Nga Mero Baze
Në verandën e resortit “Boungovile” në Sarandë, kamarieri duket si një zog i trembur, që u afrohet gjithë drojë klientëve. I lexohet qartë frika se mos gabon. I ri, i pamësuar të sillet si kamarier, ai duket se është prurje e re e sezonit. Nuk e njeh pronarin që është i ulur bashkë me ne. Është përzgjedhur nga stafi i tij dhe të krijon idenë se nuk do që ta humbasë punën.
Gent Sula, i cili ka arritur në 600 shtretër në resortin më të madh në Sarandë dhe në Jug të Shqipërisë, është më në makth se ai. Fare papritur për atë, si dhe shumë biznesmenë të tjerë në fushën e turizmit, nuk janë më makthe letrat, lejet, apo kreditë, por njerëzit që do të shërbejnë në resorte.
Jugu i Shqipërisë për fat, vlon nga nxitimi për të bërë resorte të mëdha për të përballuar valën e pazakontë të turistëve që po shtohen në këtë vend. Dhjetra agjensi të mëdha të turizmit ndërkombëtar janë gati të pronotojnë deri 130 ditë të sigurta rezervime në vit, dhe hotelet e vjetra shqiptare deri në 30 dhoma, janë tani duke rënë në duart e tyre. Të mëdhenjtë po ashtu po përpiqen të bëjnë zgjidhje të përziera, duke mbajtur shumë dhoma vetë dhe duke shitur një pjesë për siguri.
Por tashmë makthi i tyre janë njerëzit që do punojnë.
12 km më tutje në Kakome, përgatitet të nisë punën një resort i ri i madh me pesë yje, ndërsa në “Keep Merlin” në Ksamil, bashkimi i dy biznesmenëve, po ashtu po i jep shanse më në fund ndërtimit të një resorti luksi 4 km përballë Korfuzit.
Por kush do shërbejë aty?
Kastrioti, pronar i “Hotel Grand” në Sarandë tregon se qysh në shkurt ka bërë kontrata të shtrenjta në Tiranë për kamarierë nën panikun e mbetjes pa punëtorë. Shqipëria ka shifra të frikëshme të zbrazjes së vendit nga të rinjtë e kualifikuar dhe njerëzit që mund të përballojnë shërbimet. Ndërsa vendi po kthehet në një pelegrinazh për turistët e Evropës Lindore dhe Qëndrore, për shkak të çmimeve të ulëta dhe një vendi të panjohur, që të nxit ta eksplorosh, sfida reale e investitorëve, është investimi në burime njerëzore.
Dhe jo vetëm për kamerierë dhe menaxherë hotelesh. Arsimi jocilësor i dy dekadave të fundit në Shqipëri, ka prodhuar dhe injorantët e diplomuar. Dhjetra inxhinierë, ekonomistë apo juristë të diplomuar në Shqipëri kanë nevojë të rikualifikohen nga kompanitë e mëdha për të mësuar si punohet.
Saranda, qyteti më i lakmuar nga turistët e huaj në Shqipëri, e cila natën ngjan me Montecarlon, e ditën e me Kabulin, sa i përket rrëmujës dhe kaosit, po bëhet përditë e më e shtrenjtë në shërbime. Qyteti, edhe pse me mijëra turistë në vend është ende pa restorante të shquara, dhe Genti shefi i guzhinës së “Harmonia”, restorantit më cilësor të qytetit, është tashmë asistent i resorteve për të krijuar menu fikse dhe kualifikim të shërbimit. Së fundmi është duke punuar edhe ai tek “Boungoville”-t për t’i dhënë një dorë shërbimit këtë sezon, dhe duke ndarë fitimet me investitorin. Të tjera resorte kërkojnë tipa si ai.
Oferta e lartë për shumë vizitorë në vend është thuajse propocionalie fatkeqësisht me tendencën që njerëzit e shërbimeve t’i marrin tregjet e huaja që paguajnë më shumë. Dhe investitorët shqiptarë tashmë po përballen realisht me pafuqinë për të gjetur njerëz për të punuar.
Deri më sot hotelet e vogla dhe restorantet, bazohen mbi familjen dhe të afërmit. Gruaja është zakonisht guzhiniere duke marrë dhe motrën, burri menaxher duke vënë dhe djalin të sigurojë bote me ujë, në një qytet ku Bistrica derdhet përfund tij në det. Informaliteti bën kërdinë në plazhe si Ksamili, ku zaptuesit e plazheve diktojnë çmime të neveritshme dhe arrogancë, pa pasur as liçencë, as pronësi dhe as frikë nga shteti
Të gjithë ata që përfitojnë nga ky kaos paguhen në të zezë dhe fitojnë në të zezë, ndërsa të mëdhenjtë formalë që janë të detyruar të punojnë me letra brenda sistemit, janë të luftuar nga një anë nga mungesa e njerëzve të sigurtë në shërbime dhe nga ana tjetër nga detyrimi për të qenë formalë me paga modeste me të punësuarit.
Qeveria shqiptare është ende në nivel propagande sa i përket dëshirës së saj për të ndihmuar punësimin në turizëm, pasi sezoni i shkurtër gati 70 ditor, nuk premton për askënd ta kualifikosh si punonjës turizmi.
Vende si Greqia që jetojnë me turizmin, kanë rregulla më strikte për këtë. Të punësuarit në turizëm sigurohen që gjashtë muajt e dimrit të marrin një asistencë fianciare nga shteti dhe investitori për të qenë në dispozicion të shërbimeve turistike, pa qenë nevoja të rendë për punë tjetër në kohën midis, dhe të kualifikohet për punën që bën.
Shqipëria është në pikën e kalimit nga turizmi familjar në atë masiv, nga shërbimet e rëndomta në hotele me 5 yje, duke lënë në hije turizmin që vinte nga njerëzit që japin shtëpitë dhe motelet e vogla me qira dhe duke kaluar në resorte që për fat, po investohen me guxim. Por shoqëria është ende e papërgatitur për këtë.
Njerëzit e shërbimeve do të jenë sfida e re. Kompanitë e mëdha tashmë duhet të ndajnë fonde për kualifikikin e tyre, por shteti duhet të garantojë një kuadër rregullator, që investimet e tyre të mos shkojnë dëm. Të rinjtë e kualifikuar duhen mbajtur këtu me kontrata të sigurta dhe programe kualifikuese, të cilat janë një kosto shumë më e vogël e qeverisë, në raport me humbjet që ka nga dështimi i mundshëm i kësaj industrie. Kontrata vjetore për të punësuarit në turizëm, kualifikimi i tyre në periudhën ndërmjetëse të dimrit, dhe formalizimi i tyre, mund të jetë një përparësi e qeverisë, e cila nga një anë rrit formalizimin e të punësuarëve dhe nga ana tjetër jep një ndihmë konkrete për industrinë e turizmit. Të punësuarit në turizëm duket të kthehet në trend qeveritar, në modë për të rinjtë dhe në prioritet për ekonominë tonë kombëtare.
Krahas tyre, turizmi malor duhet parë përdite e më tepër si prioritet. Vende që prodhojnë 12 muaj turizëm, duhet të ndiqen nga oaze të tjera ende të paprishura të turizmit malor dhe agroturizmit, si Zagoria, Kurveleshi por dhe zona që kanë krijuar tashmë emër në gjithë botën, si Alpet shqiptare nga Lëpusha në Valbonë , nga Osumi në Dibër , etj.
Ndryshe nga turizmi i detit, ai malor është më i shtrirë në kohë dhe mund të shërbejë si një digë pritëse për burimet njerëzore të lira gjatë vitit.
Në Golem, ku shpresat për turizmin po veniteshin për vite të tëra, tani ka një rikthim të pabesueshëm të turistëve, dhe hotele si “Flowers”, “Premium” apo plazhe si “Play del Este” po eklipsojnë turizmin e shëmtuar të fshatrave turistikë që ngopin vanitetin e disa pasanikëve që kanë çuar dëm pishat e Golemit, duke ua ulur kohën e përdorimit nga gjashtë muaj në 15 ditë.
Pastrimi i ujrave të zeza, rikthimi i plazheve më higjenikë, shtrimi i rrugëve dhe pedonalet që po zgjaten në rërë, kanë kthyer shpresën, por dhe problemin e njerëzve që do të shërbejnë.
Shqipëria ka nevojë urgjente për të investuar realisht tek burimet njerëzore të turizmit. Nuk ja kemi dalë dot, duke i arsimuar, pasi arsimi është kthyer në një piramidë gjigande. Le të vetëkualifikohemi, duke formalizuar dhe investuar tek çdo i ri që punon në turizëm, duke siguruar të ardhurat e tij vjetore, kundrejt kontratave të sigurta, dhe detyrimit të kompanive për të paguar për aftësimin e tyre. Qeveria duhet të mbajë një barrë kryesore në këtë proces, çka është e sigurt se do t’i kthehet në të ardhura shumë më të mëdha, se sa harxhon. Dhe në fund do të kemi një “data baze” të besueshme që mund të tërheqë gjigandët e turizmit të kthejnë vemendjen tek një vend, ku mund të fillosh të bësh plazh nga prilli në tetor dhe mund të kombinosh detin me malet magjikë të jugut dhe Alpet e veriut, brenda 15 ditëve .
Është koha për të paguar për njerëzit që do të ngrejnë industrinë e turizmit në këtë vend. Investitorët që dinë të bëjnë resorte, po i bëjnë ato. Agjensitë e turizmit po i sjellin turistët. Ne duhet të mësohemi të shërbejmë. Qeveria duhet të jetë kryekamariere e kësaj industrie.
BRAVO SHQIPERIA QE PO BEN HAPA VIGANE ,DUKE JA KALUAR DHE MONTEKARLOS DHE .
Mero,se mos gabon dhe permend plazhete veriut zemer.
??. JESS!!
Saranda naten ngjan me Montecarlo? Sikur trotuaret zgjerohen naten ne sarande dhe trafiku zhduket naten nuk Jan problem kamarieret po argetime naten qe saranda nuk ofron per familjet dhe femijet asgje .shif nje here montekarlon zoti gazetar pastaj bej krahasime.
Degjojeni Meron pushtetare qendrore dhe lokale, si dhe edukimi profesional dhe universitar i fushes!
Një shkrimin i mrekullueshem!
Keshtu duhet te jete Fytyra e shtypit shqiptar,
mbi te gjitha,
KONSTRUKTIV,
Dhe jo kronike e Zezë , se i cmendet njerzit. nga stresi!…
Vendi ka nevoje urgjent te rrise mireqenien dhe jo te kthehet në Teatër të Luftës se pistë politike!…
Po si do qahen te llastuarit nga mengjesi deri ne darke qe s’ka pune, qe te duhet mik te çash, me kafene plot, e te pispillosur?
“…… eeee nuk ka shtet ketu….” se po te kishte shtet nje mut do benim (sic kemi bere dhe shtetin, se nga qielli nuk na e dhane, nga ne doli.
Shyqyr qe shajme shtetin, se do kishim vrare veten.
Popull i semure, drejt vete-zhdukjes
Reklame e sforcuar Mero! Resortet jane ndertuar ne toka te grabitura, nuk e kane te gjate!
…Duket qarte se vitet e fundit turizmi po shtohet dita dites..Sot turizmi duhet te koncpetohet si industri edhe ne Shqiperi..Te programohet deri ne detaje e te mos jete ne varesi te spontanitetit e veterregullimit qe edhe ato kane vleren e tyre.
Mero, populli e di që ka punë, por nuk ka profesionistë, por unë do të thoja se ka profesionistë ( sepse profesionistët si kamarier dhe banakierë mund të bëhen brenda një viti shkollor, në shkollat profesionale) por nuk ka para, që duhen për të paguar këta profesionistë. Pronarët e lokaleve hoteleve moteleve etj investojnë për tulla llaç, por nukë paguajnë për shërbimin, kështuqë kamarierët dhe banakierët do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të plotësuar rrogën. Pagoi ata më një rrogë dinjitoze dhe do të shohësh që do të ndërroi fytyra e shërbimit. Pa para të tërë profesionistët do ikin jashtë shtetit, atje ku paguhet më mirë, kështu që këta pronarët ndonjë ditë do dalin të shërbejnë vetë.
..shqiptaret jane ambicioze per te arritur dhe tejkaluar nivelet..realisht kam pare investime dhe perkushtim..shpresoj dhe ju uroj me te miren atyre qe guxojne dhe shpresoj te ndihmoen nga shteti…
Zoti Mero.
Ose me Turqine ose me Epirin d.m.th Greqine ,sado te fshihemi Apollonia eshte Greke,Epidamnos po ashtu,Agios Saranda po ashtu,Buthrotos po ashtu.
Po nuk u bashkuam kunder turqve,sllaveve sic kemi qene bashke 1100 vjet Bizant Greke dhe 750 vjet kunder Romes qe na shkaterroj dhjetera qytete Greke ne Epir,ne nuk do shikojme nje dite te Bardhe.
Turizmi vjen nga respekti per historine dhe te Verteten dhe Turqia strategjike se do na “ndihmoje” akoma te na garantoje Islamizmin,jane filosofi qe shpejt do i pergenjeshtroje historia.
A e ke bere pyetjen zoti Mero pse Amerika krijoi kete Pashallek Myslimane qe quhet Avaniti ,Arnaut ne nje vend me histori tjeter?
Te njejten kane bere dhe bejne me Maqedonine si Amerikanet,Ruset,Serbet etj qe e njohin me kete emer,kur ne te njejten kohe Presidenti Grigorov ka deklaruar bile dhe ne Kamera qe Ne jemi Sllave dhe nuk kemi lidhje me Aleksandrin e Madh.
Atehere cfare qellimesh kane Amerika,Rusia,Serbia,Turqia kur tjetri e thote troc?
Mirepo keto Fuqi nuk duan paqe por konflikte ne dem te Epirit bile edhe nga vete “Shqipetaret” e Skenderbeut qe ne emer te Allahut po degjenerojne kombin tone te Lashte,vetem e vetem te krijojme nhe Identitet rrumpalle.
O Mero, po cfare na permend pronarin e “Hotel Grand”, Kastriotin, nje mashtrues klasik, qe ka lene pallatet ne Lezhe pergjysem duke grabitur e mashtruar qytetaret dhe ka fytyre te hapet bythesh si bos i madh e pronar largpames ne Sarande. Por kur shteti eshte inekzistent maskarenj dhe mashtrues si puna e tij triumfojne, deri sa nje dite vetegjyqesia dhe zemerata do ti bejne gropen Kastriot Pepkoles qe me mire ti thuash Pepbythes.
mero shko rregulo tre plumbat qe u vra shoferi se mos po te dalin shtat.dhe qoje ne vizit te birin se kokaina ju ka ber koken mushkonj.
Saranda si MONTECARLO???????!!!!!! O Zot cfare na degjojne veshet e na lexojne syte. Ne Sr nuk jetohet o pseudogazetar qe u ben reklame mashtruesave e mafiozeve te klaneve mafioze te cdo pushteti. Aty ka vetem zhurme, nuk ka uje, po lulezon prostitucioni e trafiqet e cdo lloji. Kam blere shtepi 10 vjet me pare se e dashuroja ate qytet, por stresohem dhe ato pak here qe shkojme me familjen se nuk fleme naten dhe ruajme kur te vije uji. Ehh na ishte njehere Sr.
?. Ne shumicen e rasteve te rinjte nuk duan te bejne pune te tilla dhe pronaret e restoranteve dhe hoteleve sillen si skllavopronare kur vjen puna per kushtet e jeteses qe ofrojne per personelin e sherbimit.