“Mos negocio me BE-në, hidhi në gjyq”: May zbulon sugjerimet e Trump-it gjatë takimit kokë më kokë

15 Korrik 2018, 13:34Bota TEMA

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka zbuluar një këshillë të presidentit Trump, që ajo nuk zgjodhi ta ndiqte. Sipas saj, shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë të mos hyjë në negociata me Bashkimin Europian, madje ta hedhë ne gjyq BE-në si pjesë e strategjisë Brexit.

“Ai më tha se duhet të padis BE-në. Pikërisht të padis BE-në. jot ë shkoj në negociata, por t’i padis”, tha ajo gjatë një interviste me Andreë Marr në BBC.

Me një buzëqeshje të zymtë, May tha se ka zgjedhur të mos e ndjekë këshillën e Trump-it. “Në të vërtetë, jo. Ne jemi duke shkuar në negociata, por interesante është ajo që presidenti tha në konferencën për shtyp ‘Mos u largoni’”, zbuloi May, e cila theksoi se qëndrimi i saj mbetet negociimi I një marrëveshjeje sa më të mirë për Britaninë.

Pas takimit në Britani me Theresa May, Trump tha në një konferencë shtypi se do të bënte gjithçka duhet për të nënshkruar një marrëveshje me Britaninë e Madhe. Gjatë konferencës së të premtes, Trump iu referuar vazhdimisht këshillave që i kishte dhënë kryeministres britanike në lidhje me negocimin me BE-në për Brexit.

“Unë i dhashë një sugjerim, por asaj iu duk shumë brutal”, tha Trump. (TemA TV)

1 komente në ““Mos negocio me BE-në, hidhi në gjyq”: May zbulon sugjerimet e Trump-it gjatë takimit kokë më kokë”

  1. Kuq e zi says:

    Ne fakt skemi te bejme me aleancat e luftes se dyte
    Por jemi kthyer ne ata te luftes se pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje