Nga Mero Baze
Më në fund Lulzim Basha po e merr seriozisht dosjen “Babale”. Pas kaq javësh heshtjeje, pas kaq shmangie nga përgjigjet publike rreth dosjes që i është hapur në Prokurori deputetit të tij, si sajues të një skenari kriminal, pas dëshmive të njeriut që ka inskenuar Agron Xhafajn dhe që i ka dhënë dëshmitë në Prokurori, pas telefonatave të regjistruara që shqetësonin Lulzim Bashën dhe disa drejtues të tjerë të PD, që duhet t’i jepnin lekët e premtuara “aktorit” që improvizoi kasetën, tani Lulzim Basha po tregon se paska qenë vigjilent gjatë gjithë kësaj kohe. Paska qenë i informuar përditë nga Prokuroria çfarë po bëhet, çfarë ka thënë dëshmitari, a mund të arrestohet Salianji, a ka ardhur përgjigjia për ekspertizën e kasetës etj.
Dhe fiks është shqetësuar nga lajmi se Prokuroria po çon kasetën në një laborator të specializuar në Londër, për shkak të mungesës së kompetencës që ka laboratori italian për t’i dhënë përgjigje zyrtare në kohë Prokurorisë, një çështje proceduriale e cila është në duart e ekspertëve të huaj dhe shërbimeve partnere që po e mbikqyrin gjithë procesin.
Por ndërsa ata po e bëjnë këtë hapur, i vetmi që po përgjon këtë hetim gjithë makth qenka Lulzim Basha.
Sot me sa duket nuk e mbajti dot më. Frika se mos laboratari i Londrës kthen përgjigje shpejt dhe pastaj nis gjyqi ndaj tij, duket se e ka turbulluar.
Të njëjtën gjë është duke bërë për dosjen “Babale 2”, që lidhet me “Toyotat Yaris” . Dekonspirimi nga salla e Kuvendit e aksionit të policisë, fakti që paratë devijuan rrugë, pas deklaratës së tij, siç e pranon dhe vetë një prej shoferëve të trailerit, dhe mbi të gjitha fakti që pritësi i parave është njeri i afërt politikisht dhe personalisht i Lulzim Bashës, e kthen Lulzim Bashën në të pandehur, dhe pas disa ditësh duhet të trokasë në zyrën e prokurorit.
Edhe për këtë dosje, njësoj si për “Babalen 1”, nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka bërë asnjë deklaratë. U është shmangur të gjitha pyetjeve dhe nxjerr ndonjë idiot të këpusë broçkulla.
Por fakti që sot u zgjua nga “Babalja 1”, tregon se është po kaq vigjilent dhe për “Babalen 2”. Të paktën e ndjen frikën. Nuk është pak po ta mendosh që është politikani që ka prodhuar më shumë ngjarje të rënda fallco në këtë vend dhe ka fshehur duke ju shmangur ngjarjeve më të rënda që ka prodhuar vetë, që nga vrasjet, deri tek milionat. Kjo do të thotë që e di çfarë ka bërë dhe përgjon çdo bëhet.
Z.Mero, sado lajme fallco qe ka sajuar Lulushi,
nuk ia kalon padronit te tij “Qytetarit dixhital” !
Ky i fundit eshte “kombinat” i “fake news” dhe
me ironike qendron ne faktin se ithtaret e Vi-
cidolit deklaojne tere ngazellim se cdo lajm i
“qytetarit dixhital” ishte i vertete ,si psh.”mesh-
konjat” e Divjakes, Gjadrit,etj. Faktikisht ato ishin
fakte qe Visho Ajazi ia servirte ” dixhitalit” ne kohe
rekord, ndersa kryeministri yne as qe dinte gje se-
pse as qe informohej si kryeminister. Visho as qe
vinte ne defter. Dhe ironia me e madhe qendron ne
faktin se ky ish- drejtues i SHISH-it dekorohet nga
kryeministri per “sherbimet qe i ka bere ish-krye-
minstrit” ,Vicidolasit dhe epilogu i gjithe kesaj tra-
gjikomedie a e dini ju shqiptare cili eshte: K/ministri
ne detyre deklaron, perfrazoj: ” Nje funksionar me
nje detyre te tille nuk mund ta linim ne rruget e Tira-
nes dhe prsndaj e caktuam ambasador ne NATO” .
Kryeministrit i erdhi keq per vishot,arturet, maxhunet,
benjaminet e Saliut dhe nuk i vjen keq per mijra socialiste
qe enden ne Shqiperi e ne bote si muhaxhire sepse sipas
tij “Shteti nuk jep pune,punen ta gjejne vete ” Dhe cilet ?
Fjalen e ka vetem per socialistet sepse per te anes tjeter
kryeministri yne i nderuar preokupohet personalisht e
personalisht. Ka 4 vjet qe nuk na i ka rritur asnje kacidhe
pensionet dhe cfare pensionesh ?! 138 mije leke te vjetra !
Dhe nga ana tjeter, kur vjen problemi i votave marrin turra-
vrapin drejt pensionisteve. Dhe pensionistet e shkrete kur
hedhin syte nga ana tjeter , nga salite ,metet,lulushet largo-
hen me vrap si djalli nga temjani . I ka zene nje hall i madh !
Dhe lidershipi socialist tallet me ndjenjat e pensionisteve dhe
i shfrytezojne ata barbarisht per llogarite e tyre elektorale.
Prokuroria e SHISH vazhdojne te raportojne te Berisha e Basha.Keta monstra duhet ta kuptojne njehere e mire qe duke i shtuar vehtes zullume te tjere denimi do te jete akoma me i rende per ta.
BKH dhe SPAK jane ne prag.Le te vazhdojne edhe pak duke i sherbyer padroneve te tyre.
Kush eshte personi qe ka inskenuar Agron Xhafajn?Ka nje hetim te pavarur per te?
Laboratori italian mungese kompetence per kaseten e audio pergjimit,qe Edi Rames
iu deshen vetem dy dit qe te vertetonte se ishte e montuar?!Vonesa,heshtja,largimi
Agron Xhafajt si nje nga deshmitaret kryesore,nderkoh qe Babalja u linçua,tregon
qe audio pergjimi eshte 1000% i vertete.Nese Agron Xhafaj,nuk do te ishte Vellai i
Ministrit,do lejohej te largohej???Natyrisht qe jo.Perse e lejuan te largohej?
Do shkruash gje per hajdutet e pushtetit o Mero se le nam,jam dhe i pa varur thua.
Po pse o Mero tani e mesove ti se ky eshte fabrikues fallcitetesh me deme kolosale? Po ai kete e ka bere fillimisht ne Kosove, pastaj me vilen e verdhe ne Shqiperi, e tani do e beje edhe ne politike. Jepini hakun e ta rrasin brenda mutin, dhe do e shihni se cfare te mire do I beni vendit dhe do vendosni drejtesine e munguar prej vitesh.
Te mender te djathtet ,jane plehu i qelbur i vendit dhe fatkeqesia e kombit , qe pengojne ecjen perpara dhe minojne mireqenien e shoqerise tone !
No comment !
28 vjet kaluan ne garen e sharjeve dhe akuzave……
Perse bien keto kembana?
bjeri bjeri se i bie mire themi ne turkoshaket