ke ne cdo organ ligjzbatues e qeveritar!
    Minat me sahat te kesaj Bande Gangsteresh e te kesaj Mafia krejt jashte kontrollit i ke ne cdo hallke te shtetit shqiptar !
    Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
    Ndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !
    Kane kaluar mbi 10 vjet kur jo Mero Baze por mbreti i shtypit boteror “ The New York Times” me 15 mars 2008 diten tragjike te krimit makaber te Hiroshimes shqiptare, Gerdecit, diten e ekzekutimit pa gjyq te 26 shqiptareve te pafajshem perfshi bebe ne barkun e nenes, te plagosjes se qindra te tjereve dhe rrenimi nga themelet i nje fshati te tere nga ish-ministri i Mbrojtjes se Sali Berishes, Fatmir Mehdiu dhe i biri i tij biologjik Shkelzen Berisha, denonconte ne kryeartikullun e saj “ kete Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit” !
    Kane kaluar mbi 17 vjet kur dy gazetat konservatore, te djathta “ The Times” dhe “ “ Independent” te Londres e quanin qeverine e Sali Berishes “Bande Gangsteresh” e ajo na ben kryehetuesin dhe kryeanalistín zhurmues te kesaj Bande rreth kesaj analize, ketij kushtrimi atdhetar e qytetar te Tema dhe Mero Bazes per dekonspirimin e operacioneve te rendesishme te sherbimeve ligjzbatuese aleate dhe shqiptare nga Sali Berisha dhe qehajai i tij ne krye te Partise Babale te ketyre Havaleve jo vetem te Shqiperise por edhe te vete PD-se, qe eshte kthyer ne nje celule, ne nje altoparlant e fabrike te fake news, mashtrimeve dhe intrigave djallezore te Sputnikut, RIA= KGB-se dhe GRU-se se Vladimir Putinit !
    A e dini se ishte vete Sali Berisha qe sabotoi nje operación te policise shqiptare ne veprim e siper nga infirmacionet sekrete te kryprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj !
    A e dini se ishte po ku kryprokuhor i krimeve te renda ne bashkepunim me kryeprokuhorin e Shqiperise Adriatik Palla qe me urdher te padroneve te tyre politike mbyllen hetimet per rreth 90 kilograme kokaine kolumbiane te kapur nga policía !?
    A e dini se i njejti Kruprokuhor i Krimeve te Renda u orvat te sabotonte dhe dergoi per hetim ne Prokurorine e Durresit per sasine me te madhe te droges me te forte ne historine e Shqiperise te 613 kiligrame kokaine te kapur nga policia shqiptare ne bashkepunim me agjencite ligjzbatuese partnere me DEA-n syshqiponje amerikane nga e njejta kompani e 90 kilogrameve te para disa viteve !?
    A e dini se po ky krye- prokuhor i kryepeshkut te krimit te organizuar, i Bandes se Gangstereve dhe kesaj Mafia krejt jashte kontrollit, Sali Berishes dhe Korporates se tij politike e biologjike te krimit e korrupsionit vazhdon te jete akoma prokuhor i rende ne Prokurorine e Pergjitheshme!?
    Analiza dhe kushtrimi per vigjilence, hetim rrenjesor te kujtdo qe dekonspiron operacione te tilla, perfshi Lulezim Fazlicin e Sali Karaxhicin eshte nje kambane alarmi per qeverine, ministrine Brendshme, Prokurorine e Pergjithshme, per SHISH-in per te hetuar me themel e ndeshkuar ashper cimkat e Sali Berishes dhe Lulezim Bashicit ne cilendo hallke te ketyre proceseve si dhe bosat politike te saj Sal Lul Mul e co.
    Cimka e mafioze te tilla nuk kane e nuk duhet te kene vend ne asnje hallke te ligjzbatmit shqiptar. Nese shperdorojne detyren dhe shkelin ligjet e shtetit shqiptar ata jo vetem duhen spastruar, por edhe denuar ashper me gjithe fuqine e ligjit shqiptar dhe nderkombetar!
    Askush nuk eshte mbi ligjin…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu duhet te shtrihet ne cdo hallke te shtetit…
    Perndryshe Shqiperia nuk do te behet kurre shtet !

  10. Malo says:

    Me me hall se ty nuk ka o Mero! Qe te mbijetosh do i puthesh bythen pushtetarit te rralles. I ke pare femijet qe jane bere byhlepires kalibri? Shikoji mire se cfare jete do bejne. Kjo derisa ti duhet shtepia jote, gruaja jote etj mdonje katunari me leke. Mos u konsumo kaq shume se nuk priten dite te mira

  11. nexhat says:

    Mero mos ki dert se me ato para Rama do ti ngul floke te reja dhe nuk do jesh tullace. Te rane te shkretat duke prite qe Saliu te shkoje ne burge.

  12. Endri says:

    Nuk i gjen gje kryetaret e Partive. Prandaj duhet te vijn ne pushtet populistet qe ti presin kokat te dy kraheve.
    Rama Basha jane e njenjta gje.
    Populli duhet te marr fatet ne dore.

  13. Peço says:

    More, ka ndonjë të paanshëm politikë në këtë forum të më shpjegojë një gjë fare të thjeshtë: Ky Basha, kaq të vështirë e kishte ti njoftonte këta që transportonin lekët me ndonjë mënyrë tjetër, por zgjodhi më të rrezikshmen mënyrë për vehten, duke e bërë njoftimin në parlament?
    Që Basha ka bërë gabim të rëndë që kërkoi të shfrytëzonte për arsye politike një informacion, kjo duket shqeto, por të thuash se ka lidhje me transportimin e lekëve, ky është vërtetë një budallallëk i hatashëm. Një budallallëk politik të kësaj përmase, vallahi, vetëm Taulant Balla mund ta bëjë.
    Të jemi kotrekt, unë po e trajtoj problemin vetëm politikisht. As dua ta mendoj të përzihem në ato punë që i takojnë institucioneve. Këtu po flasim vetëm politikisht.

  14. Vons says:

    Po cfare dekonspirimi? Basha nuk punon per SHISH-in dhe nuk ka detyrim te mbaje sekretet e SHISH-it. SHISHi duhet te mbaje sekretet e veta. Po I nxori, nese ky operacion gjoja ishte sekret, atehere mban pergjegjesi vete. Por veshtire se ishte ndonje sekret, se grupi u kap edhe pas ‘dekonspirimit’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje