Turizmi i injorantëve të pasur!

8 Korrik 2018, 21:00Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kanë mjaftuar disa të shtëna në ajër në një nga diskot më popullore të Rivierës në bregdet, për të kthyer sot sytë, nga një prej plagëve serioze që vuan turizmi i sotëm shqiptar, sa i takon ofertës që ai ka për argëtim. Nga Palasa deri në Jalë, në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, një turist i ka të gjitha mundësitë të argëtohet vetëm me detin. Përtej kësaj mundësie, pasditet dhe mbrëmjet në Rivierën shqiptare janë një betejë më vete.

Në gjithë zonën më të shtrenjtë të turizmit bregdetar në vend, nuk ke asnjë shans të argëtohesh, të mjekohesh nëse sëmuresh dhe as të shetisësh apo eksplorosh zonën. Alternativa e vetme janë disa modele diskosh të eksportuara nga Blloku në qendër të Tiranës në bregdet. Janë thuajse të njëjtët pronarë, të njëjtët menaxherë dhe të njëjtët klientë. Super të shtrenjta, dhe të krijuara për të rjepur shtresën e të rinjve të pasur, ato janë në të vërtetë modeli se si nuk duhet të zhvillohet turizmi në vend.

Pjesa më e bukur e bregdetit shqiptar për shkak të këtij modeli, po kthehet në një zonë preferenciale vetëm për ata që duan të transferojnë qëndrimin nga Tirana në bregdet në fundjavë, por jo për një turist të zakonshëm.

Një turist i zakonshëm pas orës 18.00, nuk ka asnjë alternativë tjetër. Në zonë nuk ka asnjë institucion kulturor, asnjë sallë kinemaje apo muze rajonal, asnjë atraksion kulturor, asnjë guidë për të të shpjeguar zonën, asnjë shenjë të turizmit historik edhe pse ka histori me shumicë, asnjë mundësi për të shetitur buzë detit, asnjë zonë popullore ku njerëzit dalin dhe shërbehen lirë. I gjithë sistemi është i ngritur si një çark për disa parallinj, duke pasur paraysh një tufë pordhacësh nga Tirana që fundjavave të verë, i lënë takimet në këtë bregdet.

Një familje e zakonshme e ka të pamundur ta shtyjë më shumë se tre ditë në këtë zonë, ndërsa mund ta kalojë shumë më mirë në Sarandë edhe pse qyteti është i tejngopur me ndërtime dhe turistë. Ndryshe nga bregdeti i tangërllëkut shqiptar, qytetet tona bregdetare, me gjithë të metat, si Saranda, Vlora, Durrësi, Shëngjini e ndonjë tjetër, ofrojnë më shumë mundësi për t’u ndjerë pushues se sa një vend perlë si zona nga Dhërmiu në Jalë.

Ajo zonë po shndërrohet pak nga pak në një zonë përjashtuese për turistin e zakonshëm.

Dhe modeli i zhvillimit po vazhdon të jetë kriminal. Në vend që të investohet në resorte dhe atraksione turistike, po vazhdon krimi i ndërtimit të zonave të mëdha rezidenciale, apo fshatrave me vila, modele tërisht të dështuara nga Lalzi në Golem, që realizojnë ëndrrat vanitoze të dhjetra milionerëve të rinj për të pasur vila në bregdet, duke e vdekur tërësisht turizmin. Në vend të resorteve të mëdha që do të zhvillonin zonën dhe do t’iu jepnin mundësi mijëra pushuesve ta frekuentonin, do të kemi pas disa vitesh, fshatra të tëra të vdekura turistike, që nuk di pse i quajnë investime strategjike në turizëm, pasi janë e vetmja strategji e dështuar turizmi. Ato janë veprimtari të pastra “real estate” pasi vilat janë parablerë nga qytetarë të pasur që do ti përdorin ato 15 ditë në vit, nëse nuk arrijnë të zihen me gratë deri në fund të pesëmbëdhjetditëshit. Pastaj do të jenë bosh, dhe njerëzit do t’i tregojën me gisht se të kujt janë vilat, si i vetmi atraksion thashethemesh në zonë.

Askush nuk ka menduar që në zonë të investohet për turizmin historik  edhe pse është zona që ka mbiprodhuar histori; askush nuk investon për turizmin fetar por dhe atë e kanë lënë në dorë të ca priftërinjve sherxhinj që mezi presin gushtin të bëjnë sherr; askush nuk mendon për kulinarinë ngaqë dhe një i zonës që merret me kulinari ka helmuar gjithë Shqiëprinë me sherre; askush nuk ka menduar për objekte muzeale, edhe pse çdo shtëpi e Vunoit e Dhërmiut ka më shumë histori se Tirana e vjetër; askush nuk ka menduar për guida për eksplorimin e zonës, edhe pse askund në botë nuk e ke aq afër detin me shtigje malore dhe alpe të mahnitëshme; askush nuk ka menduar për vende argëtimi për fëmijë, për lodra dhe ambjente argëtuese, apo gjëra të tjera që të mbushin ditën, por vetëm për vila të shtrenjta, disko të shtrenjta dhe në fund dhe ndonjë krisëm herë në ajër e herë në shenjë.

Është shembulli se si vdes një pasuri natyrore kur bie në duar zengjinësh të rinj, të cilët nuk investojnë për turizmin, por për fitime të shpejta të tyre. Ata nuk kanë faj se atë dinë të bëjnë, por dikush duhet të diktojë strategji të re turizmi për ta shpëtuar bregdetin prej tyre. Ata kanë një klientelë me dy mijë vetë të pasur dhe atyre i kanë marrë lekë për vila në Golem, pastaj për vila në Lalz, pastaj për vila në Tiranë, e tani për vila e disko në Rivierën shqiptare. Kaq dinë të bejnë.

Është modeli më i shëmtuar dizpropocional mes ofertës për shumicën dhe eskluzivitetit për pakicën. Është turizmi i injorantëve të pasur. Atyre që nuk duan të shikojnë dhe mësojnë, por që duan t’i shikojnë e t’i adhurojnë.

33 komente në “Turizmi i injorantëve të pasur!”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Brilant!

    1. Hick says:

      Ky shkrim eshte aktual por I tille do Te ishte edhe para 15 vitesh kur lacat e pare zbarkuan ne dhermi duke patur logjistiken e nevojshme, x5, tokarev, dhe me financime nga trafiqet e paligjshme. Te pasurit e rinj duke mos zoteruar traditen dhe vetdisiplinimin per administrimin e Te ardhurave sporadike jane te predispozuar per nje ekzistence te shkurter dhe jo esenciale.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Po Mero vëllai
    ti kuptoj shqetsimet
    po kjo nuk lexohet
    vetëm nga gabimet.
    ***

  3. "BOHOTINA" says:

    Populli nuk thote kot: “Ruaju nga dhenderri i ri dhe pronari i ri”. Keta alabake kane tru sa nje viç. “Nen nje cope qiell levrin krejt bota e tyre”.

  4. loboblanco says:

    Mero ke te drejte ne shume gjera. Ne jemi nje vend qe mund te mesojme shume nga vendet me turizem te zhvilluar. Megjithese personalisht nuk jam per resorte me ndertesa shume kateshe, ne bote ka shembuj resortesh me kabina te vogla e te bukura qe nderthuren mire me naturen per rreth dhe nuk shkaterrojne pamjet e vijes bregdetare. Edhe ne nie editorial te meparshem e ke prekur kete teme por eshte e pallogjikshme qe Vlora,Saranda,Durresi mos te kene shkolla qe ne anglisht quhen Hospitality&Tourism Management Schools(shkolla turizmi dhe mirepritje). Universitetet me te mira Italiane,Franceze dhe Spanjolle ofrojne kete dege edhe ne nivele master. Sa per mungesen e defrimit nqs keta pronare i kane seriozisht keto bizneset e tyre turistike dhe jo thjesht si menyre per larje parash atehere ju keshilloj te shkojne qofte edhe nje jave ne nje resort ne Republiken Dominikane ose Meksike dhe te shikojne e te mesojne sesi kompanite pronare te resorteve organizojne jo vetem ekskursione dhe koncerte te perditshme/pernatshme per te defryer turistet por edhe i japin zhvillim qyteteve e fshatrave prane resortit. Qe nga shetitjet me kale buze oqeanit tek vizitat neper ferma e fabrika te prodhimeve artizanale. Nuk eshte vetem injoranca qe na pengon ne shqiptaret por edhe mungesa e deshires dhe dembelizmi per te ndryshuar per mire.

  5. Alban Hamzai says:

    Z.Mero! Shume drejt shpreheni ne artikullin tuaj por e keqja eshte se ne Shqiperi nuk ke kujt ti drejtohesh per keto problem .Nuk I drejtohesh dot qeveritareve (te majte e te djathte),pasi keta jane qe e kane katandisur Shqiperine nje vend krimi,droge,prostitucioni,plehrash ,pa arsim,culture,shendetesi… .Por edhe popullit nuk mund ti drejtohesh ,pasi ky popull u jep voten dhe I mban ne pushtet .Dhe nje popull,I cili vazhdimisht voton per te tille qeveritare ,nuk eshte viktime,por bashkepunetor I ketyre pushtetareve maskarenj. Cdo popull ka qeverine qe meriton .Edhe ajo pakice shqiptaresh te ndershem ne Republiken e Bananes Shqiptare ,ne pamundesi te beje gje,vuan shpirterisht dhe ka ulur koken para llumit . Nga ana tjeter z.Mero as ne Vlore e ne asnje qytet tjeter qe permendni ju nuk ka asgje pervec detit dhe kafeneve .Te gjithe ata qe shkojne ne qytetet bregdetare vene thjeshht per detin .Ne stinet e tjera aty nuk shkon asnje turist ,pasi nuk ka cfare te vizitoje .Jane qytete pa asnje vlere turistike ,pervecse detit qe I ka falur natyra .pra shkojne thjesht pushues(qe nga ata te bukes me domate e deri te rinjte e familjeve te pasura nga krimi e droga ) .Megjithate faleminderit per artikullin qe keni shkruar.

  6. ILo says:

    Mire eshte ta degjoje Ahmetaj dhe Klosi se kryeministri e ka mendjen te Kullat

  7. tiranare says:

    Analize e sakte. Kam qene disa here ne karaibe (ne resorte) dhe jane vertet shlodhese. Jane terheqes pikerisht per shkak te ketyre resorteve qe I japin vlere natyres. Bregdeti shqiptar eshte shume here me I bukur dhe me nje cilesi shume te larte natyrore krahasuar me karaibet, por problem eshtye njeriu. Ndryshimieshte: Karaibet: Cilesia e natyres 5, cilesia (aftesia) njerezore 10. Shqiperia: Cilesia natyrore 10, cilesia (aftesia) njerezore 0.

  8. Vladimir says:

    Shume e drejte, por nuk jane fajtore vetem ndertuesit e pangopur dhe injorante, fajtore ne radhe te pare jane ata qe japin ose kane dhene leje per te zene pjesen me te bukur te bregdetit me pallate per ti shitur.
    Jo shume dite me pare degjova per vendimin e Strasburgut qe detyroi qeverrine italiane te shperbleje pronaret e disa karabinave qe i prishi shteti ne Bari. Thelbi i vendimit: Pse duhet te rendoje krejt demi ne shpine te pronareve, kur asnje nga shtetaret qe lejuan me veprimet dhe mosveprimet e tyre ndertimin monstruoz, nuk eshte ndeshkuar e nuk ka paguar demin e shkatuar.
    Njihen prona ne plazhe, ku nuk ka patur kurre pronesi dhe nuk ndeshkohet kush.
    Jepen leje ndertimi per pallate e apartamente qe shiten e nuk fiton asgje komuniteti, mbi rere, 20 metra nga deti, dhe nuk ndeshkohet kush.

  9. Saranda1975 says:

    Kam disa vite qe po e bertas o Mero.
    Resorte me vila nga Kepi i Stillos, Ksamil, Sarande, dhe rivieres qe po permend me larte. Resortet qe te futen prsh,2000 turista ne jave duan edhe pune, perkushtim
    profesionalizem nga ana e biznesmeneve qe pastaj te kene impakt ne zone. Se eshte punesimi, se jane produktet e zones qe mbledh se….se….plot te tjera.
    Tani qe i late te behen biznesmene me tendera e lehtesime vkm-rash duke futur turinjte ne ndertim, bujqesi, sherbime, minerale e industri njekohesisht, ti gezoni e ti gezojme ne edhe femijet tane.
    I vetmi vend ne bote ku nje biznesmen merret me ndertim, industri ,sherbime, bujqesi etj njekohesisht . Dmth bisnezmen pa asnje lloj identiteti qe te fillojne nga nje ide dhe ngrene nje kompani apo brandname.
    Ne bote nje familje e pasur identifikohet ose me naften, ose ne ndertimin, ose produktet bujqesore e perpunuese ose teknologji e keshtu me radhe.
    Tek ne, njeri ben gjithcka.
    Atehere ti kemi me jete e ti gezojme ne injorancen tone e pastaj te tyren.

  10. Soni says:

    Vizionari Bled Klosi do e rregulloje kte pune se sben. Ai pastroj shqiperine nga qeset e plastikes e jo me te mos bej turizmin zap.

  11. Jetoni says:

    Ne nuk po mendojme per “Turizem Historik” ne mes te Tiranes” ku ka mundesi te kete Turizem 360 dite ne vit, se shkatruam Kompleksin Skenderbej” te veten zone ne kete vend ku ishte ndertuar dicka me vler,duke ndertuar kuklla “all ” qe e kthyer ate shesh si ndonje lagje andej nga Malejzia. Po vret mendjen njeri per andej qe ka vete 45 dite ne vit turizem?!!!!!!!

  12. j.koreshi says:

    Drejt.
    Nga idiotet parelinj nuk shpreson kush.
    Tani qeveria te ulerije si luan dhe te filloje te kafshoje per vdekje injorancen, duke projektuar pa gabime strategjine e turizmit modern.
    Ish morracaket te futen ne vrimen e miut.

  13. ana says:

    Bravo e ke qare!

  14. ertila says:

    BRAVO,MERO KE SHUME TE DREJTE,JEMI NJE VEND I BEKUAR,,,;;,POR NUK E VEME KETE PASURI NE SHERBIMIM TONE,POR E PRISHIM ME BETON DHE SHTEPI E VILA NE BREGDET,,,,QE SI DUHEN AS DREQIT,,,,,NE VEND QE TE NDERTONIM RESORTE THE HOTELE ME 5 DHE 4 YJE ,,,,BEJME SHTEPI DHE PALLATE,,,,A KENI PARE ME ITALINE PERBALLE PALLATE NE BREG TE DETIT SI NE DURRES,,,,KURRE,,,NGA TEUTA E DERI NE QERRET EDI RAMA DUHET TE MENDOJE TE PRISHE SHUME PALLATE ,,QE NUK SJELLIN TE ARDHURA TE MIRA PER DURESIN DHE KAVAJEN,,,;SHEMBULLIN E MIRE E KEMI LANEN,,,INSPEKTORATI NDERTIMIT KA SHUME PUNE NE DURRES,,,,;TE SHEMBEN KETO PALLATE TE KOTA NE BREG TE DURRESIT E TE NDERTOHEN ATY ,RESORTE ME 100 M DISTANCE NGA NJERI TJETRI SI KUDO ME BOTE,,,;,;KU DHE RINIA TE PUNESOHET…..TURIZMI ESHTE SEKTORI QE MUND TE PUNESOJE 1 MILION SHQIPTARE PO TE NDERTOHET ME MEND……

  15. Ilia says:

    Degjojeni Meron pushtet lokal e qendror! Arsyetim mjaft teknik! Bejeni kete arsyetim filozofi te strategjive dhe vizionit per kete sektor! Sa me shpejt sepse riparimi eshte i pamundur! Per analogji metalurgjiku/kurum e Superfosfati/Lac jane ende aty……..turizmi elitar vendas e nderkombetar eshte alternative por cfare do te thote elite?

  16. selim rroshi says:

    Jugu esht bere plazhi i pordheve te firauneve e barkthateve qe kane vene leke. Menyra me injorante e defrimit. Vlerat e jetes jane diku tjeter qe kategori si sheh dot dhe vlerat e turizmit po ashtu.

  17. lexuesi Temes says:

    Ja the more Mero ja the ! Po kujt ja thua, Edi Rames? Apo disa injoranteve te tjere ne shtet, qe blihen per nje dore para dhe duke i perkedhelur sedren me pak servilizem!
    E thjeshte fare eshte jeta:
    Cdo nepunes shteteror dhe shtetaret e larte, kur bejne dicka duhet te mendojne,
    “Sa i sherben ky ligj, apo ky investim qe po bej, shumices se popullit”?

    Derisa kjo shprehje te duket qesherake, e dale mode, apo naive, ne keshtu do vazhdojme.

    Dhe me e forta eshte qe sa me shume kohe kalon demokracia ne Shqiperi, aq me shume populli po perdor shprehjen me fatkeqe:
    “keta politikanet e sotem ti hane m*tin Enver Hoxhes, se ai mendonte per shumicen e popullit”

    Eshte fatale, o Mero!

  18. AC/DC says:

    Komenti me brilliant qe ke bere o Mero qe kur ke nxjerre Temen, sidomos per sa i perket historise (dhe krahasimit me historine e Tiranes).Bravo!

  19. llaman says:

    Ah sikur te tilla probleme te vinin ne veshin e atyre qe vendosin se cfare duhet te ndertohet. Por do te vecoja nga gjithe sa thote Merua, nuk ka asnje kend lojrash per femije! Gjithe ata sureter qe japin firma e lejojne ndertime e klube gjithkund nuk kane femije, niper e mbesa?

  20. Nabukodonosor1 says:

    Ky eshte realiteti per fat te keq.Ketu ne France ku jetoj une bregu eshte i te gjitheve.Nuk eshte as i malokut nga Puka qe thote eshte deti im,as I fshatarit nga Dhermiu qe ta jep shtepine me shtrenjte se ne Monaco,as i Nerenxllarit qe helmoi dynjane.Plus pas plazhit ke ku shkon,dhe ke cfare shikon,jo te vish verdalle ne shetitore ne Sarande psh,si te burgosurit ne Spac.

  21. Tr says:

    1-Problemi i tejzgjatur i pronesise solli kete lloj zhvillimi
    2-Mentaliteti i shqiptarit…dua te shes pordhe dhe vetem pordhe
    3- Bashkepunimi qeverritar me krimin ordiner
    4- Idotesia totale qe na shoqeron qe nga krijesa jone si popull
    _______
    Mero,u be rregullimi i ujrave te zeza tek pishat ne durres…dergo nje gazetar te shikosh qe rruga e re nuk ka asnje pusete te mbyllur.I kane lene kastile qe te bllokohen,nuk jane mesuar me pastertine.
    E dyta.
    Ne sarande u investuan milona dollare dhe u cane rruget nga te katerta anet per ” te pasur uje saranda 24 ore”… perfundimi: kishim nje ore ne dite kemi nje ore ne dite.
    Degjo dhe nje gje te bukur…Ksamil, konkurs nderkombetar per muzikantet e ri para nje jave…konkursi u be,por u be pa drita…si gjithenje lam nam

  22. Illyria-Shqiperia says:

    Mero, faleminderit!

  23. Zigur Qarri says:

    Bregdeti ka qene gjithmone prone shtetrore,ne te gjitha kohrat,ne zonat fushore shkonte edhe 150-200 m thellesi.
    Ndertimet qe lejoi Nano dhe Berisha dhe me pas Rama,me leje ndertimi 99 vjeçare,ishte sipari i masakres se bregdetit.
    Por ajo qe beri drogaxhiu Rama,qe pronave 99 vjeçare i dha tapi,ishte shkatrrimi perfundimtare i bregdetit.Ata qe i
    njohin personat qe kan blere Vila ne zonat rezidenciale,apo fshatrat turistike si u quajten ne fillim,e kan te qarte,se
    perse vetingu nuk ka filluar me politikanet,dhe se nuk do te zbatohet kurre per ta.

  24. Pushues says:

    Ketij artikulli nuk ke se cfare ti shtosh, eshte shume i sakte per sa i perket Dhermiut, Palases etj.
    Meqenes sa jam kthyer nga pushimet mendoj se dhe ne Sarande ka modele te keqia, Saranda eshte e ster mbushur me hotele, disa pa kushtet e duhura, mungone ose ka shume pak argetim per femijrt, per rinine dhe prinderit e tyre. Dhe kulmi eshte me Bashkine qe ne kulmin e sezonit ne daten 7 Korrik u kujtua te shtronte rrugen perpara hotelit ose nje pjese te pedonales. Tamam sikur kane qellim te merzisin turistet.
    Po e njejtma gje ndodhte edhe ne Ksamil.
    Kryetare Badhkie qe e shikon bisnesin dhe klientet sikur jane kulak.

  25. Mera Ka says:

    O Mero aq shume inat e ke Himaren dhe Dhermi?? Sje shkruajtur 25 vjet karier qe ke nje llafe te mire per Himaren. Edhe tani prap reklam sarandes i ben. Pse o Mero vetem ne Dhermi edhe ne Himare eshte keshtu?? Ajde o Mero kam ca dhoma une qe do ta jap me 15 euro, jan lux cke mos u merzit nuk do pagosh shume lek me qe ske ne bank fare buxhet. Ne gjithe shqiprin o Mero ne kemi plazhet me te bukura edhe me te virgjera kete pagon ti dhe te tjeret si tya. Prandaj dhe cmimet jan keshtu. Po nuk do ketu edhe te mbusesh me pucra edhe bakteria shko ne sarande edhe ne Durres. Tani keta mjeshtrat qe vin me kombure mund te vijn edhe atje qe do jesh ti, svin vetem ne Himare

  26. Xhixhi says:

    O Mero , mor po ku je nip ti se mos dalim
    te njeri-jatrit.

  27. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Sa per kujtese, eshte kapitalizem Mero, jo komunizem. Kerkese-oferte. Perderisa ka njerez qe e blejne shishen 250ml te ujit 3 mije leke te vjetra pse mos ta shesi aq tregetari. Se mos ka hapur cezma publike shteti qe qytetari ta marri ujin direkt e nga burimi. Le qe c’llafos, aty ske ku ngul cadren e ska hapesire publike, etj etj gjera qe duhet te ishin publike. Peshku qelbet nga Koka Mero, jo nga bishti. Ndiq ku shkon llokma e lekut pasi del ne forme zarfi nga biznesi dhe do e gjesh problemin.

  28. Damiani says:

    Keshtu eshte kur te paret qe ikin atje per te gjujt jane Ben Ahmeti, Damiani, Gregu, cuni Meros, Rik Fullani koklopa, dhe femijet e Farinjve parelinjve……vend leshi…… me gjithe X6 e trafikanteve e te krimineleve qe na cane trapin. Ku behet ky vend me keto ordinere qe duken me km larg qe jane rrace e qelbur!! Njerez qe ikin me shit pordhe dhe kane mendjen vetem me be sherr.

    1. anti-shpellari says:

      Haarrove te permendesh femijet e niperit e mbesat e Berishes qe nga Tropoja kane dale pronere tokash ne Vlore e ne Sarande.Harrove te permendesh Bashen qe ndertoi vilen buze detit dhe mori $30 milione pasi hodhi ne gjyq shtetin qe ja prishi. Harrove te permendesh Noken nga Kukesi qe zaptoi nje pallat te tere ne Sarande se i kishte vellezerit dhe nusen belge te vellait te pastrehe.

  29. Asx says:

    E gjithe ekonomia leviz nga droga dhe jo puna. Cfare mund te pritet tjeter?

  30. I nderuari artikullshkrues,lexova me endje shkrimin tuaj. Konstatimet tuaja jane me vlere sepse turismi veç pushim dhe argetim eshte edhe kuriozitet dhe interesim. Por vlerat ambientale dhe historike te nje vendpushimi jane te perhereshme dhe jo sezonale, prandaj ju takon banoreve te atyre vendeve qe t’i nxjerrin ne evidence dhe pastaj turisti sipas nivelit te tij kulturor, tregohet kurioz apo indiferent. Persa i perket konstatimit tuaj se ne Vuno apo Dhermi ka me shume histori se ne Tiranen e vjeter( term qe e degjoj per here te pare) personalisht nuk jam ne nje mendje me ju. Kjo eshte nje histori e vjeter e perhapur nga te ardhurit masiv mbas luftes se dyte boterore,qe pretendonin se kishin sjelle kulturen ne Tirane vetem per faktin se hoqen qeleshet me antene dhe takijet, duke i zevendesuar me kasketa dhe kapele “Republike”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje