Një shoqëri që trimëron hajdutët!

10 Korrik 2018, 19:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk dua t’i bashkohem zhurmës dhe habisë për të shkuarën e një gjyqtari, apo disa aktorëve, por natyrisht dëmit që ka bërë guximi që ka kultivuar shoqëria jonë, për njerëzit e inkriminuar. Ajo që i ka ndodhur gjyqtarit Thanza, nëse besojmë versionin e tij, është diçka që u ka ndodhur shumë shqiptarëve të tjerë të rëndomtë. Edhe ata kanë vjedhur dhe janë kapur. Kanë bërë dhe dënimin dhe kanë parë punën e tyre. Edhe ajo që u ka ndodhur dy kineastëve që kanë abuzuar me fondet publike nuk është ndonjë ngjarje e rrallë. Shumica e zyrtarëve tanë tentojnë t’i vjedhin paratë publike dhe shpesh ja dalin me sukses.

Shoqëria jonë nuk ka qenë dhe nuk është ende një shoqëri që e refuzon korrupsionin. Përkundrazi, disa figura mitike të shoqërisë, bile dhe historike, janë thjeshtë hajdutë të famshëm dhe të adhuruar si të tillë

Pikërisht se është kështu, ne kemi sot këto lajme.

Gjyqtari Thanza mund ta kishte mbyllur jetën si një shqiptar i zakonshëm, nga ata që tentojnë të vjedhin, kapen e ikin, shikojnë punën e tyre. Por ne i kemi krijuar mundësinë që ai të guxojë. Ai ka parë se të tjerë që kanë vjedhur, kanë ecur në politikë, në gjyqësor, në karrierë, si nëpunsa, kanë ecur si hajdutë të dënuar në shoqëri civile, në poste publike dhe pastaj rehabilitohen duke dalë para Teatrit për të na bërë budallenj.

Ai thjesht ka bërë si ata dhe jo si shqiptarët e zakonshëm që shikojnë hallin e tyre.

Por detaji më i rëndësishëm në karrierën e Thanzës është reforma në drejtësi. Ajo e kishte parashikuar këtë tip gjyqtari dhe bëri amnisti për ta. U tha të gjithëve që kushdo që e ndjen veten të pasigurtë, mund të japë dorëheqje dhe nuk do të ketë veting për ta. Dukej e padrejtë, por ishte amnisti e thellë për këdo që donte ta kuptonte, se po përfundonte së paku në drejtësi, epoka e njerëzve me probleme.

Lajmi real nuk është zbulimi i dosjes së Thanzës në Itali, por fakti se sa pak e kanë besuar reformën në drejtësi, gjyqtarët tanë.

Vetëm dhjetë prej tyre dhanë dorëheqje brenda afatit, kurse të tjerët kanë guxuar të vazhdojnë. Thanza ishte një prej tyre. Ai as që e ka besuar fare reformën dhe gjithnjë ka menduar se ka një mënyrë, se si t’i ikësh përgjegjësisë për të shkuarën.

Ky është sondazhi më real që mund t’i bëjmë reformës në këto momente dhe besimit që ka ngjallur ajo. Së paku gjyqtarët nuk e kanë besuar.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për tipa të shoqërisë civile, që japin leksione për abuzime para Tetarit, që sa herë kanë pas shans të vjedhin edhe si qytetarë, edhe si zyrtarë, kanë bërë namin. Edhe dy kineastët që janë dënuar për përvetësim fondesh nga gjykata jonë. Tani gjithë ata që po i përdorin politikisht, po përpiqen t’i mbrojnë si njerëz që po linçohen, por në fakt ky linçimi real i tyre është pikërishtë përdorimi që po u bëhet nga ata që i mbrojnë. Kjo është një shenjë që opozita po përdor njerëz që kanë probleme me të shkuarën e tyre dhe janë të detyruar t’i rrijnë besnik një kauze politike, pasi ajo mund t’i amnistojë si heronj. Dhe në historinë tone, kemi plot hajdutë që janë bërë heronj për shkak të kontributeve politike. Ka mes tyre dhe ish- komunistë, apo partizanë, që nga vrasës filluan të quhen atentatorë, dhe po ashtu “demokratë” të orëve të para, hajdutë xhepash. Këta janë pjesë e kësaj tradite dhe nuk është se kanë faj për çfarë ndodh me ta. Problemi është se kur del në betejë dhe kërkon të sulmosh e të bësh pis me çdo mjet kundërshtarin, duhet të jesh njeri i lirë. Dhe nëse ka njerëz që fëlliqin kauzën e opozitës, nëse ajo ekziston, janë tipa të tillë, pasi ata thjesht duken si njerëz që nuk kanë zgjidhje tjetër, apo të ardhme tjetër, veçse përdorimit politik. Dhe të mendosh që kauza kryesore e tyre tashmë nuk është më Teatri, por lufta kundër korrupsionit, situata bëhet edhe më banale.

Por e përbashkëta e gjithë kësaj histerie, është se njerëzit e inkriminuar besojnë më pak tek drejtësia, se njerëzit e lire, dhe janë më të guximshëm se ata.

Natyrisht askush nuk ka pse ndëshkohet gjithë jetën për të shkuarën e tij, për një vjedhje apo abuzim, por askush nuk ka të drejtë të shembë besimin për një drejtësi më të mire, duke sfiduar si hajdutë me përvojë. Thanza më trishton më shumë si njeri që ka guxuar të kalojë Vettingun, kur e ka ditur se çfarë ka bërë, se sa me atë që ka bërë. Njësoj si këta aktorët, apo tipa që janë vetëcaktuar shoqëri civile, që flasin për mundësinë e vjedhjes së parave publike, si ekspertë të kësaj fushe, për shkak të përvojës së tyre si hajdutë. Me prova gjykate.

Një shoqëri që tenton t’i justifikojë ata, për shkak të nevojës që ka për t’i përdorur politikisht sot, është një shoqëri frikacake, që shpreson se guximi do t’i vijë nga ata që nuk kanë çfarë humbasin.

14 komente në “Një shoqëri që trimëron hajdutët!”

  1. GB says:

    Ajo qe I ka ndodhur Thanzes eshte gje e zakonshme ne Shqiperi. Vet sistemi I ndertuar nga Berisha e degjeneroi popullin. Vet Berisha nga komunist i thekur u kthye ne demokrat te flaket. Qe te mos zgjatem dua te them qe sistemi u ndertua gabim qe ne fillim dhe keto jane kusuret qe duhet ti heqim nga e para per te ndertuar shoqerine e vertete te meritokracise. Zor se do arrijme! Kete e mbeshtese jo vetem ne te shkuaren. Shiko Thanzen. mendon plotesisht gabim dhe deri sot ai ben zgjedhje te gabuar per te arthmen e tij. E zeme se ai vertet mbrojti nipin. Ai nuk duhet te qaje per kete por me krenari ti kish thene komisionit se une vertet e bera per te mbrojtur familjen, por une jap doreheqjen se nuk plotesoj kushtet. Ai nuk e beri kete sepse mendon qe vetingu eshte shaka. Prandaj shkrimi eshte shume me vend e domethenes por vetem sa zbulon petet lakrorit. Degjenerimi moral ne Shqiperi eshte i madh, aq i madh sa une kam frike se do e haje Shqipen.

  2. elton says:

    Eshte nje histori e vertet edhe pse duket si barcalete dhe per Thanzen eshte fiks….Nje person po gjykohej dhe ne seance e pyet gjyqtari..a je denuar me pare pyet te pandehurin,po cte them zoti gjykates nje here kur isha ne itali,per nje gje banale….Ore ne itali jemi denuar te gjithe,por e kisha fjalen per ne shqiperi e je denuar…hahaha…dhe keshtu tha eshte i gjith sistemi jone ne cdo pozicion te administrates,etj etj..
    Editorial mesatar dua te them…haha..Ke ber edhe me mire kur ke qen edhe ti me i lire..haha..

  3. Lani says:

    Hajdutlleku rri thelle ne shpirtin e shqiptareve dhe popujve te tjere te ngjashem qe njohin vetem dhine si burim jetese.

  4. Ikir says:

    Bravo,zoti Baze!
    E ke bere Zerin e Popullit qe boton ,gazeten me te lexuar.

  5. shqip says:

    Grerezat
    Si fole me grereza eshte kthyer Shqupi,
    nga Sali sadisti , te Lulzim hajduti .
    E ngriten sistemin , duke sjelke plepore ,
    hajdute ordinere , u bene prokurore .
    Me diploma false , pa shkuar ne shkolle ,
    i beri Saliu , ministra , drejtore .
    Dhe u kthye vendi , si nje han pa porta ,
    te tille babezi se kish pare bota .
    Nuk ke nga e ze Shqiperine e shkrete ,
    mbushur me perverse qe s’te lene te qete.
    Gjyqtare , police , doktore , avokate ,
    ne gare me kohen , kush mundet te çvate . Nuk behet Shqiperia me njerez barbare ,
    kriminele , hajdute , qe behen gjyqtare .
    Qe ky vend te behet , duhet “prishur ” Shqupi ,
    ku merr jete krimi , zot behet harbuti .
    Ne ka vertete vullnet per te bere drejtesi ,
    filloni me Lulin e shefin e tij .
    Gjyqtare , prokurore , jane vetem cironka , peshqit e medhenj ne Shqup i bejne qokat .

  6. REZI says:

    Plotësisht e drejtë, kjo ishte pyetja që i bëra vehtes: po ky që paska patur gjithë këto gjëra pse s’dha dorëheqjen? Përgjigjen e gjen tek këto që shkruhen në artikull, kaq naivë janë sa mendojnë se nuk do ndëshkohen? Akoma nuk besojnë se reforma e ka seriozisht? Njerëzit mendojnë se po ecën ngadalë zbatimi i reformës, por në fakt janë të gjithë këta gjyqtarë të korruptuar që për t’i bindur se nuk mund të vazhdojnë si këto 30 vjet, duhet të kalojnë vetingun, duhet t’u vërtetohen c’kanë bërë. Se pastaj shkojnë në Strazburg e shteti duhet të paguajë hajdutllëkun. Faleminderit Tema.

  7. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Hmmm, dmth meqe keta paskan abuzuar me 80 mije dollare mund t’ja lejojme KM tone te abuzoje me 200 milione euro. I like this. Dmth meqe ne shqiperi eshte veshtire te gjesh nje qe se ka ngjyer gishtin (perfshire dhe Meron) mund t’ja lejojme pushtetareve te ngjyejn krahun. Goxha argumentim, as shoku Enver s’do e kishte thene me bukur, partia ta ve njollen, partia ta heq, ne varesi te sjelljes tende ndaj partise dhe shokut KM. Po mire mo Mero, ja e gjetem nje njeri te ndershem qe te marri kauzen ne dore, po prape midis atyre qe do i shkojne nga mbrapa dhe do e mbeshtesin do kete edhe ish te denuar per vepra penale nga me te ndryshmet, ca te bejme, ti perzeme e mos ti pranojme ne kauze se jane denuar? Po edhe ne mitingjet e PS dhe te shakatorit Rama gjate fushates se zgjedhjeve ka pasur me mijera te denuar per vepra te ndryshme e po ashtu mijera te denuar e kane votuar per te ardhur ne pushtet, ca te themi, qe Rama ka ardhur ne pushtet me votat e atyre qe kane vendime denimi nga gjykatat dhe pushteti i tij eshte pushtet i inkriminuar? Dakort qe atyre qe jane denuar me vendim gjykate mos t’ju japim poste te larta publike, po edhe te drejten e fjales doni t’ua hiqni tani (Shoqeria Civile nuk eshte post publik by the way)?! He, na ilumino pak. Me eshte mbushur mendja qe ate punen e opozitarizmit kunder Berishes e kishe thjesht se te la pa gje dhe more ne dore kauzen e te penduarit e te atij qe luftonte padrejtesite thjesht per te sjelle ne pushtet ate qe te premtoi llokmen dhe te siguroi te ardhmen tende personale. Je thjesht nje konformist, oportunist qe i thur hosana te ashtuquajturit “antikonformist” me shale te gjata, i cili e tregoi antikonformizmin e tij qe kur beri aleance me LSI dhe te fortet e krimit per te ardhur ne pushtet, c’ka nuk tregon antikonformizem por konformizem dhe oportunizem kriminal pasi per hir te pushtetit e mbushi parlamentin me lloj lloj kaubojsish me dhe pa pisqolle, krijoi klientelizem politik dhe ekonomik. Te gjithe e kishe thjesht per interes personal te kamufluar me gjoja mbrojtjen e liris, demokracis, antikorrupsionit etj gazra me rigon me te cilat pasi i botoje ne mengjes ne gazete fshije menderen ne darke. Thjesht nje ushunjez me teper per te pire nga gjaku dhe djersa e atyre njerezve qe ju besojne verberisht duke besuar fasaden tende propagandistike sebashku me ate te gebelsit shqiptar Herr Fuges. Tashme shikoj qe hunda jote qe e nuhat qe larg pushtetarin e rradhes se cilit duhet ti lepihesh e ka nuhatur se kujt duhet ti lepihesh, eshte AY qe mbjell peme dhe qe dasmen ia ben mamaja mu ne maje te kalase. Po javash javash, per momentin po pret diten kur shalegjatit do ti bien pendet.

    1. ta says:

      po mire rames ja numerove qindarkat po sales pse nuk ja numeron,po sales duhen vite qe t’ja numerosh.

  8. marku says:

    Nuk i trimeron,i ben presidente! Ne shoqerine tone te vjen turp te mos vjedhesh,skuqesh po tu thuash se ke parime e moral dhe u dukesh i cmendur nese je i ndershem!

  9. llaman says:

    Sakte Mero! Ndonse e kishte mundesine per te mos u perballur me denimimin e dikurshem (dhe per te mbrojtur nderin e familjes se vet), ky gjykates beri te kunderten, nuk e shkoi ndermend te jape doreheqjen (megjithe hijen e dikureshme qe ndiqte nga pas) sepse nuk besonte qe vetingu do vazhdonte. Ky eshte lajmi ne kete artikull. Dhe tani turperoi familjen e vet pa mundur te binde opinionin per pafajesine e tij. Dhe tani duhet ta meshirojme sepse morri persiper nje faj te pakryer, por qe letrat thone se e ka kryer. Ai si gjykates si ka gjykuar ne baze te provave dokumentare apo ne vaze te ligjiratave patetike te te pandehurve ?

  10. Jevi says:

    Nuk mund te qendroj per gjykimin e ceshtjeve nje gjyqtar qe ka vjedhur.C’far ka bere me shume nje tjeter i koruptuar qe eshte larguar nga puna? Ky gjyqtar eshte treguar shume i djallezuar por,shume mendje lehte.

  11. ÇAKMAKU says:

    Me vjen keq,por nuk me bere te kem ate ndjesine kur lexoj shkrimet e tua z.Mero.
    Ne kete situate qe jetojme,nje gazetar dhe sidomos gazetar i kalibrit Mero Baze,nuk merret me hajdut xhepash apo partizane,por merret me keta qe na vjedhin me kullaro.
    Tek kullarua qendron e gjitha,sistemi,gjyqesori,shteti.

  12. Kellira says:

    Po ju te mediave qe keni 6 muaj qe beni cirk per te kustifikuar vjedhjen e prones publike me “Teatrin” kush ia u jep te drejten morale per te vene gisht mbi vjedhesit?! Ju jeni bashkepunetore ne vjedhje. Por i nje klasi tjeter. Nuk paguheni me meditje por me ndonje leje milioneshe…
    Mero vazhdon te vjelle lugen e Rames. Barazon gjykatesin me nje regjizor te lodhur. Pse nuk e barazove edhe me ndonje pjekea misrash se nuk beaoj t’i kete blere mosrat qe te justifikoje edhe Lali Erin? Me nje gur 2 zogj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje