Nga Mero Baze
Presidenti Ilir Meta është nën presionin formal të opozitës për të mos u bërë palë me qeverinë, në dekretimin e ligjit të posaçëm për ndërtimin e Teatrit të ri në Tiranë. Presioni nuk vlen aq për të shpëtuar Teatrin nga ligji i ri, se sa për të shpëtuar opozitën nga konflikti i huazuar i Teatrit.
Ligji, edhe nëse refuzohet të dekretohet nga presidenti, kalon sërisht nga Kuvendi, dhe nuk përbën problem, përveç vonesës në kohë. Por qëndrimi i Ilir Metës ka rëndësi politike për opozitën, pasi ai ka në dorë ta mbajë të bashkuar opozitën, ose jo.
Ilir Meta është në një farë mënyre nën presion të mos e dekretojë ligjin, pasi ky është i vetmi vendim që e mban opozitën e bashkuar. Një firmë e tij mbi ligjin, edhe pse nuk ka rëndësi proceduriale për qeverinë, është në fakt një firmë për shpërbërjen e opozitës dhe futjen e saj në një krizë qëndrimesh.
Edhe pse ne jemi mësuar që ai të kritikohet ashpër dhe nga zonja Kryemadhi, përsëri nuk jemi mësuar ta marrim seriozisht këtë sherr familjar në emër të opozitës. E vërteta është se ai ka në dorë më shumë se sa të ardhmen e Teatrit, të ardhmen e opozitës, dhe duhet të veprojë si njeri politik. Ndaj shumica duhet të përgatitet për një votë kundër, jo se ka ndonjë hall me Teatrin, apo me Fushën, por me malin e problemeve që i hapen opozitës nga një votë pro ligjit.
Nga ana tjetër, opozita nuk duhet ta marrë me shumë entuziasëm një votë pro tyre nga presidenti, por duhet t’i jetë mirënjohës vendimit të tij, për të mos i bërë qesharakë në pikë të vapës.
Debati për Teatrin u bë në orët e fundit kauzë e opozitës, pasi ajo hoqi dorë nga axhenda e madhe që kishte disa muaj më parë, axhendë që kishte të bënte me Komisionin “Tahiri”, e pastaj me çështjen “Xhafaj- Babale”. Të dyja çështjet tani janë të harruara dhe opozita jonë si zakonisht ushqehet me copat e mishit që i hedhin, dhe jo me ato që kërkon vetë.
Në këtë rast, ajo u mori kauzën aktorëve kur ata e lëshuan. Aktorët nisën një aksion bazuar tek përpjekja e tyre për të vendosur një raport të pranueshëm mes të kaluarës historike të Teatrit dhe të ardhmes fizike të tij, betejë e cila në fund anoi nga vendimi për ndërtimin e një Teatri të ri, i cili kundërshtohet vetëm nga një pjesë e seksionit të PD-së brenda Teatrit.
Duke e marrë këtë kauzë PD, ka lehtësuar ndjeshëm raportin e shumicës me aktorët dhe me opinionin publik, pasi tani mbetet vetëm beteja politike. Aftësia e Ramës në këtë pike, ishte se shmangu përballjen me komunitetin e artistëve dhe nxori në skenë PD-në. Është mënyra klasike e tij, se si e tërheq kundërshtarin në fushën e vet, dhe pastaj bën ç’të dojë me të.
Kështu që tani nuk kemi më një opozitë që mbron Teatrin, por një kauzë Teatri, e cila ka rëndësi për mbrojtjen e opozitës së bashkuar. Tani çështja nuk është më a do ta mbrojë opozita Teatrin, por a do ta shpëtojë Teatri çarjen e opozitës. Dhe mendoj se do ta shpëtojë. Ilir Meta do jetë me ta.
Shume e sakte. Analize perfekte.
Ilir Meta do të jetë me opozitēn, deri sa vetingu do ti ndajë.
RROFTË BABALJA, se opozita VDUQ !!?
Teatri i opozites per teatrin hahaha.
Neqoftese Meta do te degjoje pordhet e asaj qe ka ne dyshek,atehere ai do te diskreditohet publikisht dhe ajo qe i mbetet eshte vetem doreheqja.
Citta senza testa – Celentano
Mi ricordo che un giorno… in mezzo a noi
venne un tipo…
che ogni cosa pensava giusto
e la fonte della vita, era in lui
disse una frase… mi rimase impressa:
“Alzati …e cammina!…
Quella frase la disse a uno studente
che a furia di studiare con una parte sola della mente,
la parte dove non batte il cuore,
divento cieco e paralitico come questa generazione.
E al suono di quella frase… egli si alzo
e vide che la tradizione culturale depositata nei monumenti
stava per essere distrutta dai governi e dai politici
per creare citta senza testa, che non camminano…
e vedendo cio che ha caduto, si mise a piangere:
I figli non riconoscevano piu i loro genitori…
non sapevano piu chi erano e da dove venivano…
Le ruspe avevano abbattuto il Colosseo
e al suo posto c’era ora un grande palazzo di vetro,
e il mondo non era piu diviso in nazioni ma in palazzi…
palazzi numerati senza un nome che non camminano
palazzi numerati senza un nome che non camminano
E l’Italia non aveva piu neanche il numero…
e qualcuno adesso dice, che forse l’Italia non era mai esistita…
ti o koqe qe na ke sjell nje carcaf ne italisht(me sa duket nuk di shqip ose do te dukesh)mos na krahaso coloseumin me ate kasolle qe u ndertua nga italianet per te kaluar kohen dhe po te mos kishin ikur italianet ai do ishte shembur me kohe po nga vete ata.
dhe po te mendonin te gjithe si ju shpellaret ne do ishim ne epoken e gurit dhe nuk do kishim as qytete e as zhvillim.
po te mendonin si shpellaret edhe saliu do jetonte tek kulla e tij i ngujuar ne vicidol duke kullotur dhite,fshatrat do ishin ato te merhumit zogj me kashte ,pa oxhake,me parmend(qe ju po na e ktheni perseri) ku terhiqej nga njerzit…….
po ne saj te njerezve me vizion e te guximshem kemi sot kete zhvillim kudo ne bote ku mund te udhetosh nga nje cep i botes tek tjetri dhe te shikosh qe nga e kaluara e derit tek xhamlliqet………..
veri buldozerin Tiranes qe nga pjes ku eshte hotel tiran e deri tek ish vollga e agjensia e udhetareve te dikureshme se kane ngel si germadha ne mes te kryeqytetit per turpin e botes.
mos oyetni per mendimin e shpellareve se i pame kioskat e ketyre qe na shurruan gjithe qytetet.
bathoristet mire qe pushtuan tokat por duan te bejne edhe ligjin e kasolleve me qerpic te Tiranes
Per ke shkruan ti @Celentano… , se ,shqiptaret kane gjuhen e tyre ?!
Heqje vemendje eshte teatri
Vetem nje pjese e vogel e aktoreve anoi nga Teatri i ri,por banditet e “rilindjes” dhe megafonet e tyre,e hiperbolizuan.
Tre here me shume,kan qene kundra prishjes.Pastaj,aktoret nuk e leshuan kauzen e tyre,peversi Erion Veliaj e paraqiti
si te tille.Perderisa Erion Makiaveli,nuk ka noterizuar asnje marrveshje me aktoret,dhe nuk ka firmosur asnje dokument
ne lidhje me prishjen e Teatrit;-si mund te flasesh per ndonje dakordesi?E gjitha kjo tregon,se ishte nje loje e ndyre,se
shembja Teatrit ishte e parapergatitur,pa marre parasysh se kush do te ishte qendrimi aktoreve,qe ishin karta ne dore
te aktoreve te vertete,te hajduteve rama-veliaj.
Me vjen shume keq qe gazeta “Tema”, po degjeneron nga dita ne dite. O zoti M. Baze, ti e di shume mire qe prishja e teatrit eshte nje krim ndaj kultures, trashegimise dhe historise te kombit. Do tju zere mallkimi i popullit
Zoti e shfaqi zemerimin me termete.
Ik o mero se dhe ti u fundose me kta monstra. Si ka mundsi qe sta vret syrin qe turret shteti e parlamenti te vjedhe nje cope toke me ligj maliqi.
E ta beje shesh ndertimi. Keq me vjen qe tema u be letyre e ketyre monstrave te rilindjes .
Shkrim qe kerkon qe qytetaret tan te ndegjegjsoen se opozita e ka jetike te gjej kauza shpesh ne form dhe permbajtje tedyshimta per te mbajtur elektoratin e saj te karikuar
Z. Mero Baze kam nje pyetje publike (natyrisht nqs e publikon mesazhin)
Me gjithe keta shkrime qe keni bere per te denigruar opoziten a keni ju diçka ti thoni lexuesit tuaj per qeverine dhe kryesisht kryeministrin ?
Dhe pikerisht per njoftimin e sotem te bere nga PD-ja
Si gazatar me pervoje qe jeni e keni per “detyrim “ nje shkrim qe te sqaroni publikun se si qendron e verteta
Ju falemnderit