Nuk e kanë me këta që po ikin…

7 Korrik 2018, 20:16Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një agresion në rritje ndaj dy ambasadorëve më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, ambasadores së BE, Romana Vlahutin, dhe atij të SHBA, Donald Lu, në prag të largimit të tyre. Grupi agresiv është i njëjti. Janë të njëjtët njerëz, emra apo portale, që kanë qenë agresivë me ta qysh me fillimin e reformës në drejtësi. Është e njëjta llogjikë akuzash dhe e njëjta dorë që i shkruan. Sot Sali Berisha p.sh, kishte bërë një shkrim të gjatë anonim tek portali i djalit, ku i përmblidhte dhe një herë të gjitha akuzat që i ka përsëritur këto tre vjet.

Po pse kaq aggressive, ndërkohë që ata po largohen pasi u përfundoi mandati?

Sali Berisha ka qenë agresiv me gjithë ambasadorët e SHBA në Tiranë. Biles dhe me Rajersonin është ndarë keq, por jo publikisht. Me të tjerët i ka nxjerrë zinë. Mariza Linos i dogji flamurin amerikan para makinës, duke e zbuar nga selia e PD, me Limprehtin thuajse ndërpreu çdo komunikim dhe e sulmonte në mitigje si guvernator i paemëruar i Shqipërisë, me Xhefrin u mërzit se ai e detyroi t’i kërkonte ndjesë Nikola Gejxhit, me shpresë se do t’i përmirësonte kredencialet ne SHBA, por ai thjesht e pajtoi me Nanon. Me Uithersin u tërbua nga portretizimi brilant prej harvardiani që i kishte bërë familjes së tij mafioze në rastin e Gërdecit, lidhjeve kriminale të të birit, si dhe roli i bandave të Berishës në vjedhjen e votave me 2009. Me Arvizunë u tërbua që e kuptoi shpejt masakrën ndaj shtetit ligjor që Berisha bëri pas 21 janarit për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërsa me Donald Lu nuk i del shpirti sa të jetë gjallë, që i bëri peshqesh vendit reformën në drejtësi.

Pra Sali Berisha nuk e ka gjithë këtë vrer me këtë ambasador. E ka pasur me të gjithë. Por e veçanta  e sulmeve të tij të fundit ndaj zotit Lu dhe zonjës Vlahutin, vjen nga fakti që sa më shumë afrohet dita që ata do ikin dhe fizikisht, aq më agresiv po bëhet Berisha me të vetët, përfshi dhe LSI-në.

Kjo nuk ka të bëjë me Lu e Vlahutin. Ata ikin në punë të tyre dhe në shtator do ta tregojnë në barcaleta në kafetë  e mëngjesit, këtë fushatë.

Berisha me të vetët realisht po kërkojnë të kompleksojnë ambasadorët e rinj, t’u tregojnë atyre se çfarë i pret, nëse ata do të vazhdojnë rrugën e ambasadores Vlahutin dhe ambasadorit Lu. A thua se këta të dy kishin axhendë private në Shqipëri dhe qeveritë respective, pas kësaj po i lënë pa punë. Ata në fakt po vazhdojnë karrierën e tyre profesionale të vlerësuar nga qeveritë e tyre.

E gjithë bëhet që të mbajnë njerëzit me shpresë dhe këtë verë, që ambasadorët e rinj do ndryshojnë situatën dhe pastaj, nëse ata nuk e ndryshojnë, do fillojë avazi.

Ndaj dhe sulmet e pacipa të ditëve të fundit nuk kanë më lidhje me këta që po ikin, por me ata që po vijnë. Vetëm se ata  që vijnë, më shumë se sa  tremben, egërsohen nga banalitete të tilla. Qoftë dhe për faktin se i bëjmë të mendojnë një sekondë, se çfarë njerëzish banalë i presin në Tiranë.

11 komente në “Nuk e kanë me këta që po ikin…”

  1. drino says:

    Kjo eshte logjike sepse komunisti Sali eshte vazhdus i rregjimit komunist ku Ameriken e quante IMPERJALISTE, por perseri Amerika eshte treguar e bute ndaj keti krimineli.

  2. Edhe kur fitoj Trump keta antishqiptar turkoshak u gezuan se do ta shtypte edi ramen si morr dhe do vininin ne pushtet shpellaret brekgrisur qe jane ber milioner duke vjedhur pasurite tona.
    Edhe sot kan shpres se keta do vijne me mision per te rrezuar qeverin legjitime.
    Dhe kur ta shikojne qe ata do ndjekin te njejte vije sidomos per sypeshkaqenet,do fillijne te thone se i bleu rama me paret e droges…..

    1. LAVDI MARKSIZEM-LENINIZMIT, ME PARTINE DEMOKRATIKE DH NE KRYE SHOKUN, UDHJEFSHIN E MADH, KRYEMUTSIHANEN SALI R. BERISHA.

  3. marku says:

    Ne fakt eshte thjesht tregues i burracakllekut qe i karakterizon.Vrapojne ti heqin patkonjte kalit te ngordhur,sic bene me Enverin.Dhe nuk eshte se nuk i kane pare hajrin! Perkundrazi!Por gabojne me Lu-ne.Ambasadori Lu nuk largohet nga shqiptaret,do te ngelet ne mendjen e shqiptareve si njeriu qe luftoi aq shume per drejtesi e qe i tha shqip ato qe u duhen shqiptareve.Nje Lu tjeter do ta zevendesoje dhe burracaket do vazhdojne proceduren e zakonshme te lepirje-peshtyrjes derisa te marrin ate qe meritojne.

  4. nik dora says:

    Më në fund, ikët. Do të vijnë të tjerë si ju dhe do të sillen si u sollet ju dhe si ne e meritonim. Se ju nuk takuat këtu politikanë me integritet dhe dinjitet. Ju njohët vetëm servilë dhe laro. Me këta, identifikuat gjithë shqiptarët. Nuk takuat asnjë që tu thoshte se nuk ishte dakord me ju.

  5. Koli says:

    Je njishi sikur mos ta kuptonte gruaja cfare kari je.

  6. Xhevo Myzeqari. says:

    Nji analize e sakt dhe eqart sic di dhe ben vazhdimisht Mero.Ne po presim. Uji eshte turbulluar.Peshqit jane ende thelle.Kur te zbardhin barkun do shohim cudira dhe gallat.

  7. Titi says:

    Ti e ke she share Mariza Linon me shume se Sale qeni ooo Mero,ne kohet kur i lepije bythen malokut,apo harrove.

  8. Pedro i ri says:

    Lu dhe Vllahutin vetem sa pregatiten terrenin per ate qe do te ndodhe ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje